Gazment Bardhi: Basha nuk kthehet më si kryetar i PD! Dorëheqja e tij është çështje e mbyllur

8 Mars 2023, 16:06Politika TEMA

Gazment Bardhi: Basha nuk kthehet më si kryetar i PD! Dorëheqja e tij

Deputeti demokrat Gazment Bardhi shprehet se dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD është një çështje e mbyllur. I pyetur nëse ai do të rikthehet, duke qenë se figuron ende si kryetar në gjykatë, Bardhi rrëzoi të gjitha dyshimet.

“Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike.

Kurrsesi (nuk kthehet). Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar me të. Çdo anëtar duhet të kontribojë për të maksimalizuar fitoren”, u shpreh ai.

Më tej, deputeti demokrat kërkoi që të dyja grupimet të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit. Gazment Bardhi mori shembullin e Bashkisë së Kurbinit, për të cilën tha se ka qenë një bastion tradicional i të djathtëve, por në dy mandate radhazi i është lënë PS.

“Për shkak të problematikave brenda partisë, ne kemi falur dy herë Bashkinë e Kurbinit. Kurbini është bastion i Partisë Demokratike.

Në 2015 kemi tërhequr kandidatin dhe në 2019 nuk u futëm në zgjedhje. Bashkia e Kurbinit tradicionalisht është një bastion i yni dhe e fitueshme nëse kemi një kandidat të unifikuar. Nëse dalim me dy, rrezikojmë për herë të tretë”, u shpreh Bardhi në News 24.

 

 

6 Komente

  1. D
    Dauti ta fut......

    TI E KE KOLLAJ FUTI NJE RRUGE NE ELBASAN TE HASHE LLOZIN...............

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dauti ta fut......

      TI E KE KOLLAJ FUTI NJE RRUGE NE ELBASAN TE HASHE LLOZIN...............

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ballisto-komunist Ali beu

        Ali beu vdese per tu bere nje çik kryetar endra shikon ballisto-komunisti po nuk besoje se do ti realizohet ....

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          O Gaz o goce e mbare, po skeni njerez o goce!

          Përgjigjjuni
          1. s
            shkelqim

            Bravo Gazi,jam krenar qe PD zyrtare ka homoseksualin me te sukseshem ne krye te saje . Big up (ose big pas) dude.

            Përgjigjjuni
            1. s
              spata

              Bardhi.Te shikoje shume kurajoz, per fatin e Pd, me keto deklaratra; por je i gabuar. Basha dihet se kush ka qene dhe pse u perdore shebek nga Berisha.Behuni pak te zgjuar dhe gjejeni pozicjonin ne se do te vazhdoni karjeren ne politke . Nuk di deri me sot, pas shpalljes se Mevetesise, qe shqiptaret te kene nxjerr politikane per popullin e tij .Jo se na kane munguarr por vesi i tradhetise nuk ka lejuar, qe ne krye te vendit ,te vijne burra te mencur e partiote . Ti shpreson se pa Bashen demokratet dote bashkohen per te formuar nje koalicjon te ri te Pd. Harroje te ndodhi nje gje e tille.Sa te jete gjalle perbindshi (kriminel Berisha), jo Pd, por e gjithe politka shqiptare nuk ndryshon nga metodat antidemokratike qe u zbatuan nga Berishizmi . Ti je politkane i ri . Nuk kupton ose s'do te kuptoshe se ceshte Berishizmi qe nxorri koken me vendosjen e demokracise ne vitet 90.Po te shpjegoje shkurte se si lindi berishizmi .Ne vitet 1988 dolen ne shesh tendencat e ndryshimit te sistemit ne Shqiperi .Shkak u bene disa levizje politke pas shembjes se murit te Berlinit . Troc Perandorija e Komunizmit Sovjetik u dorezua para popujve liridashes te Lindjes .Shtrohej pyetja !.Po shqiptaret e Ramiz Aliajt cdo te benin?Shqiptaret flinin gjume dhe komunistet e tipit Sali, qe i serviloseshin Ramizit ,u bashkuan dhe mendonin fatin e ndryshimit qe do ti ngjante nje uragani .Uragani cfryu dhe populli u tradhetua. Ramizi ,si agjent i shumefishte, mashtroje Aleatet tane dhe ngriti kete klase politke qe sot gezojne shqiptaret . Populli qorazi u shkoje nga pas udheheqsve te pluralizmit .Ne atmosferen e ndryshimeve, qe u shoqerua me nje demagogji e propagande anti komuniste nga komunistet e tipit Sali, keta forcuan dhe jane te pathyeshem si politkane te pandreqshem ogurezinje per popullin . Ndodhen dhe po ndodhin skandale te permasave te medhaja sa shqiptaret harruan se ku po i shpinte kjo rruge e re . Te mashtruar nga therrimet ,qe ju sillte te qenit politkane , deputet apo simpatizante te kryetarve te partive politke ,te gjithe ju nenshtruan vullnetit te arqitekve te demokracise se shtrembet . Sot shqiptaret nuk ndryshojne ose nuk perfitojne ato qe u jep demokracija .Kane rene nen thundren e Berishizmit te gjithe demokratet dhe te Rilindjes socjaliste ( qe nuk eshte socjaliste ) te Rames . Ti o Bardhi bashke me te tjeret qe keni mbetur ,nga lemshi i PD, nuk shpetoni nga Berishizmi edhe kur Saliu te na lere shendetin . Shpetimi juaj ishte qe kur filluan krisjet brenda perbrenda cerdhes se Berishizmit . Nuk u distancuat e te dilnit si Kadillari per te krijuar forca te reja politke pa tespijet e babagjyshit Sali . Fati juaj eshte koke me koke si tespijet ne duarte e Berishizmit. Po e keputet fillin shpetuat ju dhe shqiptaqret .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje