Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

11 Mars 2026, 09:45Politika TEMA
Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e kësaj të mërkure.

Mbledhja po zhvillohet në selinë rozë.

Kjo mbledhje vjen dy ditë pas prezantimit të raportit të mazhorancës, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Rama tha se socialistët nuk do të japin arrest pa gjyq, dhe se do të jetë procesi gjyqësor që do të flasë për pafajësinë e Belinda Ballukut.

Kreu i qeverisë theksoi se gjyqet publike si në kohën e gjyshit të saj, i përkasin të shkuarës.

Rama e cilësoi të dobët dosjen e SPAK, ndërsa deklaroi se socialistët nuk do lejojnë futjen në burg pa prova të ministres më punëtore të kabineteve të tij, dhe drejtueses së suksesshme të qarqeve Dibër dhe Fier.

2 Komente

  1. M
    Mondi

    Bravo..Je burre shteti e nuk ke frike nga keta qelbesirat qe duan ti imponohen kuvendit..Bravo

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edi Rama, aman na beni drejtesi te vertete

      Bravo Rama, vazhdo ne kete rruge. Beji te qerte edhe BE se drejtesia e vertete eshte qellimi i shqiptareve para BE se Merz legenit qe nuk i do shqiptaret. E ardhmja eshte me popullin tone, sa te jemi ngjitur pas Amerikes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje