EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës se ku i gjeti babai yt 320 mijë euro që t’i dha ty!

27 Tetor 2023, 17:57Politika TEMA

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

Në dosjen e SPAK ka një element të rëndësishëm të hetimit, ku tregon se nuk janë vetëm institucionet shqiptare që kanë dyshuar për të ardhurat e rritura në mënyrë të beftë të Jamarbër Malltezit, por edhe ato gjermane.

Kjo ka dalë si pasojë e kërkesës së vajzës së Argita Berishës, Desarës për të vlerë një apartament në Gjermani. Ndërkohë, ku në dosje se “Supermbesa” jeton në Roterdam. Në kompjuterin e sekuestruar nga SPAK tek studio Pustina është gjetur një dokument, në të cilin jepet një shpjegim sesi duhet tu përgjigjet supermbesa autoriteteve gjermane në lidhje me origjinën e parave të babait të tij, për të cilët ata dyshojnë.

Siç thuhet në dosje “ky material është në gjuhën angleze dhe ka komente edhe në shqip për sqarime që duhet të paraqiten. Nga përmbajtja e materialit konstatohet se ky dokument po përgatitet për tu paraqitur nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi(në material citohet babai im) në një institucion publik/ privat të huaj në shtetin gjerman, të cilët referuar një transferte bankare në një llogari bankare në Gjermani të shtetasit Jamarbër Malltezi, drejt llogarisë bankare të vajzës së tij dhe informacionit të marrë nga burime të hapura, kanë kërkuar sqarim mbi burimin e të ardhurave. Konkretisht në përmbajtje të këtij materiali konstatohet ajo që është analizuar në këtë relacion.

Kështu citohet se “Në bazë të marrëveshjes së bashkëinvestimit të datës 02.10.2008 nga shtetasi Jamarbër Malltezi(babai) janë blerë aksione të shoqërisë Homeplan. Bazuarn ë këtë marrëveshje, pjesa fillestare e investimit të shtetasit Jamarbër Malltezi, ka qenë në shumën prej 60 mijë euro.

Pikërisht në këtë fjali është bërë një koment nga një person i tretë, që dyshohet se është shtetasja Andia Pustina, ku thekson se në programin e llogarisë është shuma prej 45, 128,92 euro, depozituar në Procredit Bank depozituar më datë 24.12,2012.

Si pjesë e kapitalit fillestar, kompania ndërtuese ka marrë një hua në bankë me vlerën ______”

Siç mund të shikohet në dokument, sasia e shumës është lënë bosh dhe është bërë sërish një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, me këtë përmbajtje: “Investimi fillestar është bërë nga Kontakti me vlerën 312.603 euro dhe Fatmir Bektashi në vlerën 255.450 euro.

Investimi kapital i projektit është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet e investimit janë deklaruar në organet tatimore. Kompaia i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin”.

Për këtë pjesë është bërë një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina si vijon: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë euro.

Përsa i përket kontrolleve të organet tatimore dhe DPPP-ja, nga sekuestrimi i dokumenteve pranë studios Pustina dhe marrjen e provave material inga laptopi HP janë konstatuar raporte si vijon:

Raport kontrolli i tatimeve i datës 29.04.2016 nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, në prani të administratorit të Homeplan shpk Fatmir Bektashi, Raporti i këtij kontrolli thekson se kompania është në përputhje të plotë me ligjin.

Megjithatë sipas një tabele: “Pagesa në cash nga Homeplan”, të sekuestruar nga studio Pustina, konstatohet më datë 20-04.2016 një pagesë me përshkrimin: “KP kontroll tat”(që gjatë hetimit rezulton si kontribut patriotik) në shumën 14 mijë euro, që ngre dyshimin për rezultatet reale të saktësisë së raportit të tatimeve. Gjithashtu Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka mbajtur një raport Akt-Inspektimi të datës  13.09.2019, i mbajtur për periudhën 01.09.2017-31.08.2019 në prani të shtetasit Fatmir Bektashi dhe Aida Zisi, ku përfundimet janë përgjithësisht pozitive.

Duke ju rikthyer letrës që dyshohet se është bërë nga vajza e shtetasit Jamarbër Malltezi, në pjesën përshkruese të materialit kërkohet: “Ne do të donim të merrnin një përgjigje të gjerë dhe të plotë, duke përfshirë provat themelore që tregojnë sesi babai juaj ishte në gjendje të ndërtonte kapitalin përpara se të bëhej aksioner në Homeplan dhe të ishte në gjendje të merrte një pjesë në një projekt me vlerë 20 milionë euro”.

Në përgjigje të kësaj pyetje është rikonfirmuar fakti se ndërtimi ka nisur në muajin prill të vitit 2010 dhe investimi fillestar është kryer nga shtetasi Fatmir Bektashi në vlerën 255 mijë euro. Gjithashtu përmend se shtetasi Fatmir Bektashi është administrator i kompanisë nënkontraktore që bën punime që ka mbuluar punimet duke transferuar shumën 312 mijë euro, për marrjen e lejessë ndërtimit dhe pagesën e taksave në bashki.

Në këtë letër janë përmendur gjithashtu dy kredi: njëra e vitit 2013 nga Union Bank me vlerë 1 milionë euro marrë nga kompania Homeplan dhe tjetra e marrë nga kompania Kontakt në vitin 2014 me vlerë 300 mijë euro.

Nga hetimi rezulton se të dyja kreti janë marrë nga Homeplan dhe Kontakt me ortak shtetasin Fatmir Bektashi, i cili rezuton në cilësinë e dorëzanësit.

Në letrën e cituar përmendet dhe nëna e personit që bën letrën shtetësja, pra shtetësja Argita Malltezi ka bërë deklarimin në ILKDPKI.

Në fakt nga hetimi rezulton se shtetësja Argita Malltezi, megjithëse deklaron të ardhura nga burime të ndryshme, nuk rezulton të ardhura nga dividentët. Gjithashtu kjo shtetëse asnjëherë nuk deklaron shpenzime të të ardhurave, me qëllim investimin në shoqëritë tregtare apo investime të bashkëshortit, në kuadër të këtyre ndërtimeve.

Pyetja tjetër për të cilën kërkohet përgjigje në këtë material është: “Ne do të donim të kishim më shumë evidence se dhurata është marrë në mënyrë eksplicite nga pjesmarrja që babai juaj ka në kompani të tilla si Homeplan në Shqipëri.

Pas kësaj pyetje është shënimi shqip: “Shpjego që hape llogarinë në Union Bank dhe aty shkojnë vetëm buisnies relatet income. Duhet të bësh attach bilancet dhe transfertat nga Homeplan në bankë.

Nga hetimet, llogaria në Union Bank ka rezultuar se është përdorur për kalimet e fondeve/ dividentit.

Në vijim të kësaj përgjigje është paraqitur dividenti që ka shpërndarë shoqëria Homeplan për periudhën 2015-2022 ku pjesa takuese e shtetasit Jamarbër Malltezi sipas kësaj letre është 2,620,830 euro dhe për vitin 2021 dividenti që është transferuar nga Homeplan te shtetasi Jamarbër Malltezi është 1, 581.815 euro.

Pyetja tjetër që shtrohet në këtë material është: “Ne do të donim të denim më shumë se nga erdhën 42.000.00 euro nga një llogari gjermane e babait tuaj”, në mënyrë që të mos dështonin detyrimet kontraktore ai vendosi të transferonte shumën e mbetur prej 42 000 euro nga llogaria gjermane”.

Në ndërthurje me të dhënat nga rezultatet e hetimit rezulton se në drejtim të llogarisë në Gjermani janë kryer transferta nga llogaritë shqiptare të shtetasit Jamarbër Malltezi. Ky fakt konfirmohet nga nxjerrja e llogarisë(jepet numri shën red), ku janë pasqyruar katër transferta me vlerën 80 mijë euro secila, për periudhën 08-09.2021-14.09.2021 me përshkrimin: Kalim vajzës për blerje apartamenti Desara Malltezi Rotterdam”.

Pyetja e fundit që kërkon përgjigje në këtë material është: si i shpjegoni mospërputhjet e pjesëmarrjes së babait tuaj në shoqërinë Homeplan, duke qenë se ai rezulton i përfshirë në kompani që nga viti 2014 dhe jo nga viti 2018.

Përgjigja që përgatitet të jepet është “Deri në vitin 2020, kur ligji nr 2.11.2020 hyri në fuqi, nuk kushtëzohej transferimi i aksioneve me deklarimin e tyre. Siç shpjegohet më lart babai im ka bërë të gjitha deklaratat ligjore të deklarueshme kur dhe siç e kërkon ligji, por ka shmangur çdo publiçitet për të mos demtuar politikisht projektin. Kompania Homeplan ka bërë të gjitha deklarimet tatimore në përputhje me ligjin. Kompania Homeplan filloi shpërndarjen e dividentit në vitin 2015 pasi kompania ishte e qëndrueshme dhe kishte likuiditet monetar të mjaftueshëm për të mbuluar punën në vazhdim. Për dividentin e shpërndarë ishte paguar tatami në burim. Në momentin kur kompania ka shpërndarë dividentë babai im ka regjistruar pjesëmarrjen dhe ka bërë deklarimet përkatëse në organet tatimore.

Në fund të kësaj përgjigje konstatohet se edhe përpiluesi është i paqartë se ka lënë shënimin: “Ku hyn dhe për çfarë viti 2014???????

Pra shpjegimet që kanë dashur të japin më sipër nuk përputhem me ato që kanë ardhur gjatë hetimit. Pasi shtetasi Jamarbër Malltezi të paktën publikisht shfaqet si aksioner në dhjetor të vitit 2018 kur ligji i sipërcituar nuk ishte miratuar ende.

Përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi

Në pjesën e fundit të tabelës me emërtimin Jamarbër Malltezi pagesa për divident 2011-2022, sekuestruar pranë studios Pustina, paraqiten në mënyrë të përmbledhur përfitimet e shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerë monetare dhe në natyrë si vijon:

Në tabelën e parë përmbledhëse jepen vlerat monetare  së bashku me disa shënime duke e çuar shumën totale në 4 258 785 euro ose 534 896 451 lekë.

Po ashtu në tabelë reflektohen përfitimet monetare që i janë dhënë shtetasit Jamarbër Malltezi 2011,2012 dhe 2015 janë llogaritur në dividentin e kompanisë Homeplan  që ka shpërndarë në 2017. Gjithashtu është shtuar me shkrim dore edhe vlera cash 90 000 euro.

Në tabelën e dytë përmbledhëse reflektohet detyrimi që kompania Homeplan i ka shtetasit Jamarbër Malltezi në vlerën 44,126,7 euro, korigjuar më pas me shkrim dore 45 198 euro që siç është shpjeguar më herët në relacion, është vlera që shtetasi Jamarbër Malltezi i ka dhënë hua shoqërisë në vitin 2012.

TemA

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

EKSKLUZIVE/ Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime

45 Komente

  1. t
    tata luigji

    Desara tani duhet te kthehet ne burg se bashku me babain, me gjyshin salih, nene argiten daje shklzenin dh gjyshe lirien Besoj dhe kam besim se do tu qin do ju shkerdhejne mire ata qe prsin banoret e rinje

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Jane parate e gjyshit qe shiti shpellën .Çdo gjë eshte e rregullt.E ka thene edhe noka,dmth ska diskutim.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mali me gropa

        Po kjo eshte mbese nga familjet me te pasura te Tiranes , normal qe ka para me thase .Fisi Begeja kane gjysmen e Tiranes prone te tyre .

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbereshi

          fisi Begeja ka gjysmen e leshit te currit!

          Përgjigjjuni
        2. H
          Ha ha

          Dhe meqe e tha Merua tani o burra se ska si te jete ndryshe.

          Përgjigjjuni
        3. S
          ShkelXeni bythqir pjella Salih qenefit

          Mos na e nxirrni foton e shemtirave te Premten e fundjave. O Zot Sa te shemtuar e Sa ndyresira te shpifura. Familje kalbesire hajdute, vrasese e mekatare ne ulurime

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koment

            Lesh lesh

            Përgjigjjuni
            1. s
              salajdini

              dhe gjitonen Rajmonda Ramilda Edina Ramkollari

              Përgjigjjuni
            2. D
              Degelisi

              Kjo eshte procedure normale per verifikuar burimin e parave ne Perendim, USA dhe ne gjithe vended demokratike ku sundown ligji dhe nuk eshte "bombe"

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Bombë është fakti se si janë përpjekur të sajojnë burimin e parave.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I urrej majmunet

                  Po kujt i thua idioteve, parastdhesit e te cileve benin gjyqe popullore! Na mbyti injoranca!

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Opozitë inegzistente

                    Mos u merzit se edhe ti prej majmunit vjen. Nuk urrehen njerezit e familjes.

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xoni

                    Per Shqipot eshte bombe sepse apartamentet ne Shqiperi blihen tek Noteri me trajse me para dhe nuk pyet njeri nga vijne

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gazeta

                      Eshte bombe sepse shqiptaret nuk jane aq budallenj sa do ti bej Saliu te besojne qe "babi" kalon 300 mij euro te ndershme ne banke ti blej apartament vajzes ne Gjermani. Baballare te tille numerohen me gishta ne Gjermani e Amerike. Saliu me loqet e tij duan qe sot populli te marre armet te mbrojne me gjak apartmentin e mbeses ne Gjermani. Ja kjo eshte bomba e more vesh?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shmili

                        ...ligji në Perëndim ka një zbatim më të "rafinuar" ku vajin pis ta shesin për ambiental, resp ekologjik, ndonëse qelbet kur zë e skuqet. Perëndimi ka dispozita ligjore me të cilat mbulohen veprimet korruptive. Ish kryeministri suedez, ose ish kryeministreja e Norvegjisë, pas mandateve, hapën firma konsulence, ku tarifa për një orë KONSULENCE (lexo - tender i patenderuar) kap shumën 150.000 euro tek norvegjezja dhe më modeste, 50.000 euro tek suedezi.

                        Përgjigjjuni
                      2. N
                        Nje histori e vertete

                        Mbaroje ja sekuestruan shtepine . Ju tregoje rastin tim : Para 20 vitesh beje dokumentat per naturalisée per te mare nationalitetin e vendit ku jetoje ( pasaporten si thoni ju ) Regulli ishte paraqitje ( Commune ,Polici ,Ministri jashteme, Keshilli ministrave ,Parlament dhe Grand-duc . Mbas nje viti vjen nje convocation( thirje )nga policia te paraqitesh ne polici diten e enjte dhe keshtu bera shkova vjen polici me dosje thote ( keshilli ministrave a parlamenti ne mos gabohem)kerkone te shpjegoshe te ardhurat e tua ne banke me dokumenta . E fillova kaq eshte rroga me fiche de paye une gruaja kaq eshte qeraja kaq harxhoje per ushqim kaq makina essence dhe kaq ngelen ne funde muaji e shumzone per 12 dhe del ekonomia vjetore e shumzone per kaq vite dhe del shuma qe kam ne banke i shkruajti shoku i verefikoje dhe mbas tre javesh mora pasaporten nuk te fale kush ketej . Kjo zonja qe i ka blere babi hajdut shtepi e ka te garantuar sekuestrimin

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Poshte diktatura

                          Kjo historia jote eshte e vertete dhe ti s'ke pse genjen se Luksemburgu e ka krijuar sistemin e drejtesise e te kontrollit si gjithe perendimi qe t'ja q... n... klases se mesme. Po ato fjalite e fundit kot i thua. E para "nuk te fal kush ketej" dmth ne Luksemburg. Ai shtet mbahet me firma fantazme dhe kuti postare. Me banka, shoqeri financiare, fonde offshore, qe kane seline dhe nje avokat sekretar-e. Mos te flasim per miliardat qe pastrohen cdo dite nga te gjitha llojet e trafiqeve (njerezore, droge, arme etj etj) Qe Gjermania te sekuestroje diçka duhet : 1) Marrveshje midis dy shteteve dhe kerkese nga shteti shqiptar per bllokim, sekuestrim dhe likuidim prone 2) Prove qe parate jane me burime te pista. Kjo behet vetem pas gjyqit 3) Denim perfundimtar per JM deri ne Strasburg. Nuk eshte aq kollaj sa mendon ti. Me sa di une, dosjet e hetuesise (nese e tille eshte) nuk dalin neper gazeta ne kete menyre ne vendet evropiane. Eshte sekret profesional, dhe ne qofte se Shqiperia aspiron per asociim, atehere duhet te sillet si e tille. Per mua ky muhabet do zgjase disa muaj deri sa Berisha te dale jashte loje bashke me Meten. Pas tij do iki edhe ER dhe rruga eshte e hapur per dyshen EV dhe LB. Askush nuk do ti preki asnje qime SB, IM dhe JM do dale nga burgu. Gje qe ja uroj me plot zemer se nuk ka bere krime apo vrare njeri. Eshte viktime kolaterale

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            ... poshte sigurimsat

                            Gjynah qe s'te bene ty president. Do ta kishe shpetuar mentorin tend qe po perdridhet, sepse e di me mire se ti qe... e ka ne bythe familjarisht.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bejkush

                              Nuk janë këto dyshe ! Nuk vjen më Erioni me Lulëzim bythën ! Ditmir Bushati nga e majta kurse PD do shkrihet,dhe fronti i ri opozitar do drejtohet nga një femër. Saliu,Iliri dhe disa bythë të tjera do burgosen,është kriteri themelor për në BE,kurse Abi Bank ka hesape të tjera...

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sandri

                                Jamarber Malltezi eshte viktime kolaterale? A seriozisht i thua keto fjale? Abi i ka duart e perlyera me gjak po aq sa pjesa tjeter e familjes Mortja. Mund te mos kete shkrepur armen vete, por me pislleqet qe ka bere, ka shkaktuar po aq dem sa pjesa tjeter. Ti mund t'i dergosh ca paqeta cinare ne burg qe te shtyje kohen!

                                Përgjigjjuni
                                1. O
                                  Opozitë inegzistente

                                  Por unë kur mora nenshtetesine Britanike nuk u paraqita ne asnje vend per verifikim pasurie. Vetem ne ceremonine e rastit. Domethene paskam ardhur ne shtet koti. U dhje puna. Do iki fare. Nuk rri unë ne një shtet qe nuk kontrollon. O vlla. Sa larg është Luxembourg që ketu? Ka lezet të të therrasin ne polici, ne gjykatë, tek taksat, tek ministria, të gjendja civile, te posta, tek mjeku i lagjes, të furrxhiu, per nje pasaportë. Hallall. Uh, harrova hoxhën. Apo nuk ka hoxhë ne Luxembourg. Hajt mo, do gjej nje sinagogë atehere. Eej, se mos e merr seriozisht.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. O
                                    Optim

                                    Disiplinë financiare e rafinuar. Si shikues nga jashtë, mbetet mbresa se cdo gjë funksionon mirë, me kritere e disiplinë financiare. Nën hastër, gogolët e mëdhenj nuk preken, se janë pjesë e ingranazhit të padukshëm. Bankat ndjekin klasën e mesme dhe rrogtarët e rëndomtë.

                                    Përgjigjjuni
                                2. m
                                  mirel

                                  Laku po shtrengohet dale e ngadale ne gurrmazet e ndyta te familjes saliserbe.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vranakonti

                                    Duket shume qart,Jamaber Malltezi eshte hajdut dhe duhet te futet ne burg, duke ja konfiskuar te gjitha llojet e pasurive te familjes se tij.Prokuroret dhe gjyqetaret nuk duhet te rrine si pulat para hajduteve te mbedhenj shtetror,por si njerez te ligjit dhe me te fuqishem, me koken lart para hajdutit. J o hajduti te mbaj koken me larte se gjykatesi. Hajdutet,gjithemon kerkojne te intimidojn drejtesine siç bene SALI BERISHA, qe hiqet sikur nuk ka BERE ASNJE GJE. Ai ka bere shume te zeza,eshte korb i zi,por do jete SPAKU ai qe do t'ja nxierin ne shehsh te gjithe Sali Berishes.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Lulushi

                                      Rrena me bisht,gjermania letrat ti sjell vetem ne gjuhe te vet,bile dhe po te shkosh ne institucione ste prenojn me fol anglisht, mos disinformoni

                                      Përgjigjjuni
                                      1. v
                                        vezhguesi

                                        Lulush-studio avokatore ka pregatitur kete dokument ne gjuhen angleze, qe eshte gjuha qe perdoret ne shkembimet nderkombetare te informacioneve, prandaj nuk ka dezinformime ketu. E thejshte apo jo ...?

                                        Përgjigjjuni
                                      2. 1
                                        1

                                        Foltoriste Te behemi nje trup i vetem te mbrojme supermbesen.Ajo e shkreta nje shtepi te thjeshte do te fusi koken, mos ta zeri ftoma dhe vapa.Paloker,Muler,Bacer na prini drejt revolucionit te mbrojme pronat e superdhenderit,te cilat do te na i grabisi ky popull injorant e mosmirnjohes ndaj liderit tone

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Babo

                                          Andia Pustina. Kjo moster si gjarper me syze…

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asd

                                            Konstatim i sakte. Keto dy noteret jane vene plotesisht ne sherbim te mafies. Ato perdorin njohurite e tyre ligjore per t'ia hedhur ligjit dhe instruktojne drejte per drejte grupin mafioz ne bashkepunim dhe vetedije te plote. Shpresoj qe SPAK ti vendose edhe keto bushtra perpara pergjegjesise me sekuestrim te pronave, mbyllje te licensave dhe denimin perkates. Noteret jane oficere te shtetit dhe jo bashkepunetore te mafies nderkombetare.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. D
                                            Daullxhiu

                                            Konfiskojani rruspise supermbese.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vl

                                              Kjo po e po qe i ka prindrit hajdut po cdo njeri ne 33 vjet qe ka qen me pushtet duhet futur né burg dhe sekuestruar pasuria. Se te besh llogarin si te duash ste del si i kan volât.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                CEKANI

                                                @Pasurit e Saliut,dhendrit Malltezi, Argites, Skelzenit me kompani jane maja e aisbergut. Parat me valixhe I kane depozituar jashte. Per Sali efendiun me kompani sekuestrimet ketu jane therrimet. Pasurin qe kane jashte e kane per 10 breza. Bejne 1 ose 2 vite burg dhe Krisin ikin ne Dubaj etj dhe jetojne si Shejk.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sali bolleku per familien e tij

                                                  ka punuar gjyshi nga shpella per kete dite per supermbesen qe do behej shkrimtate dhe te shkruaj prrallat e ghyshit si ruante dhite,dhe futej ne bllok

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    Sali

                                                    Sa prona te tjera ka kjo familje e djali tyre apo familja e tyre e regjistruar ne emera tje tere sa nuk mund te numurohem.pale llogari bankare jashte.po vajzat e metes ne Angli ku gjeten parate qe jetojne e shkollohen

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. J
                                                      Jeni varikarsa

                                                      Ore, e mbytet miletin me karlliqe. Ne gjermani, si student, deklarohen njesoj te ardhurat, sikur te jesh ne jete profesionale. Natyrisht qe do te pyesin… po c’karlliqe flisni?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. M
                                                        Malo

                                                        Po por keta nuk kane interes per lajme por per mashtrime

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Asd

                                                          Pyetje e sinqerte; sipas teje jane te ndershme pasurite e ketij debilit ze-holle ? Dmth ti beson qe ky i ka bere me pune ?

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Salih Berishi

                                                            Njeriu lind, veshtire te behet! Linde varikars, ashtu di vdesesh, çeshtje gjenetike!

                                                            Përgjigjjuni
                                                          2. S
                                                            Sali

                                                            Sa prona te tjera ka kjo familje e djali tyre apo familja e tyre e regjistruar ne emera tje tere sa nuk mund te numurohem.pale llogari bankare jashte.po vajzat e metes ne Angli ku gjeten parate qe jetojne e shkollohen

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Ilirjan

                                                              Me radhe Sali, me radhe e... me qetesi e dashuri!

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. J
                                                              Juristi

                                                              U kenaqen me keto lajme bombastike vetem Saliu vazhdon te mos e rruaje trapin per gjykatën

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Liri Emra.

                                                                Jemi me shume vones.....por prap mire qe po ndodhin keto gjera.suksese ne detyrën tuaj shume te vështire...Respekt.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. C
                                                                  Cimi vlora

                                                                  Pergjigje pyetjes, ku i gjeti parat ,grabiti pronen shteterore ,sepse ish pronaret jane paguar njehere, kjo ube emundur nga komunisti anti komunist qe pruri demokracine ne Shqiperi te tjerat idi spaku .

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. D
                                                                    Deda...

                                                                    O Cimi Vlora, qe dyshoj të jesh nga Vlora, pronaret dhe jo ish-pronaret nuk janë paguar...

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. k
                                                                      kola

                                                                      Ngrihuni demokare te mbroni shpin e supermbeses në gjermani, vini strazon para.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje