FOTO/ Erion Braçe krahason protestën e PD me 14 shtatorin 1998: 28 vite me zjarr, po e njëjta ndërtesë dhe i njëjti qëllim

26 Janar 2026, 10:30Politika TEMA
FOTO/ Erion Braçe krahason protestën e PD me 14 shtatorin 1998: 28

Depututi i PS Erion Braçe, ka bërë një krahasim të protestës së 24 janarit 2026 të PD dhe ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ku në Tiranë u organizua një grusht i mirëfilltë shteti me protagonist Sali Berishën, i cili pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës. 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se është po e njëjta ndërtesë ku janë zhvilluar të dyja ngjarjet dhe i njëjti qëllim për pushtet.

Ai thekson se atëherë përdorej antitanku mbi godinë, ndërsa sot molotov dhe fishekzjarrë mbi njerëzit e shtetit, dhe se askush nuk mbahet përgjegjës, si atëherë ashtu edhe sot.

'14 shtator 1998-24 janar 2026/ 28 vite me zjarr! I njëjti vend-bulevardi; E njëjta shënjestër-Kryeministria;

I njëjti qëllim-pushteti. I njëjti pretendent-srb 82. E njëjta mënyrë, me zjarr! I vetmi ndryshim;

Nga antitanku mbi godinën, tek molotovi dhe mitrolozi fishekzjarre mbi njerëzit e shtetit! Si atëherë dhe sot, nuk bëhet përgjegjes kush', shkruan ai.

6 Komente

  1. T
    Teodor

    Po me 21 janarin pse nuk e krahason... me cfare e justifikon 22 janari . Sot situata eshte shume here me keq se atehere.demokracia akoma me keq. Korrupsioni as ka te krahasuar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pal Vata

      Doli prape ky zbatharaku i Oparit , leckamani , morracaku , i pa ngreni , i pa nxeni , perfaqsuesi me tipik i fukarenjeve qe zbriten ne qytete pas 1945. Po ky leckamani kur sosi nga Berati ne Tirane u be hajdut xhepash neper autobuza urban. Ky telendare u be deputet i perjetshem , zv / kryeminister firmosi vjedhje te medha , por mire doli , me nje kat pallati te parku kombetare

      Përgjigjjuni
      1. U
        Une dhe Enveri nuk dîme gje

        Je vertete pal vata.... Ilaçet se do behesh keq.

        Përgjigjjuni
      2. q
        qytetari i paparti

        Mos shko aq larg o burre, se nuk e kuptojne njerzit, ca kane vdekur, ca kane ikur, ca s;kishin lindur, krahasoje me protesten tuaj te 21 Janarit 2o11 dhe qytetaret do bejne vete diferencen. Tung.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teodori

          Je ligjvenes kerko burge per keta terrorist. Pse e lini te lire nje kriminel si Berrisha. Bollé me krahasime rrasi brenda terroristet..

          Përgjigjjuni
          1. z
            zera nga vilajeti

            Dy palacot ordinere historik: brace tek ps-ja, murrizi tek pd-ja.Dy rrjedhje gjirizi qe konvergojne tek njera tjetra.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje