Edi Rama nga Shkupi: Asnjëherë marrëdheniet në Ballkan s'kanë qene kaq të qeta. Veç nacionalizmi i shtirur na ndan!

14 Nëntor 2022, 13:40Politika TEMA

 

Edi Rama nga Shkupi: Asnjëherë marrëdheniet në Ballkan

 

 

Sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk ka pasur kurrë nivele kaq të larta të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe e vetmja gjë që mund të përçajë dy popujt, është nacionalizmi i shtirur.

Kështu deklaroi kreu i Qeverisë në mbyllje të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, të mbajtur në Shkup, ku u firmosën edhe 21 marrëveshje.

Për Ramën, është thelbësore të rritet edhe infrastruktura e vendeve, në rangun ku marrëdhëniet janë.

Kjo, për të rritur edhe më tej volumin e ndërveprimit mes shteteve, ku vetëm vitet e fundit, import-eksportet janë shumëfishuar, në shifrat e përmendura nga kryeministri.

Kjo, shpjegoi ai, ka ardhur pikërisht nga zgjerimi i bashkëpunimit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të shumta, sidomos ato të nismës Open Balkan dhe nga kuadri i Procesit të Berlinit.

Përpos kësaj, kjo mbledhje i gjen të dy vendet në një çast historik, pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke u rikthyer tek Open Balkan, numri një i ekzekutivit shqiptar ka theksuar se kjo nismë, i ka dhenë provat për dobishmërinë e vet dhe është shenjë e pastër për potencialin që dy vendet kanë për të zhvilluar më tej këtë marrëdhënie.

Një marrëdhënie, të cilën vetëm nacionalizmi i shtirur mund ta përçajë.

Edhe për kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembulli se si dy vende, mund të ndërtojnë marrëdhënie të shëndosha dhe cilësore mes vetes.

Kovaçevski u shpreh se të dy vendet do ia dalin në të ardhmen falë lidershipit dhe vizionit.

“Edhe pse nuk është e lehtë, ju Edi dhe delegacioni juaj na dhatë mbështetjen e fortë. Disa se besonin, por sot, të dy vendet këtu me negociata shumë shpejt po dyshojmë drejt Evropës. Është e vërtetë se së bashku mund të bëjmë shumë më tepër. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembulli i vërtetë sesi krijohen marrëdhëniet fqinjësore”, theksoi ai.

5 Komente

  1. K
    Kosovë

    Edi Rama eshte i çmendur. Edi mund te ofroj Open By.hen e tije serbve por kurr nuk do te arrij ti manipuloj shqiptaret. Rama, Berisha e Meta po shkaterrojn shqiperin londineze.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      ne te njejten kohe serbia pergatitet te hyje ne veri.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aa

        Rama Meta Basha e Berisha po rjepin shqiptaret duke i varferuar po i shperngulin jasht shqiperise. Pjesa qe mbetet duan ta fusin nen serbosllave.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vëzhgusi

          Ore Aa më mirë bëje pseudonimin Zz se je fundi nga radha e njerëzve që mund të japin mend!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shmil Pollogasi

            RAMË, ti je PËRBINDËSH ! Na shet sapun për djathë. Marrëdhënie "të qeta"!, do të thotë ne shqiptarët e Shqipërisë Lindore të pajtohemi me pozitë Pakice të nënshtruar hegjemonistëve surrosllavë, të mbushim burgjet e atjeshme, sipas "DISKRIMINIMIT SPECIFIK"të shqiptarëve. E di ti PËRBINDËSH se si e sa po përbuzen shqiptarët përmes Ligjit "me shkronja të arta" të përdorimit të gj. shqipe!!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje