Fatmir Mediu tregon pse e refuzoi koalicionin me Berishën

20 Mars 2023, 18:13Politika TEMA

Fatmir Mediu tregon pse e refuzoi koalicionin me Berishën

‘Luftën’ brenda Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu e konsideron jo ndarje mes demokratëve por një ndarje të disa individë për interesa të ngushta. Sipas tij PD po del e ndarë në zgjedhje pasi nuk u arrit të dilej mbi këto interesa.

“Unë jam përpjekur deri në momentin e fundit që të gjendej një rrugë e përbashkët, kam punuar edhe me z. Alibeaj, edhe me z. Bardhi dhe deputetë të tjerë. Kam folur edhe Berishën, Nokën, Bylykbashin dhe kam parë që përplasja ishte kush është më i fortë dhe kush duhet të kishte Partinë Demokratike.

Të dyja palët janë të detyruara të bashkëpunojnë. Edhe nëse do të formohen dy parti ato do të jenë të detyruara më vonë, qoftë para zgjedhjeve, qoftë prapa, do t’u duhet të bashkëpunojnë”, tha Mediu i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga.

I pyetur se pse nuk është në një koalicion me Sali Berishën por është Meta, Mediu thotë se nëse do të kishte një listë me Berishën PR do të kishte pjesëmarrje fiktive në zgjedhje.

“Nuk është se nuk e kemi pasur këtë diskutim me z. Berisha por edhe me kolegë të tjerë. Ne kemi bërë propozimet tona. Gjatë gjithë kësaj kohë ne kemi folur gjithmonë se duhet një PD e bashkuar. PR do të ishte krejtësisht fiktive si pjesëmarrje në zgjedhje. Unë kam pasur bindjen se duhet të jetë një kryetar bashkie dhe sa më shumë lista për këshilltarë. 

Ne propozuam një formulë që PR të bëhej pjesë por ku dy PD të ishin bashkë. Në atë debat të brendshëm PR nuk mund të mbante një qëndrim. Ndarje nuk kishte të bënte me demokratët por me interesa elektorale. Edhe ndarjet më parë gjithmonë kanë sjellë fragmentarizëm opozitar. Ne do të mbështesim kandidatët për kryebashkiakë dhe do të kemi listën tonë”, u shpreh republikani Mediu.

Por sa i përket kandidatëve për kryebashkiaku kryetari i Partisë Republikane është i qartë. Ai thotë se ai do të mbështesë kandidatët e “Primareve’ duke thënë se në fakt këta kandidatë i mbështet edhe pala e Alibeajt.

“Z. Alibeaj, Bardhi dhe të gjithë po u bëjnë thirrje kandidatëve të ‘Primareve’ që të vijnë dhe të regjistrohen me siglën e PD. Pra, ata janë të gatshëm të votojnë këta kandidatë. Unë do të mbështes këta kandidatë se edhe vetë partia tjetër i pranon këta 61 kandidatë. Me Primaret është krijuar një proces”, u shpreh Mediu në ‘Kontrast’, duke shtuar se “ne kemi nevojë për një të djathtë të formatuar brenda vlerave të vërteta të së djathtës. Duhet identitet i qartë politik”

Në fund Mediu e kishte edhe një mesazh për Metën.

“Sikur PL të ishte jashtë do të ishte më mirë sepse do të ishte më e angazhuar në terren. Është një nga makineritë më të forta elektorale në vend. Kështu duket sikur e ka fituar në tryezë. Nëse të gjitha partitë opozitarë do të kishin të gjithë kandidatë, do ishte një armatë njerëzish”, tha ai.

12 Komente

  1. E
    Eni

    B e zgjuar......

    1. P
      Prec Ulaj

      Ky do veje ne burg mbi 15 vjet, do ta shikoni shume shpejt.

    2. E
      Emigranti U S A

      Epo kur shet pordhe Medihoxha te vjen te kesh dy nje ta cash e nje ta mbash . Partia Republikane thote beri perpjekje a thua ka ndonje parti me 200 000 antare , po Saliu ty e te te q . je ne b . the ti nuk iken nga ai me shpresen per te te shpetuar se din akoma ate Saline e pare po atij i ka ardhur litari per vete tek gryka prandaj behu gati te kapish sapunin per tragjedine e Gerdecit se si duket po vjen dita e llogarise ti bashke Shkelzenin e Saliun ne krye .

      1. B
        Beni USA

        Hahaha dhe ky i menderosur ja fute si torollak; kur thote qe Pjesa e PD drejtuat nga Alibeaj perkrha te 61 kandidatet e foltores po haron ky trape qe Alibeaj ka dale dhe vazhdone te dalê me kandidatet e vetê sapo gjen ndonje te tille qe pranon te kandidoje per pseudo PD e Rames apo Kimetes hahahaha

        1. D
          Dakord

          Beni USA, do vije nje dite qe demokratet e ndershem, jo salistet e perlyer, do ta kuptojne se grupi alibeaj eshte berthama e djathte e vertete e PD. Sot qe flasim atyre i eshte sulur e gjithe propaganda e poshter e krimineleve te saliut me shoke.

        2. N
          Ne dime ne burg, ky del e na jep interviste

          Po cfare Partie ka Medi Cami i ngjizur ne tren, e mori si trashegim nga ish kapiteni i i sigurimit spiuni Sabri Godo. Misioni i Partise Republikane perfundoj me vdekjen e Sabriut. Partia Republikane njesoj si ajo Dash pijanecit LZHK, e Nardit Demokristiania, Balli i Bythes etj nuk kane elektorat as anetare e jo me qofte larg sipatizante.

          1. A
            Alibali ra nga kali

            Bythqiri Mediu shpreson ti shpejtoj burgut per Gerdecin. Po kush voton per k'te laviren?

            1. E
              ELI FARA KESHILLTARE

              Ky ka bere koalicion me ELI FAREN keshilltaren e tij.A e qifte kina kete mut qe ska elektorat fare .

              1. S
                Shqipe-Free

                PR-ja nuk eshte "Parti"...me shumice Antaresh..eshte thjeshte nje Parti ne "Leter"...pra nje Parti qe ka vetem Fatmir Medihoxhen. dhe disa pas tije ne Tirane.. Isha Prezente ne nje Rrethe te Shqiperise kur Votohej per Kryetarin e PR-s....Ne salle pashe qe te gjithe ishin te Njohur me PS-ne..PD-ne..PR-ne...dhe gjithefare Mileti... 1-Pyes ate qe kandidoj per kryetare te PR-s..dhe i them:Po ky ketu sikur eshte Kryetare i PD-s ne Filane Fshate???O hu..edhe ti me tha..keta kane nga 30-te Tesera Partie ne Xhepe... 2-Fatmir Medihoxha pse eshte akoma Kryetare i PR-s??????Ky eshte nje Mute se bashku me Berishen.lol

                1. I
                  I neveritshmi ne ekran dhe gazete llap

                  Joooooo! Jo keshty medhi! Ti je lider. Ti je i madh. Ti je aleati me i mire i demokracise, po pse mashtron?! Per llafollog te kenaq. Flet e perflet me methoden çamçamiste aq shume, saqe te lodh koken por edhe bifën! Ti u ndave nga berrishte dhe pede, se ti i fiton i vetem zgjedhjet per pushtetin lokal. Me fal, lexues i nderuar! Desha te them se medhihu fiton i vetem pusetën lokale dhe per kete ''sukses'', do t'ia kete zili edhe berr-ishte ferrë mbeti sali gerdalla. Ne kete fushate me medhihun merr pjese edhe kenetarja korçare me fame, ili ferra, mikeshe per koke e medhidhjerit llaps! Ik, o legen, se le nam! Je i perfshire i teri ne korrupsionin dhe krimin e Gerdecit. Nuk shihesh me sy, as degjohesh me vesh. Je i neveritshem! Puseten do marresh me 14 Maj 2023! Aty je i denje, ne pusete...

                  1. s
                    syçeluri

                    Fatmiri e ka te fitu se ka vehbiun dhe maksuti(Mos ju duket shaka se vici eshte perseri gati per tu ther per feste

                    1. P
                      Pal Melyshi

                      Fate Mediu aleate dhe krijese e Saliut te Vicidolit , Spiun i Sigurimit te Shtetit ashtu si parardhsi Spiuni Sabri Godo. Saliu u ben buste Spiunave sic i beri Spiunit Godo ,Spiunit Hajdari. Mjrre Shqiperia qe e ka mbajte ne kurriz 32 Saliun dhe maloket e Saliut, s'ke te ardhme me Saliu te njohin Shqiptardt megjithse ti ske TURP.

                      Lini një Përgjigje