Fatbardh Kadilli: Akuzat e Berishës ndaj Bashës? Jemi katandisur që merremi me njëri-tjetrin

15 Nëntor 2022, 21:00Politika TEMA

Fatbardh Kadilli: Akuzat e Berishës ndaj Bashës? Jemi katandisur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli deklaroi se përfaqësues të opozitës nuk duhet të hedhin akuza në drejtim të njëri-tjetrit, duke veçuar kryedemokratin, Sali Berisha, paraardhësin e tij në detyrë, Lulzim Basha dhe deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kadilli tha se me akuzat e ndërsjella, opozita po e nxjerr veten nga misioni i saj.

Sipas tij, Berisha duhet të kujdeset për një alternativë të re.

“Se çfarë besoj unë është pak e rëndësishme. Ajo që unë di, është që ne si opozitë duhet të heqim dorë nga këto lloj akuzash, sepse ne po i heqim kuptimin e vërtetë akuzës ndaj kundërshtarit. 

Nuk besoj se ai që është në opozitë ka mjetet e korruptimit. Mjetet e korruptimit janë paratë e buxhetit të shtetit, tenderat, koncensionet, këto nuk i jep opozita, i jep pushteti.

Nëse opozita katandiset të sulmojë vetveten, ne kemi nxjerrë veten tonë nga misioni. Për mua e dëmton, sa të merret me sulmet ndaj kundërshtarit, duhet të kujdeset për të prodhuar një alternativë të re”, theksoi ai.

3 Komente

  1. P
    Petriti

    Pirdh, pirdh o Kadill! Ju tere jeten me spiunlleqe jeni marre, duke filluar nga dhjeramani juaj shume i dashur Saleh Karaxhic Berisha! Cfare ka bere Saliu me ju, qe nga viti 1992? Me keto gjera eshte marre, me shpifje, kercenime, presione dhe vrasje - keto i ben mire ai, se i ka mesuar nga Sigurimi i atehershem dhe nga UDB-ja sebe! Apo jo? Prandaj o Kadill merr ate rrogen nga PD-ja dhe mos fol!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salkari

      Ky buzpidhi Kadilli eshte me te dy dhe seshte me asnje , ky e ka ne regull , godet kedo perkrah kedo ...keshtu je brenda per cdo gje ...asnjanes dhe interesaxhi i temershem...vec si se voton e perkah asnje si shpjegohet ??? Dava gam gam gami ....lamash

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cim Cen Laj Peka i Maxhunit te Hasit

        O znj. Kadilli ik tako Znj. Genca Ruli dekanin e hajduteve te Shqiperise dhe Spiunin e Sigurimit Artana Hoxha se Ortake jeni ti je Sekseri Tyre o legen....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje