
Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur, kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilët vendosën që t’i jepnin vulën e partisë Enkelejd Alibeajt.
Reagimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor:
Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.
Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese dhe e papranueshme. Thirrjet publike për vetëgjyqësi, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësisht mos dakordësisë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës.
Aludimet për “kapje” të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsionit që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.
Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë.
Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.
Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjellje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit.
Kush tjetër përveç Sali Berishës i ka bërë presion gjykatës ? KLGJ , pse nuk godet direkt në shënjë , po vjen vërdallë ? Departanenti amerikan i shtetit , midis të tjerave e ka cilësuar dhe si shantazhues të drejtësisë Sali nin gratën ! Nqse ka ligje,pse nuk zbatohen për këtë njeri ?
JENI NJE KESHILL QE AS EMER NUK PERMENDNI SI TE SALEHUT ILIRIT APO TE PARTIVE PERKATESE...........DHE PRESIM NE TE BENI JU DREJTESI NJE TUFE FRIKACAKESH QE PAGUHENI ME TAKSAT E POPULLIT E QE JENI NJE BARRE E RENDE PER TE.
Po qe se jemi shtet ligjor nuk ka vend per deklarata.Cdo gje zgjidhet ne gjykate.Cojeni qenin ne gjykate dhe atje te bilbilos
O komentues a nuk e kuptoni qe reforma ne drejtesi nuk po ecen pre ketyre gjyqtareve dhe prokuroreve qe jane ?mire i thone me mire djepin bosh se shejtanin brenda ,prandaj i lind e drejta popullit te ngrihet ne proteste per keta gjyqtar dhe prokurore dhe ti nxjerin jashte keto plera .
Pse nuk thirret ne gjyq kreu i agjenturse serbo-ruse per shpifje?!