Deputetja Demokrate Orjola Pampuri, ka reaguar pas caktimit të trupës gjykuese, që do të shqyrtojë çështjen e vulës në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjyqtarët që do të shqyrtojnë çështjen janë Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Pampuri i bën thirrje gjyqtarëve ta ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm këtë çështje, ndërsa thekson se koha kur për interesat personale kërkohet të mbahen peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Reagimi i plotë i nënkryetares demokrate:
Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të trupës gjykuese që do të shqyrtojë në themel çështjen e PD-së, ne i kërkojmë Magjistratëve të Apelit që ta trajtojnë atë me prioritet dhe me profesionalizëm, si interes për demokracinë dhe vendin dhe jo thjesht si një çështje të brendshme partiake.
Pas më shumë se dy vitesh zvarritjesh të pakuptimta dhe duke qenë se jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, është koha që ky diskutim të marrë fund dhe që Partia Demokratike të vijojë misionin e saj për t’u shndërruar në shpresën që presin shqiptarët.
Koha kur për interesat personale kërkohet të mbajnë peng një parti politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Dhënia fund e diskutimit të statusit të saj do ta çlirojë PD nga pengmarrja dhe nga përdorimi për interesa vetjake, dhe do ti japë mundësi të jetë alternativa e duhur për njerëzi
E vetmja zonjë që ka e gjith PDja. Është vërtet një femër për tu respektuar, por hajdutët, kurvarët të pa aftët, kanë zaptuar kryesinë e tl gjithave PDve, se tani seshtë më një PD, ka foltore, ka bardh e mul nevojtore ka dhe berish gore. Kjo zonjë është në vëndin dhe kohën e gabuar, sepse gra të tilla i duhen politikës dhe shtetit. Respekte.