“E bombarduan dhe e përbaltën” - Rama: Agjencia për Media dhe Informim vlerësohet pozitivisht nga raporti i SIGMA-OECD

30 Prill 2026, 12:41Politika TEMA
“E bombarduan dhe e përbaltën” - Rama: Agjencia për

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në platformën X për raportin e SIGMA/ OECD lidhur me koordinimin e komunikimit qeveritar.

Rama shprehet se Agjencia për Media dhe Informim është vlerësuar pozitivisht nga raporti i SIGMA-OECD.

"Deri dje e bombarduan dhe përbaltën nga të katër anët, ca nga brenda e ca nga jashtë, duke vënë kujën e duke harxhuar bojë kot, për raportet e tyre të pavarura jo vetëm nga qeveria, po edhe nga faktet… Por ja që e vërteta qenkesh ndryshe, shumë ndryshe, sepse kjo Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë, e pagëzuar në lindjen e saj me bombat e me baltën e pushtetit të katërt, luaka një rol krejt tjetër, e na qenka në shërbim cilësor të mediave dhe të publikut natyrisht.

Dhe këtë nuk po e them më unë. Nuk e thotë as qeveria e një vendi që targetohet rëndom dhe jo rrallë fare kuturu, për lirinë e shtypit. Këtë e thotë raporti i SIGMA-OECD, një ndër ato burime institucionale ndërkombëtare, reputacioni i fortë i të cilave është krijuar mbi respektin për faktet, jo mbi perceptimet, mbi analiza profesionale, jo mbi paragjykime arbitrare, mbi vlerësime objektive të të vërtetave, jo mbi amplifikime subjektive të gjysmë të vërtetave!

Urime MIA-s (Media and Information Agency) dhe përgëzime të gjithë skuadrës së saj, për këtë vlerësim të stërmerituar. E vërteta vonon, po nuk harron", shkruan Rama.

 

4 Komente

  1. N
    Nastradini

    Po or debili i Lindes me kapele po ! Hajdut familjarisht !

    Përgjigjjuni
    1. B
      Blloku koleka i surrelit

      O pika te rente! Nuk the nje fjale te vertete per baskepuntoret e tu te afert, vec ke dale ne nje mbrojtje te pislleqeve te tyre dhe te betes tende.Dhe kur gjithe mileti te sheh lakuriq sshtu sic je.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Ky kujton se po ju flet fisit Zulu!

        Përgjigjjuni
        1. "
          "Andi "B."

          Ca eshte kjo pune or Fevzi! Ti cove 7 ministra jashte shtetit ne nje 1 dute e ne nje jave! Si mer kjo SIGMA-OECD nuk e ke marre parsysh? Fevzi nuk te klikoj prej shume kohesh dhe tani amoma me I binder! Te fal Sandrit! Dhe meqe eshte rasti ojo femija jote ( goca jashte shtetit) ka ndonje pelqim per Shqiperine?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje