
Kreu i Forumit Rinor Të PD, Besart Xhaferri thotë se janë 3 bashki që përcaktojnë fitoren e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferri u shpreh se nga 5 bashki: Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër të fitohen 3 prej tyre.
“Janë bashki që po ndërruan, ndërrojnë. S’mund të pretendojmë të fitojmë bashki që janë bastione të majta. në strategjinë e hartuar e shoh që aty do jetë foksi kryesor që të kthejë trendin për zgjedhjet e 2025”, tha kreu i FRD.
Një ditë më parë opozita organizoi protestën e dytë kombëtare pas asaj të korrikut.
Në protestë pati 20 folës, ndër ta kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
Kur vendi boshatiset nuk ke pse kerkon te qeverisesh? Dilema e politikes sot.
vetem bashkine e vicidolit dhe cepanit do fitoni mor mjerane se shpellaret nuk vijne dot ne pushtet
Ju or zagaret e Non Grates me shume se 8 Bashki nuk merni
Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Shkodër jane 6 e jo 5 bashki dhe PeDe-rat kane per te mare vetem 1 e jo 3 prej tyre...