
Bajram Begaj po mban fjalim në Kuvend si presidenti i ri i Shqipërisë.
Bajram Begaj merr detyrën! Urimi nga kreu Këshillit Evropian, Charles Michel: Mezi presim të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët
"Nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si Presidenti i ri i vendit. Përgjegjësia vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria jonë e dashur ka hyrë në rrugë të pakthyeshme europiane. Trashëgimia e dilemave i takon të shkuarës. Është përmbushja e projekteve shekullore të vendit. Shqipëria europiane është e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, e qytetarëve që kanë dhunti e zotësi për të fituar në një shoqëri të bazuar mbi meritën.
E njoh dhe e respektoj punën e qeverisë, por nuk justifikohet asnjë dështim Mbështes dhe e respektoj opozitën, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit e të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjeve", tha Begaj.
Urime z.President ne detyren e re. Uniteti i vertete arrihet kur respektohet Ligji , i meshiruar ne Kushtetute , dhe qe pozicioni juaj ne postin me te larte te vendit dhe drejtesise ka kete rol themelor. Nqs Institucioni juaj e ushtron me perkushtim kete detyre do te hyni ne histori dhe populli do tu vleresoje. Boll u zhgenjyem keto 30 vjet. Uniteti nuk arrihet as me kulisa e as me pazare.
Mendoj që asnjë vizit në Kosovë të mos bëjë gjatë mandatit të tijë, por një në Beograd.