Rama: Pranimi i propozimit të BE-së nga Kosova, hap domethënës. Serbia të bëjë të njëjtën gjë, mjaft me fantazmat e së shkuarës

27 Tetor 2023, 12:48Politika TEMA

Rama: Pranimi i propozimit të BE-së nga Kosova, hap

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për takimin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke theksuar se Kosova pranoi me mençuri propozimin e BE-së.

Ndërsa thekson se ky vendim i Prishtinës është një hap domethënës përpara, nënvizon se është koha që edhe Serbia të bëjnë të njëjtën gjë.

"Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel! Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara.

Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt përparimit përfundimtar.

Mjaft me shikimin e gishtit ndërsa gishti tregon hënën. Mjaft me të njëjtat gërmadha të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft me shmangien e paqes dhe kënaqjen me fantazmat e së kaluarës për hir të politikës së brendshme.

Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra me shumën zero. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëj paqe, për hir të Zotit, dhe vazhdo", shkruan Rama në platformën X (e njohur më parë si Twitter).

14 Komente

  1. R
    Rina

    Kosova e beri hapin e para dhe tani presim te njejten gje nga Serbia

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klea

      Te dyja vendet duhet te ulen dhe te bisedojne per te vene paqe ne rajon

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dona

        Serbia te reagoje sa me shpejt

        Përgjigjjuni
        1. k
          kela

          te reflektojne te gjithe vecanerisht serbet e ta pranojne kete propozim

          Përgjigjjuni
          1. s
            sonja

            gjithmonr kryeministri edi ka qene pro oaqjes e kunder luftes

            Përgjigjjuni
            1. J
              JANINA

              kryekrimineli jevgu Ramuti te mos fut hundet ne punet e Kosoves. RAMUTI te ndertoj buste te greirve neper shqiperi, e te fus hundet ne bythet e greqirve dhe te shkjaut, por te rrij larg nga punet e Kosoves. Jevgu Ramut kryekrimineli eshte plehu i shqiptarise.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Henks

                Janina kari. Të ka dhjerë papuja në gojë sot apo akoma?

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Greku

                  Edi eshte miku me i madh i shqiptarve e sidomos i Kosoves. Me shume Edi ka agituar fhe biseduar dhe perkrah Kosoven se te gjithe lideret kosovar. Kosovaret kane ra nen ndikimin e Salih kriminelit, i cili prej fillimi te problemeve ne Kosove, ishte kundra pamvarsise se Kosoves. Tani po e shofem se kush ka qene Salih krimineli.

                  Përgjigjjuni
              2. o
                ona

                vetem me dialog zgjidhet kjo ceshtje

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Flamur

                  Te lene pas te shkuaren e te shohin drejt nje te ardhme me te mire per te dy vendet

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi

                    Jam i sigurt qe dhe Serbia do beje te njejten gje pasi kjo eshte zgjidhja me e mire

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tutifruti

                      Shtrohet pyetja: a mendon Vučić-i që kjo është zgjidhja më e mirë (për Serbinë)?

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Buda

                      Kosova pranoi me mençuri propozimin e BE-së duke bere gol ne minutat shtese; tashme topi ndodhet ne fushen e Gebelsit te Milloshevichit.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Me ne fund u kthye ky ufo ne atdhe

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje