Një prej personazheve që Sali Berisha ka vënë në shënjestër që prej ditës kur GJKKO vendosi masat e sigurisë ndaj tij dhe i arrestoi dhëndrin, është Vladimir Qirjazi, ish- gjeneral brigade, ish- komandant i Komandës Mbështetëse në Forcat e Armatosura, që i rezistoi 3 vite privatizimit të ish- kompleksit Partizani, të cilin e konsideronte në shkelje të ligjit.
“Komanda mbështetëse, me drejtues gjeneral Vladimir Qirjazin, ky personalisht ishte bllokuesi kryesor”, akuzonte 3 ditë më parë Berisha para mediave.
Por si e zgjidhi Berisha një ‘problem’ të tillë? Me dekret të presidentit Topi nr. 6231, datë 2 shtator 2009, Qirjazi shkarkohet dhe në vend të tij me dekret 6291 datë 7 tetor 2009 emërohet në pozicionin e komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral Xhemal Gjunkshi.
Gjunkshi i gatshëm për t'u bindur urdhrave dhe për të nënshkruar menjëherë dhe pa asnjë kundërshtim merr gjithçka në dorë. Në vetëm 24 orë bën plot 5 veprime.
Vetëm një javë pas emërimit, më datë 15 tetor 2009, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Arben Imami autorizon Xhemal Gjunshin si kompetent për shitjen e pronës. Pa kaluar 24 orë, Gjunkshi kalon të gjitha procedurat që ishin të pamundura të kryheshin prej 3 vitesh nga Qirjazi.
Më 16 tetor në drejtim të Gjunkshit vjen një memo që i kërkon të bëhet kontabilizimin. Menjëherë ai ngre grupin e punës për të bërë kontabilizimin. Grupi i punës i pasqyron marrjen në dorëzim të pronës me vlerat kontabël përkatëse.
Gjithashtu Gjunkshi nuk humbet kohë por njofton Ministrinë e Mbrojtjes për kontabilizimin e pasurisë. Dhe në po të njëjtën ditë vetë Xhemal Gjunkshi bën dorëzimin e pronës te familjet e njohura pronare, ku firmos edhe Jamarbër Malltezi.
Ndërsa shitja zyrtare, në prani të noterit është bërë 5 ditë më pas, më datë 21 tetor. Në dokument firmos në emër të shtetit Xhemal Gjunkshi dhe ndër firmat e pronarëve edhe Jamarbër Malltezi.
Nga ky moment Xhemal Gjunkshi njeh vetëm ngjitje në karrierën e tij. Ai më 8 gusht 2011 merr detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa në vitin 2017 u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa paraardhësi i tij në Komandën e Forcës Mbështetëse, Vladimir Qirjazi, pas shkarkimit u lëviz në një tjetër pozicion derisa sa më vonë u përjashtua totalisht nga forca e armatosura, si një hakmarrje për një shërbim që nuk pranoi ta bënte në shkelje të ligjit.
Në dosjen e SPAK evidentohen dhjetëra veprime prej Qirjazit, komunikime të tij me eprorët, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministrat e Mbrojtjes Oketa dhe Imami, deri te presidenti i Republikës.
Gjenerali skrupuloz i shqetësuar nënvizonte se procedura për privatizimin nuk është ligjore dhe se statusi i pronës ishte i paqartë. Ai rezistoi, me gjithë presionet dhe kërcënimet e marra, dhe nuk pranoi kurrë të vinte nënshkrimin e tij në procedurat e gjykuara të paligjshme.
SPAK evidenton në dosje një letër të pa protokolluar, letër ankesë për gjeneral Qirjazin nga familjet e pronarëve, por disa nga firmosësit e letrës më vonë kanë thënë se nuk e mbajnë mend ta kenë nënshkruar.
Një tjetër letër e konceptuar nga Ilir Kadiu, që rezulton një prej pronarëve dhe që i kishte dhënë Jamarbër Malltezit të drejtën për ta përfaqësuar duke i dhënë 5% të pronës së tij, pretendon për shkelje nga Qirjazi dhe vendosin ultimatum prej 10 ditësh për gjeneralin. Letra firmoset nga sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
Marrë shkas nga këto, me firmë të Sali Berishës nxirret urdhri i datës 16 prill 2009 për t’i ushtruar kontroll Qirjazit.
3 javë më vonë, Ilir Kadiu, një prej pronarëve të pronës, në konflikt total interesi, së bashku me një inspektor tjetër përpilojnë aktin e inspektimit dhe ngarkojnë me përgjegjësi Vladimir Qirjazin dhe kërkojnë masa disiplinore.
Por Qirjazi reziston, edhe pasi në zyrë e kishte thirrur ministri Gazmend Oketa, i cili i kishte thënë ‘duhet të firmoset, ma kërkojnë edhe mua’. (Shqiptarja.com)
Po lerini mo dallaveret. Po ku kishte shkelje te kushtetutes dhe te ligjit ne kohen e vulemadhit
:-) te dhjefsha gradat o Xhemal Gjunkshi... lepurush ke qene dhe do mbetesh, nje zdroms qe i merrje para ushatarakeve qe shkonin me misione te ndryshme.... burre buthqim
Banditet ....
Kapini prej zhelesh keta bandita! Drejtesia vonon por nuk harron.
Nuk e ka emrin Ilir Kadiu por Ilir Kadia babai i zv ministrit te Rames ,Besart Kadia ose thene ndryshe kameleoni.Ilir kadia ish ronar ne kete truall ishte keshilltar i lexhendes kurse sot i biri eshte keshilltar i kryelexhendes Ram Kapsolles.Te pakten te sqarohen njerezit qe keto pjerdhin ne nje poc te gjithe
Gjeneral Qiriazi pervec respektit qe me sjell vetem mbiemri yt qe erdhi nga patriotet qe donin qe ky popull te arsimohej dhe te kishte te shkruar gjuhen e tij, me ben te kuptoj qe je vertet gjeneral, atdhetar, qe respekton ligjin dhe kushtetuten, e di ndoshta respekti yne, i shqiptareve te thjesht nuk eshte shperblim financiar por pasuria materiale nuk te ben njeri, karakteri te ben dhe ti zoteri je njeri i nderuar. Nje jete me dinjitet dhe ne varferi eshte shume me me vlere dhe e rendesishme se nje jete ne luks por pa dinjitet. Ndoshta jam idealist dhe per nje pjese te mire te popullates kjo quhet dobesi por te mos harrojme kur te ikim nga kjo bote nuk do marrim dot as vilat as milionat, as makinat luksoze, ne ate dy metroshin ngelen dy alternativa te percillesh me respekt dhe dashuri ose te kunderten e kesaj
Qirjazi burr danoc qe njohur e kam patur komandant me plot kuptiminin e fjales. Ka patur sa te duash legena dhe servil kur vin shkresat beheshin shtup,ky sdonte tja dinte se ushtaraku i ndershem udhehiqej nga kushtetuta dhe nje qe bie ndesh me kushtetuten nuk zbatohet. Sali krimineli e leroi nga ushtia ne ate koh,por sot flen i qet me femijet e tij. HALLALL tamam patriot gjynah qe sot i kemi shum te pakt.