"Sheiku i gazit": Presidenti i Azerbajxhanit mbërrin nesër në Shqipëri

14 Nëntor 2022, 13:00Politika TEMA

 

"Sheiku i gazit": Presidenti i Azerbajxhanit mbërrin nesër

 

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë të martën.

Ai do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, e planifikuar të zhvillohet në orën 10:30.

Në njoftimin për shtyp, zyra e shtypit të Presidencës thekson se kjo është një vizitë e rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.

“Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan”.

1 Komente

  1. N
    Nik

    Besoj se do te vizitoje "uzinen" e Ballshit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje