EKSKLUZIVE/ Xhevahiret e kompjuterit të sekuestruar: Fatmir Bektashi i ka dorëzuar Malltezit divident edhe me cash

27 Tetor 2023, 11:44Politika TEMA

EKSKLUZIVE/ Xhevahiret e kompjuterit të sekuestruar: Fatmir Bektashi i ka

Dosja e SPAK, në ngarkim të Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, çdo moment ofron xhevahire nga më të ndryshme, ku tregon se veprat penale aty janë me okë, mjafton të studiosh materialin.

Në çdo paragraf gjenden fakte të tmerrshme të qarkullimit të shumave marramendëse parash.    Sekuestrimi nga ana e SPAK në qershorin e vitit 2023 të një kompjuteri të Studios Pustina, duket se ka qenë vendimtare për sigurimin e provave më të fuqishme përveç atyre që tashmë diheshin.

Gazeta TemA zotëron pjesë të kësaj dosje, ku bëhet fjalë se Fatmir Bektashi, de jure CEO i kompanisë së ndërtimit që ka ndërtuar 17 kullat në territorin e ish-klubit Partizani, shpërndante dividentin, paratë që tepron nga shpenzimet për pronarin real Jamarbër Malltezi. E këto para nuk kanë qenë gjithmonë në bankë, por në një pjesë dërrmuese kanë lëvizur në dorë si para cash. Element ky që as ka filluar të hetohet. Pra, deri më tani, ai 5.4 milionë eurosh i sekuestruar dhëndrit të Sali Berishës, janë para që kanë qarkulluar në rrugë bankare.

Në kompjuterin e studios Pustina, bëhet e qartë se Fatmir Bektashi, të gjitha paratë që tërhiqte dividend i dërgonte menjëherë tek dhëndrri i Berishës. Për ta shpjeguar më qartë; sikur Bekrashi të kishte një dyqan ushqimoreje, ai në darkë merrte xhiron e parave, paguante rroga e shpenzive, çfarë tepronte ja dërgonte direkt Jamarbër Malltezit.

Kjo jepet qartë në dosje, ku thuhet se “Bashkëngjitur do të gjeni  tabelat për dividentet e tërhequr për Z.Jamarbër Malltezi, ku janë realizuar korrigjimet. Pas korigjimeve të realizuara rezulton se janë tërhequr si divident nga Z.Fatmir Bektashi 304 mijë euro dhe janë paguar për Z.Jamarbër Malltezi 214 mijë euro”.

Ndërkaq, në dokumentin e dosjes së SPAK, theksohet se “Fakti i dorëzimit të këtyre dokumenteve në studion Pustina nga shtetasi Fatmir Bektashi de rakordimi i bërë mbështetet në aktin e ekspertimit numër 118 datë 29.6.2023 në lidhje me kompjuterat e sekuestruar në studion Pustina. Ka rezultuar se ka mbërritur emaili i datës 29.05 2022, në orën 04.48 nga shtetasi Fatmir Bektashi për shtetaset Andia Pustina, Odeta Fishta dhe Eralda Ikonomi me përmbatje.

Subjekt Re Llogaritje dividentit

Përshëndetje Znjsh Fishta, ju falenderoj për materialin. Në dijeninë tonë ka edhe materiale të tjera të shpjeguara në dokumentet rakordues të cilat ju ka dërguar Suzana dhe Vangjeli të cilat ju i keni.

Duhet marrë në konsideratë edhe ato materiale që të kemi një situatë reale. Më thoni kur ti gjeni që ti shikojmë së bashku. Fatmir Bektashi”.

Në dosje theksohet se nga përmbajtja e këtij emaili, shtetasi Fatmir Bektashi nuk është dakord me të dhënat në tabelën e pasqyruar me emërtimin Fitim divident 2022, sepse nuk kanë marrë në konsideratë dokumentet rakordues, konkretisht tabelat e sekuestruara pranë studios Pustina.

Në deklarimin e 18 majit 2023, shtetësja Suzana aliaj ka deklaruar se “Kjo tabelë është ndërtuar me të dhënat që më ka besuar CEO i shoqërisë Fatmir Bektashi, në lidhje me llogarinë e tij personale se ku e ka çuar dividentin e tij. Pjesa e tabelës që ka përshkrimin “për faturë”, është veprim bankar për likuidim faturash që janë paguar për llogari të shtetasit Jamarbër Malltezi për licensën që ai zotëronte ‘për Shëbime ambjentale’’. Të githa dokumentet që kanë përshkrimin ‘Bankë” janë veprime që janë kryer nga shtetasi Fatmir Bekrashi nga llogaria e tij personale. Në lidhje me përshkrimet cash nuk kam dijeni” Dhe dokumenti përfundon me frazën: “Këto janë informacione konfidenciale të CEO shtetasit Fatmir Bektashi të cilat i kam pasqyryar siç mi ka thënë ai”.

TemA

EKSKLUZIVE/ Xhevahiret e kompjuterit të sekuestruar: Fatmir Bektashi i ka

 

16 Komente

  1. A
    Ari

    Paskemi qene shtet shkerdhatash!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      I raftë kanceri në zemër gjithë hajduteve të korruptuar non grata dhe grata.Mallkuar qofshin ata ,familjet e tyre, fëmijet,nipat dhe mbesat perjetësisht.Mallkimi i popullit vonon sepse posta nuk funksionon mirë,por do arrijnë në destinacion.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond Vlonjati

        Hahahahahaahahahahahhaahahaha _- kjo eshte qesharake more. Po pse ca lidhje kane keto me korrupsionin. Ai eshte aktivitet privat midis dy personave private, nuk eshte se ndodh midis personave Shteterore Keta te dy nuk punojne ne shtet, keshtu qe kjo nuk ka kuptim .

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xen Bolja

          O Qim kan bo pastrim parash. Pastaj ku kupto kaptina jote shtremt pune finance. Ik boj palester se te don bac Sal Karagjiqi per revolucjon

          Përgjigjjuni
    2. h
      hajnia

      vjedhe e trashe qe tregon shume se sa pa tru jane pjesemarresit! BURGaxhijt po te presin me shume dashuri ...

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        5.4 mln jane vetem maja è ajsbergut. Ky bektashi, eshte thjeshte sherbetori i Jamshejtan malltezit. Katundaria ne qytet... Kombi ne rrezik. Malltezét berishajt metajt... rastesisht katundaré? E pra, popull qe u beson te ardhmen e vet europiane... ca katundareve!! Ja edhe sot qe po u shtrengohet laku... ata qe po i mbrojne, jane gjithnje... katundaret, provinciale! Nuk na pelqen por... Keto jane FAKTE.

        Përgjigjjuni
        1. N
          NYC

          Shume e vertete

          Përgjigjjuni
        2. L
          Luani

          O delet e pd, o ju qe genjeheni me nje cope buke , largohuni nga monstra, shikoni cfar ka bere udheheqesi juaj , ju peshon me flori te gjithe sa jeni, ju skeni buk te hani.... largohuni sa me pare nga kerma qe kundermon..!!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond Vlonjati

            Boll ti o rot kari. O lopcar , ! Ca po te ben Berisha ty o hajvan , kur Berisha qka 10 vjet nuk esht ene pushtet, ndersa kemi ne krye nje hajdut dhe sheebetor te Serbise si Kryemiistri Rama . Rama po te vjedh per dite miliona dollare me djegesat e mbeturinve qe nuk ekzistojne, me anijet qe gjasme do profhojne energji eletrike dhe nuk nuk bejne azgje porrijne ne mes te detit, ndersa Rama ju jep miliona dollare. K vendos cmimin e Karburantit me te shtrenjte ne Bote. I shtron ruget me 30 milion dolalre per kilometer . Si ka mundesi kaq njerez budallenj jeni ju more suflaqet e Rames ? Ju jeni nje turp more me kete nivel kaq te ulet q enuk kuptoni dot qe Rama po ju vjedh hapur fare

            Përgjigjjuni
            1. C
              Con rakia

              Jon të tredh ka trutë ene do jan puntor administrate se kan menim unik isoj t'gjithë

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liri Berisha.

                "Raimond Vlonjati"! Pa sa me kultur qy je mer MALOK SHPELLASH. Emri o kapistall, thon andej na lumi i Vlores, kurse nga lumi Cem thon ndryshe

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xen Bolja

                  O Qim ik e ruj dhit ne Has, or tej. A sport i rand per ty o ksptin cepsh

                  Përgjigjjuni
              2. N
                NYC

                Rrofte Berisha i pare Rrofte Princi i Vicidolit Xeni Rrofte pricesha Gita Rrofte queen console Liria Kjo ishte Shqiperia per ato vite

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Latif Dreqi

                  Kto jane vetem shpifje te Rames. Familjen qelibar Berisha, edhe me flori ta lash, prapseprap nuk i iken muti dhe zhuli nga e ka prejardhjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nip ekonomist

                    O idjote gazetare!mos u merrni me bisnesmenin.Edhe une desha te ndertoj ne pronat e gjyshit Alush Mukja ne Elbasan Katundari Boci e Salivucitolu inaguruan supermarketin ne pronen e gjyshit tim,me investitor bullgar!?Edhe sot katundari Boci nuk r tregon emrin e bisnesmenit bullgar.Djali i Alush Mukes ,,Tomorri eshte shefi i pare i arsimit ne Tropoj.Boci eshte sternipi i bujkut i te ndjerit AlushSalivicitolit Tomorr Mukja ja ka nxjerre bursen e shtetit per ne shkollen e infjemerise ne Vlore,

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali kufoma

                      Enveri i binte shkurt,,,,eshte e kote me derdh energji e shpenzime te taksapaguesve shqiptar,e parate e shtetin me 100 gjyqe,,,,enveri tre muj hetuesi,,dhe pjesa tjeter pun te detyruar dhe Burg,,,ky dihet qe esht fut deri ne gryke ne mut,,,

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje