Evi Kokalari i kthehet Këlliçit: Nëse humb ndaj Veliajt, zotohu që të largohesh nga politika

10 Janar 2023, 11:03Politika TEMA

Evi Kokalari i kthehet Këlliçit: Nëse humb ndaj Veliajt,

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari shprehet se PD nuk i duhet një kandidaturë si Belind Këlliçi, të cilin e konsideron manipulator.

Përmes një postimi në Facebook, Kokalari ka reaguar për intervistën e djeshme të Belind Këlliçit që tha se Berisha sipas statutit do të votëbesohet nëse humbet zgjedhjet.

Kokalari shkruan se i pari duhet të jetë ai që duhet të dalë nga skena politike nëse humbet përballë Veliajt më 14 maj.

“Ky gjeniu i 'diplomuar' te Fulzi (ose jo), e që na flet për votëbesimin e Berishës mbas zgjedhjeve të Majit, mos ja qaj hallin Berishës, se Berisha në PD votëbesohet pa problem 365 ditët e vitit, e fiton çdo herë.

Por ky të zotohet që kur të humbi kundrejt Velias, të dalë komplet nga skena e politikës. Në fakt PD-ja i ka bërë shumë dëm vetes me këtë individ. Kur ti mundohesh të luftosh oponentin, duhet ti japësh popullit një alternativ ndryshe nga ajo që lufton. Duhet një alternativ ndryshe”, thekson Kokalari.

2 Komente

  1. a
    analisti i thekur

    Pse loqe eshte ai te beje kete deklarate moj bunder.Mesa e dha dorheqien ai legeni yt Trampi do japin dhe keta doreheqien

    Përgjigjjuni
    1. g
      goni

      ai se thote dot ate gje sepse e di qe nuk do fitoje ,thjeshte ky kandidim i jep nje dore politikisht e i siguron disa mbeshtetje me shume qe do i duhen ne jeten pas zgjedhjeve vendore......me kete nuk dua te them qe veliaj eshte me i forte por thjeshte ka me shume para se eshte ne pushtet ,premton me shume dhe korrupton me shume ....ne fund te dites asnjeri nga te dy nuk do duhej te ishte as kryetar as politikan ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje