Edhe Lefterit që thuri këngë për LaCivitën i paskan vjedhur votat brenda PD-së

23 Maj 2025, 21:47Politika TEMA
Edhe Lefterit që thuri këngë për LaCivitën i paskan

Nga Simon Hadaj

Ish-deputeti kontravers i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, deklaroi sot në një intervistë televizive se i janë vjedhur votat nga brenda vetë partisë në zgjedhjet e 11 majit. Edhe pse nuk përmendi emra konkretë, mjafton të hedhësh një sy në listën e kandidatëve në qarkun e Beratit për të kuptuar se kujt i drejtohej akuza e tij.

Reagimi i Maliqit vjen pak ditë pasi kandidati tjetër i kësaj liste, Aulon Kalaja, hodhi hije dyshimi ndaj Arjan Ndojit, duke lënë të kuptohej se ai kishte manipuluar procesin e numërimit të votave. Pra, ndërsa zyrtarisht PD e Sali Berishës akuzon Edi Ramën dhe pushtetin socialist për vjedhje votash, nga ana tjetër, kandidatët e vet po akuzojnë njëri-tjetrin për të njëjtën gjë.

Kjo nuk është më thjesht një çështje e brendshme e një partie në krizë, por një skandal i madh. Kur ata që bëjnë kauzë "votën e lirë" denoncojnë publikisht kolegët e tyre për manipulim votash, atëherë besueshmëria e gjithë frontit opozitar vihet seriozisht në pikëpyetje.

Nëse këto akuza janë të vërteta, atëherë jemi përballë një paradoksi grotesk: njerëz që pretendojnë se do të çlirojnë vendin nga hajdutët e votave, në fakt, vjedhin njëri-tjetrin para se të arrijnë në pushtet. Dhe kur të betohen në shtator në Kuvend, ndoshta sërish do të thërrasin "kapeni hajdutin" — vetëm se këtë herë hajduti mund të jetë në rreshtin pranë.

Me sa duket, Lefterit kësaj radhe nuk i bëri fajde as thurja këngë për LaCivitën, sepse, ndërsa ai hartonte tekstin, dikush tjetër nga brenda listës, "i binte gërnetës".

7 Komente

  1. P
    Populli

    Gerneten hengri dhe Teteri Maloqja po ja futi mire muli qe ja nguli.

    Përgjigjjuni
    1. T
      TË QAFSHA MOJ SHEGË, NGELI PLËNCI VARUR .

      KY DHE LESHELIJA , NJË DHE TE PA NDARE, TË VJEN PER TE VJELLË, KË TË QASH MË PARE .

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pupi

        Këtij budalli mirë ja bënë hajdutët e votave. Kush e duronte edhe katër vjet të tjera. Ik, ha pilaf me kos se të bën mirë për trutë.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haku

          Po vari bolet, ti dole aksidentalisht deputet, sot kerkon nje gje qe as sduhej te diskutihej kurre, pasi ke pas 0 shanse me qen deputet, nje emer ne fund i harruar neper listat e PD. Sot te dolen puplat, te pelqeu ndjenja e deputetit, fshatar inferior. Vk.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lefter Maluk Cubuk lumuk

            Ta vuri mire Muli rocken ne byth o turkoshak ….mbaje mire firaunin tani dhe mos e lesho se do merzitet Muli

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skraparliu

              Eh more LEFTER DJALI kushe di sa borxhe ke hyre tek fshataret e LAPARDHAS,se ne kete fshate e KUCOVE ke borxhe te vjetra pa I shlyer duke I genjyer e mashtruar per vende pune,do te bente pune DEPUTETLLEKU,po ja qe ta futen te tute o Lefter trimi dhe Sala qe ti ngorth per te nuk te ndihmoj mere ndonje KREDI per te shlyer borxhet.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dursakja

                Ja dhe palaço politikanë që njerëzia i mësoi me detyra që i shfrytëzuan për ta rrjepur këtë milet. A e kuptoni se të gjithë ne jemi viktima? A e kuptoni që dhe fëmijët tuaj do të shtypen nga padronët që ju i majmët ndër vite?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje