Edi Rama: Kryeqyteti i socialistëve, Fieri, do na japë fitore rekord këtë radhë

29 Prill 2025, 20:00Politika TEMA
Edi Rama: Kryeqyteti i socialistëve, Fieri, do na japë fitore rekord

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Patos, teksa zhvilloi takimin e radhës për fushatën elektorale.

Rama u shpreh para banorëve të Patosit, se vota e 11 majit është votë për hyrjen në BE.

Rama theksoi se më 11 maj, PS do marrë një fitore historike në Fier, kryeqytetin e socialistëve.

"Dua t'ju them se çdo njeri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit, do ja bëjë qepalla Europës dhe do lërë pas hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekuj. Hyrja në BE do i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë, për të vendosur barazinë para ligjit do jetë e pakthyeshme përgjithmonë.

11 maji është i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë. U votua PD jo se ishin me PD por duhej mbyllur një histori dhe hapur një histori e re. Nuk mund ta humbim trenin e historisë. Nuk mund ta lëmë derën e hapur të BE-së të na mbyllet para syve. 

Duhet të vendosim të gjithë besimin dhe kurajon që Shqipëria e 2030 të jetë një Shqipëri europiane dhe ky flamur të ngjitet aty. Më 11 maj do marrim një fitore rekord këtu në Fier, në kryeqytetin e socialistëve", tha ai.

3 Komente

  1. F
    Fieraku ne Australi

    Demokratet Fierake e jo ata cecene nuk duhet ti japin vote Rames , por duhet tja japin PS , per te miren e femijeve te tyre , nena , baballare te Fierit mendoni per femijet tuaj qe neser te jene ne BE , lereni kufomen ne hallet e tij , thirini mendjes .

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pjerin

      Sa turp per Fierin, ala si Aziatiku!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Respekt per fieraket qe s'pjerdhin per cecenet e Saliut. Fitore

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje