“Fitorja jonë në 2025 përfundimtare”, Rama - shqiptarëve: Largoni djallin e dasisë dhe çlironi opozitën nga pengmarrësit

24 Nëntor 2024, 15:09Politika TEMA
“Fitorja jonë në 2025 përfundimtare”, Rama -

Kryeministri Edi Rama është shprehur se fitorja e PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të jetë përfundimtare.

Rama, nga Londra, u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të “përzënë djallin e dasisë nga hapësira që i ndan shtëpitë e tyre dhe të përqafojnë atë alternativë që i bën krenarë”

Gjithashu deklaroi se me votën e tyre duhet të çlirojnë opozitën nga pengmarrësit dhe sipas tij është marrë peng nga “disa udhëheqës të diskredituar nga historia”.

''Nëse do të merrni pjesë masvisht në zgjedhjet e ardhshme për Shqipërinë 2030, atëherë po ju them përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare por përfundimtare, pa kthim në shtetbërjen dhe progresin.

Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme, s'do të jetë fitorja e radhës, por triumfi i një vizioni për botë, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Juve ju qëlloni të jetoni ballë për ballë e njëri socialist e tjetri demokrat, por nuk u turreni njëri-tjetrit në fyt, por i jepni dorën njëri-tjetrit dhe ta mbështesni.

Kaq e pamundur e ka Shqipëria që të çlirohet nga ky makth që e ndjek pas që kur Ismail Qemali krijoi qeverinë e parë. Jo s’është e pamundur, mjafton që të gjithë shqiptarët, ta përzënë djallin e dasisë nga hapësira që i ndan shtëpitë e tyre dhe të përqafojnë atë alternativë që i bën krenarë.

Prandaj fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit dhe pengmarrja për hallet e disa udhëheqësve të diskreditua nga historia, kushdo opozitë, dialog, proces ballafaqimi, por që nuk sillen si armiq që duan të eliminojnë njëri-tjetrin duhet të votojnë për të votuar për të çliruar opozitën nga pengmarrësit dhe ti dhënë mundësinë të gjithë atyre që duan të qëndrojnë përballë qeverisë e ti flasin pa qenë të tmerruar se çfarë hodhe në ujë do t’i bjerë nga ballkoni'', tha Rama. 

5 Komente

  1. U
    U pa fundi yt Sali, edhe ne Londer sot

    Para zgjedhjeve mot, Saliu cmendet krejt dhe i iken goja, PD shkrihet komplet duke mos u fut ne zgjedhje, dhe PS merr mbi 100 deputete per ta futur qete qete Shqiperine ne BE. Prisni e do shihni, si thote edhe Avokat Ngjela. Zgjedhjet mot jzne per te varrosur thelle ne dhe berishizmin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      Ehh mer artisto, pikturisto ! Çfarë "demagogu" je!!! Edhe mbas 12 vjetësh ende t'u u marr me opozitën. Kur dihet që gjërat i ke bërë dhe ndan me atë majë ballkonit. Madje edhe atje ti e mban se të duhet. Ka ardhur koha me ik e-Drama. Ti bashkë me ata!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ertpte

        Me fal PO qenke koqe . Ai mbush sallat ti ti verbohesh. Salplehu mblodhi 20 koke palare. Nuk jam socialist dhe nuk i votoje PO rrespektoj vullnetin e shumices

        Përgjigjjuni
      2. R
        Real

        Je ti more vagabond qe e perhap me shume se kush frymen e dasise. Hipokrit i peshtirosur.

        Përgjigjjuni
        1. u
          une

          KM jone i nderuar nuk na dha detaje per te kutuar se cfare nenkupton ai me fitoren perfundimtare te PS. Me fitore perfundimtare mbi ke, mbi PD-ne, mbi opoziten apo mbi popullin opozitar ? Se dyti si do e arrije ai kete fitore perfundimtare, duke i burgosur te gjithe opozitaret, duke i larguar nga Shqiperia, apo duke i zhdukur nga faqja e dheut. Te pretendosh nje fitore perfundimtare te gjysmes se popullit mbi gjysmen tjeter jo eshte tragjike vetem ta mendosh e jo me ta thuash publikisht, por eshte edhe nje mision i pamundur dhe jam i bindur se pjesa derrmuese e socialisteve jo vetem se nuk e mendojne nje gje te tille por edhe po ta kishin ate mundesi nuk do ta benin kurre .Ndoshta deshira e shfrenuar per pushtet i shtyn politikanet tane deri edhe tek shprehje te tilla te pakontrolluara qe pasqyrojne urrejtjen patologike per ata qe nuk i votojne.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje