Edmond Spaho tallet me Berishën: Edi Rama ikën më 22 mars!

15 Mars 2026, 18:09Politika TEMA

Edmond Spaho tallet me Berishën: Edi Rama ikën më 22 mars!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike tallet me Sali Berishën. Edmond Spaho ka vendosur në faqen e tij në rrjetet sociale një link të një lajmi ku Sali Berisha thotë se Rama do marrë përgjigje përfundimtare në protestën e radhës.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ditën e sotme me një videomesazh ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po mbron me çdo kusht Belinda Ballukun.

“Ne 22 Mars Rama merr pergjigjen perfundimtare nga PD!  Rama do te ike ne 22 Mars!”, shkruan Spaho me ironi.

Berisha deklaroi se “çështja Balluku është çështja Rama” dhe se ajo nuk mund të mbyllet pa largimin e tij nga pushteti.

“E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”, u shpreh kreu i PD.

 

 

10 Komente

  1. B
    Bufi komunist

    Haaa çfare bene semundja psiqike.. Bufi komunist jo vetem qe eshte non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar por eshte dhe i pandehur per veprat pénale..... Bufi nuk jane shqiptaret bufonet e tu qe ti perdoresh sikur te jene skllever te familjes tende , ti therresesh çdo jave sikur te jene te punesuarit e tu ..

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjalle eshte ky plehra akoma ?

      Ho z. Ilir Demaliaj ku je se vetem ti i bie hakut ketij plehre , qe i frynte bilbilit perpara Gjykates ne ato vite te hereta, kure njerezit e pafajshem denoheshin ....dhe ky pleher hapte rrugen dhe largonte njerezit qe te kalonin ata polic qe shoqeronin ( ish te pandehirt e ndjere te pafajshem..)

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hairr

        Bashke me berishen te iki dhe Belind Kellici dhe Flamur Noka

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beu

          Ramës nuk ja mban të tij në zyrë se po të rrinte do t'a mundte

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajde rradha!

            Me plehra qe mbajne partite! Sa i heq nga listat e sigurta behen armiku nr 1! O Spaho, nuk ke pasur asnje merite ke PD vecse ke perfituar. Prandaj te takon t’a qepesh halene e mos vjellesh mit aty ku ke ngrene 30 vjet pa merite! Rradha ke Ripjellja eshte e gjate, prandaj mos shpreso kot

            Përgjigjjuni
            1. z
              zz

              Rama nuk ik pa i larguar gjithe shqiptaret nga Shqiperia. Eshte shume shpejt deri tani ka larguar vetem 40 % te popullsise.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opionisti

                Partia demokrati sali berishe do mari elisa.spiropali

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shijoni enderrat !

                  Berisha dhe modeli BERISHIST qe ne kupton menyren e te menduarit dhe te jetuarit ( kuptohet duke vjedhur dhe duke plackitur ) prej te gjithe kesaj klase politike dhe votuesve te saj , I ngjan atij gjirizit ndotes apo asaj epidemise qe popullon vorrezat . Edhe sa do te vazhdoje ? Ngjarjet e fundit tregojne terrin ...

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Problemi jane tellallet si kellici e noka qe jo vetem kane shkatarruar partine demokratike, por nje shoqeri e tere demokratike, te cilet i urren dhe i voton kundra mos te jene me ne politike, berisha i mban me paterica

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Topi

                      O presor edhe ti në rënie të lirë....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje