Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

12 Maj 2025, 20:12Politika TEMA

Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë

Nga Ylli Pata

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historic të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i njohu, por edhe bojkotoi institucionet apo edhe nisi stina e përlasjes civile. Këtë herë, çuditërisht, Sali Berisha po sillet mirë, po flet me me qetësi duke folur për pritje të vertifikimit, mbylljes së procesit etj etj. Po pse Berisha po silet kaq qetë, dhe nuk po rikthen retorikën e egër e të dhunshme?

Për isa arsye: e para sepse është frustruar nga parathënia e Edi Ramës në “novelën” e re të zgjedhjeve të 11 majit, e siç dihet, kur kur kundërshtari thotë një gjë, ai që është përballë kërkon në rrugë të ndryshme, e madje të kundërt.

Arsyeja e dytë është se Sali Berisha i ka provuar dhe konsumuar rrugët dhe qëndrimet radikale ndër vite sa është bërë bajat. Arsyeja e tretë, nuk i ka më kushtet për ta bërë këtë, ngaqë është i pandehur nga SPAK dhe më 19 maj vendoset për të hapur procesin e dosjes Partizani.

Dhe kjo ndodh në një kohë kur ai ka paguar me firmën e Flamur Nokës 6 milionë dollarë për ta zbutur apo qetësuar statusin e tij të sanksionuar nga qeveria amerikane.

Pasi, sot është fiks koha kur nga një disfatë e tillë, të fuishmit t’i japin të shtyrën e fortë për ta rrrëzuar në greminë. Doktori po mundohet me të gjitha mënyrat për ta shmangur greminën, duke qëndruar sa më larg rrugëve të rrezikshëm. Ndaj pozicionet ekstreme ja ka lënë të tjerëve…

TemA

5 Komente

  1. ?
    ?

    Akoma nuk ka dhene doreheqjen ky kerma!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kadavra e dobishme

      Ka vetëm një arsye pse po sillet mirë. Sepse është peng. Bën dy herë në muaj rreshtore para SPAKut dhe do bëj për 4 vjet më shumë se parlament, rreshtore nëpër gjyqe. Edhe rroli i pengut që i kanë dhënë për një opozitë formale pa interesa pushteti, në greminën ku ndodhet, ndërkohe që nuk la mut greku dhe virjoqimarjoti pa hangur, është një mundësi e madhe për Sali Berishën. Në fund të fundit gjithmonë ka ndërruar lëkurën, gjithmonë ka tradhëtuar, gjithmonë ka ndërruar sahan dhe konak. Si Luli dje , një idiot i dobishëm është edhe Saliu sot, një kadavër e dobishme.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Malshova

        Sali Berisha nuk merr guximin te beje Revolucjon ,sepse ai nuk eshte budalla i mendon te gjitha te keqijat se cmund ti ndodhi ne mes te revolucjonit Te gjithe ata deputetet te tij qe kane marrur mandatet e11 mait plus perkrahesit e tij do ta kthejne te ashtuquajturin revolucjon kunder tij duke filluar nga Flamuri,gazi e Paloka

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlora 97

          O ylli shifi per gabime shkrimet Se na i shpife Ben sh gabime drejtshkrimore o robo

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            Të shkojë të futet posht fustanit të Lirisë e të fshihet,sepse nuk ka surrat të dalë para demokratëve të thjesht.Nqse ka pak sedër duhet të jap dorëheqjen e mos të merret më me politikë,sepse PD ka humbur zgjedhjet këto 12 vjet për shkak të urrejtjes që kanë shqiptarët për të.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje