
Kryeministri Edi Rama tha në takimin ndërqeveritar në Shkup se pas takimit në Strugë, dy qeveritë takohen në një kontekst tjetër tashmë, së pari për shkak të luftës dhe së dyti për shkak të marrjes së dritës jeshile nga Unioni për nisjen e negociatave.
“Sot rikthehemi këtu për një takim tjetër të rëndësishëm, të një mbledhje të dy qeverive por në një kontekst tërësisht tjetër sa i takon situatës, në Europë, në rajon, në vendet tona. Lufta e Putin në Ukrainë, godet, shkatërron, hap plagë e dëbon njerëz nga vendi i tyre.
Por nga ana tjetër, është e provokuar pikërisht për të gjunjëzuar Perëndimin, bashkësinë euroatlantike, për të gjunjëzuar të gjitha vendet në perëndim të Rusisë, pjesë e të cilit jemi edhe ne…”
Ndërsa kujtoi se dy vendet kanë hedhur hapa të rëndësishëm drejt rrugës së integrimit në BE, kreu i qeverisë theksoi se tashmë është koha që të kërkohet nga Unioni që t’i përfshijë dy vendet në përpjekjet për t’i bërë ballë çmimeve të rritura dhe inflacionit.
“Në takohemi edhe në një kontekst tjetër në aspektin e përpjekjeve tona të përbashkëta për t’u bërë pjesë e BE. Më në fund e kemi kapërcyer hendekun mes të qenurit gati për t’i hapur negociatat dhe refuzimit të vazhdueshëm nga BE. Sot të dyja vendet tona kanë hedhur në hap shumë të madh përpara.
Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë samiti i BE, me Ballkanin Perëndimor dhe ne do të jemi aty së bashku me sfidat tona që janë gjithnjë e më të njëjta me ato të vendeve të tjera.
Është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës…Duke kërkuar nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në përpjekjen e organizuar për t’ë përballur goditjen e madhe të rritjes së çmimeve por edhe inflacionit.
Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë mundësi të shohim përtej kësaj faze, të vështirë të zymtë, por jo të pambarimtë. S'kemi nevojë të presim fundin e luftës për të projektuar”, tha ai.
Para dy javesh shau mire e mire ne samit Evropianet dhe sot u kerkon ndihme. Zero po ZERO sens logjik ka ky kryetari yne. Edhe sikur kritikat e tij te ishin me vend, pse duhet ti thoshte kaq afer kerkimit te ndihmes? I duket vetja zot dhe faraon, Ram-sesi shqiptar, por harron ne se Evrope nuk ia pjerdh kush dhe jemi ne doren e tyre, ndaj ta mbaje mire, ngadale ngadale, te luaje lojen dhe PASTAJ te flase keq, se ndryshe ***** do na japin Evropianet.
Be e ka pare perpjekjen e madhe qe kemi bere te dyja vendet
Be duhet te bej cmos qe te shpetojm sa me par nga kjo kriz
Duhet qe be te gjej patjeter nje zgjidhje ndaj kesaj krize qe po ndodh
Mir e ka rama qe be duhet te gjej zgjidhje per kete kriz qe po kalojm
Eshte fiks momenti i duhur boll kemi pritur,BE-ja duhet te na ndihmoje
Vertet qe BE-ja duhet te jape ndihmen e vet tashme ne kete situate te veshtir
Vendi yne i ka plotesuar gati te gjitha kushtet qe te jemi pjese e BE- dhe jam i sigurt qe shume shpejt do anetaresohemi,prandaj BE-ja duhet te nderhyje ne kete situate te veshtire
je zani ma i fuqishem i tan ballkanit respekte o gjigand
BE tani duhet te na mbeshtes dhe jo te na lere menjan ne keto kohe te veshtira
Ne na duhet shume mbeshtetja e BE per krizen qe po kalojme dhe besoj se Be do ta bej kete here
Sa me shume kerkesa ndaj BE sepse vertete kemi nevoje te madhe per te tani
fantastike se si rama e menaxhon dhe kerkon ndaj be dhe mir e bene
ore deri sa jemi antar pse mos ti kerkojm dhe mire bejm
Ne si shtet duhet ti kerkojne ndihme BE se qe te na ndihmoje dhe kountriboje per shtetin shqiptar ne kete kohe krize qe ndodhet
BE nuk duhet te jape asnje Euro, ose ti manaxhoje vete sepse thjesht do vidhen . Ti Edi ke emiratet , katarin shko kerko ndihme se portet jua jep pa gare ne shkelje te msa. Boll dergojme lek ne emigrantet nga BE minimumi 500 Euro ne muaj por do akoma....kerkoji falje BE per llumin qe derdh kunder e popullit per vonesen 10 vjet tw negociatave...
Shume e vertet BE duhet te na ndimoj me shume
Nje njeri qe e thet te verteten cdo here kur i jepet mundesia
BE duhet te na mbeshtes me shume
Me te vertet ata duhet te na ndihmojne me shume