Sulmet ndaj SPAK, Meçe: Të isha prokuror Metës do t’i kisha vënë prangat!

29 Prill 2024, 19:30Politika TEMA

Sulmet ndaj SPAK, Meçe: Të isha prokuror Metës do t’i

Sulmet e ashpra të Ilir Metës në drejtim të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, janë vepër penale dhe duhet të dënohen. Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se të ishte prokuror do t’i kishte vendosur prangat Ilir Metës për sulmet ndaj drejtësisë.‘Deri më sot nuk kam dëgjuar nga Edi Rama që ti kundërvihet mekanizmit. Lavirja e bulevardit është qëndrim publik. Të ishte për mua i kisha vënë prangat Ilir Metës. Intimidimi i institucioneve shtetërore është vepër penale dhe megjithatë ai belbëzonte. Jemi kundër veprimeve të SPAK.’- tha Meçe.

Duke u ndalur tek sulmi me tritol ndaj gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër, avokati Alban Duraj tha se duhet ta shohim edhe me një sy pozitiv, kjo pasi po tregon se drejtësia po funksionon.

‘Është rast i paprecedent për të ardhur keq. Duhet të solidarizohemi dhe të japim mbështetjen maksimale. Është një ngjarje mjaft e rëndë. Duhet ta shohim me një sy mjaft pozitiv, pasi për të parën herë kemi një rast që gjyqtari të sulmohet. Kjo tregon se drejtësia po funksionon, kur kemi kështu përplasjesh tregon se po funksionon sistemi. Kur nuk e korruptojnë dot... fillojnë me këtë mënyra. Besoj se më parë ka pasur edhe presion gjyqtari. Duhet të kenë një mbrojtje maksimale. Kemi pasur kërcënime edhe për prokuroren e SPAK. Ne duhet t’i japim mbështetje këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve.’- tha Duraj për gazetarin Arbër Hitaj.

Nga ana tjetër Meçe bëri thirrje që autorët e këtij sulmi të rëndë të gjenden.

‘Të gjenden autorët e këtij krimi të rëndë. Ekziston perceptimi se kjo nuk është ngjarje që mund të ndikojë për të vënë në lëvizje agjentura që tentojnë të destabilizojnë vendin. Mobilizimi më i madh i shtetit është një gjenden autorët. Tani lidhet me krimin e organizuar.’- tha Meçe.

5 Komente

  1. P
    Pordhe - pordhe - pordhe e asgje .

    O Mece po pse na hapni barkun more derzi pse po te ishe c’fare do benje si Llalla e Dumani merrnje ate rroge nja 5-6 mije euro ne muaj e nga ca nga keta qe gjoja po hetohen e me siguri si Llalla e Dumani , ja po na duhet e ca prova jo po na duhet ti shtye edhe ca hetimet e ne fund hic asgje vetem llafe , llafe , pordhe jo vetem nga Saliu maje pallatit po edhe Likja qe ne toke pa Mona nuk e rruan fare ajo e ka ndare mendjen qe s’ka per te ndodhur gje .

    Përgjigjjuni
    1. T
      TIRONA

      Vetem nje???? bythelepires mendon dhe shpreson si ju! Populli ,USA,BE mbeshtet fuqimisht SPAK!

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tom

      Me thoni nje zyrtar te larte aktual qe eshte brenda. Jo ish...dhe ata nja 3 jane....

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben

        O Tom, po ku ke qene gjate ketyre viteve qe jane arrestuar me dhjetera zyrtare te larte? Dukesh qe sapo je zgjuar nga gjumi... Shko e laji syte qe te te dale gjumi dhe pastaj na bej ndonje koment tjeter me te zgjua se me kete qe ke shkruar ja ke fut kot. Ish ministri i brendshem Saimir Tahiri u denua me burg, apo se ke marre vesh zotrote? Ish Zv. K. Ministri Arben Ahmetaj eshte ne kerkim nderkombetar. Ish ministri i ministrise se ambientit eshte po ashtu ne burg. Salih Berisha eshte ne arrest shtepie. Jane 5 drejtore te Bashkise se Tiranes ne burg per korrupsion. Keto jane vetem disa raste qe zotrote, duke qene ne gjume nuk i ke marre vesh, por ka edhe shume te tjere qe jane ne burg, ne proces gjygjesor ose nen hetim.

        Përgjigjjuni
      2. s
        sofi

        Jam nje qytetare e thjeshte shqiptare.Mendoni cfar do te me kishin bere mua sikur te flisja me ate gjuhe per SPAK ose ndonje tjeter institucion shteteror.Mendoni sa here ka bere thirrje per rremuje ne popull Meta dhe Saliu: rrembeni armet, rembeni kosat , duhet revolucion, duhet permysje me dhune e tjera e tjera .Per thirrje te tilla nje qytetari do ti kishin dhene nja 10 vjet.KY eshte mendimi im.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje