"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE" - Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para të tjerëve

12 Maj 2025, 21:30Politika TEMA
"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE" -

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar edhe një herë se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Duke folur për mediat e huaja, Costa theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen të parat.

"Institucionet evropiane shpesh e kanë treguar vitin 2030 si datën e synuar për pranimet e para në BE, veçanërisht ato të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Megjithatë, Brukseli tani flet vetëm për Shqipërinë dhe Malin e Zi.", tha Costa.

Ai siguroi vendet e rajonit se kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët paqeje dhe stabiliteti. Costa bëri këtë deklaratë përmes një postimi në 'X", vetëm dy ditë para se të zhvillojë një vizitë në rajon, teksa shkruan se kjo është hera e parë që viziton partnerët e Ballkanit Perëndimor. 

"Këtë javë është hera ime e parë që vizitoj të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, si President i Këshillit Evropian. E ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. Është mënyra më e mirë për të kthyer faqen e së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti.", shkruan presidenti i KiE.

Vlen të theksohet se Antonio Costa do të vizitojë Shqipërinë në datat 15 dhe 16 maj, ndërsa më 14 maj do të jetë në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Tirana mikpret më 16 maj Samitin Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

5 Komente

  1. R
    RROFTE SHQIPERIA !

    FORCA. PS !!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genci

      Xhelozoni pak Koqevare. Na shkruani cik si Koqeva eshte Zvicer, Shqiperia Zimbabwe, si Kosova cliroj shqiperine, si Shqiperia mbijeton per shkak te kosoves. Keto gjera i thone njeri tjetrit Koqevaret.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec

        ...Rama tall bithen me shqiptaret, Costa tall bithen me Ramen...lol

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Po kete evgjitin nga e kemi, rab bythe qire qe takon bytheqirin Ed.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ??

            Sa idiotë jeni more PD-sta (jo të gjithë) njerëz të trashë dhe cinikë dmth dhe budalla dhe u duket vetja e zgjuar!! Fstkeqësi për vendin që opozita ëeshte kapur nga kasta juaj trashanike …

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje