Edi Rama: Kush dëmton librat nuk do i marrë më falas!

11 Shtator 2022, 20:00Politika TEMA

Edi Rama: Kush dëmton librat nuk do i marrë më falas!

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, është ndalur tek kundërshtitë që kanë disa prindër në Shqipëri se fëmijët e tyre po marrin libra të përdorur.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë.

Më tej Rama theksoi se do të ketë sanksione për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës nuk do i marrin më falas.

“Ne kemi shumë gjëra për të unifikuar me Kosovën, për shumë kode të qarkullimit të doganës, punës, procedurave administrative dhe në themel të tyre ky proces ka gjuhën. Dhe në themel të këtij procesi qëndron domosdoshmëria për të forcuar gjithë atë materie bazë e cila na jep ne, atë që është arsyeja pse ne jemi të njëjtë, arsyeja pse jemi e njëjta gjë, gjuhën. Dua vetëm të them se është me shumë rëndësi që ne të bëjmë ende më shumë për mbrojtjen e gjuhës, të bëjmë ende më shumë për promovimin dhe nxitjen e të shkruarit dhe të folurit të gjuhës në mënyrë të lartë,. Ta bëjmë shumë më shumë për të përballuar vurnerabilitetin dhe llumin që sjell e përditshmja, për shkak të abuzimit dhe alterimit të rrezikshëm të gjuhës. Në këtë pikë na duhet përveç vullnetit dhe punës, edhe idetë e duhura. Do bëjmë çmos me qeverinë e Kosovës por edhe me aktorët e tjerë që t’i rrokim si duhet këto ide duke u përpjekur që të krijojmë një hapësirë në të cilën ato mund të lindin. Duke u nisur edhe nga një debat që më shumë e stimulojnë disa kanale komunikimi, por që ka një të dhënë nga realiteti. Kam ndjekur disa kronika dhe disa komente për librat që kalojnë dorë pas dore sipas një rregulli të përcaktuar, që librat të cilët jepen falas, kanë një cikël 3-vjeçar. Pretendimet janë që janë përdorur, nuk janë të rinj, nëse na japin falat të na i japin të rinj. Kjo nuk është çështje parash, kjo nuk është çështje se ne nuk i përmbahemi angazhimit për t’i dhënë librat falas, kjo është politikë, që nuk e kemi shpikur ne, e bëjnë vende që janë shumë më të pasura se sa ne, sepse është një politikë që synon njëkohësisht edhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me idenë që libri është pasur e cila ndahet me të tjerët. Libri është një vlerë e cila nuk të përket vetëm ty, libri është një send që i kalon të tjerëve dhe në këtë mënyrë kjo edukatë lidhet me atë që në të nesërmen duhet të jetë edhe kujdesi për librin, por edhe kur nuk e merr falas, kur prindërit e tu ta dhurojnë një libër të ri, ti duhet të kujdesesh për të dhe ta trajtosh atë me idenë që ai nuk e ka jetën të përcaktuar thjeshtë nga koha që ti do ta lexosh, libri duhet të jetojë edhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar apo mësuar me të, libri duhet kaluar tek të tjerët. Është e rëndësishme që këtë gjë ta shpjegojnë edhe mësuesit për fëmijët dhe prindërit. Është e rëndësishme të përcaktohet edhe një rregull që ata që i dorëzojnë librat në një gjendje të keqe, në vitin tjetër t’i blejnë librat, mos t’i marrin më falas. Natyrisht nuk bëhet fjalë për shumicën, pasi shumica i kalon librat tek klasat pasardhëse në gjendje të mirë. E mbylla me një sanksion këtë fjalë, prandaj për të mos ngelur sanksioni në fund falënderoj Arbërien, jetonin për praninë e tyre”, tha Rama.

14 Komente

  1. L
    Lab

    O Zot na ruaj se ky ka luajt mendsh...edhe me femijet po merret? Me qortime,me denime...po per ata qe ndotin kepucet cfare denimi ke! Lol.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tata luigji

      Bull shit km kjo nuk ndodhe, nejse vazhdoni e qijeni kete popull se pak e ka Nuk na the se ne cilin shtet europian please

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ky ka qene, eshte dhe do vdesi legen. More koka e rilindasit, po si mund te mirmbaje librin nje femije i klases 4 apo te 6 ???? O kokra e mashtrusit ku e con djalin ti ne shkolle??????? E dine njerezia sa harxhon ti ne muaj per te ????? Problemi i librave eshte problemi me i vogel qe kane femijet dhe prindrit,oraret ,turnet ,cilesia e librave qe 2 shkolla nuk i kane njelloj, qe dy femije nuk i kane oraret njelloj, mesimi mbasdite i gjysmes se tiranes. Keto jane problemet o delenxhi, jo se duhet te mbajne librat e paster pa shenime si mos ti hapin fare femijet. Po ku di ti nga shkolla ,ti 1 fletore vizatmi ke mbajte tere jeten dhe ca lapsa me ngjyra.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Myslimani.

          Shifemi ne Diten e Gjykimit. Para Zotit te Boteve qe te krijoi ty edhe parardhesit e tu. Aty do japesh lligari ti dhe gjithe te tjeret per kete qe po i beni ketij populli te mjere.Dhe per ate Dite nuk ka pike dyshimi. Mallkuar qofshi o fare e keqe ateistesh . Qe nga gjithe byroja politike e gjithe ju te tjeret mgjth berishe e meta e kompani.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vito i Orneles se Varuzhanit

            Po idiot po, dil nga tre here ne dite dhe jepi me ka.lluqe. Po une kam nje propozim : kush nuk dorezon librat te cohet ne burg. LEGEN

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lab

              I madh je

              Përgjigjjuni
            2. T
              Teme

              Mire eshte te ruhen por nga femijet eshte e veshtire.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kanina e ismailit

                Kot nuk thone ,mos te rent torollaku ne shtepi! Mjere vatani Mjere mileti Mjere ky vend Sec e gjeti!, Me pronen private cdo kush sillet sic ja do qefi ne Shqiperi.!Shqiperia prone e Kryemutit qe nuk e ka haberin sec do te thote prind dhe femi.(thjeshte shkeputje e vemendjes per te harruar pallatet pa leje miqe te pushtetareve te qeveris)

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Niku

                  Rrot Kari komplet.Vetem Linda kurva spo e kupton.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Një prind

                    Fëmijët ne i edukojmë më mirë se ty o mallist. Të ra fati të udhëheqëh vendin por shumë figura të çmendura kanë udhlhequr shtete e madje dhe perandori por sot janë thjeshtë casus për tu analizuar në libra. Ti ske fytyrë të krahasohesh e të japesh mend prindërve si puna jonë që mezi i shkollojnë e edukojnë fëmijët, e çdo libër me zi e blenë. Dhe edhe e ruajnë. Ti MBAJ PREMTIMIN. JEP LIBRA TË RI FALAS. SEPO TË ISHTE PËR TË EDUKUR TI FËMIJËT TANË DO ISHIM VËRTETË FATKEQË.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      erf

                      o zot ca idioti

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kalec Dega

                        Runi fmijet nga Rama se do t'i fuse ne burg si baballart qe nuk pagujne dritat nderkohe Tigrat e Florinjte e ketij shtaze te rradhes tallen akoma me ate populll idjot.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kinezi

                          Na plasi trapi

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nga Une!

                            Nisme shume e mire. Te lumte kryeminister!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje