
Kryediplomatja amerikane Yuri Kim deklaroi edhe njëherë se SHBA nuk e njeh Sali Berishën si kryear të PD dhe se Uashingtoni e ka ndaluar ta takojë.
Por deputeti Flamur Noka deklaron në “Log.” se nuk ka rëndësi kë njeh Kim dhe se kryetarin e PD e vendosin demokratët. Sipas tij nuk kanë rëndësi as takimet. Ai e akuzon kryediplomaten për përçarje të opozitës që siç thotë i shërben Edi Ramës.
“Ajo që prevalon nuk është kë njeh zonja Kim dhe Rama. E rëndësishme është që ka thyer kodin e diplomatit. Ka bërë gjithçka për të përçarë opozitën dhe t’i shërbyer Edi Ramës. E rëndësishme është kë njohin demokratët kryetar.
Nuk ka rëndësi kë takojnë. Janë gjëra të parëndësishme. E rëndësishme është që gjithë sekush, diplomat në këtë vend duhet të ruajë kornizën e diplomatit. Por të luftosh për të përçarë opozitën i shërben Ramës. Kush është kryetar i PD vendosin demokratët.
Që të mbjellësh filiza duhet të kesh tokën. Nuk mbillen në gurë. Në këtë vend është parë që ka pasur tentativa për të mbjellë filiza në gurë. Jo, nuk mbijnë në gurë. Të lodhen diplomatë dhe kryeministri apo kushdo tjetër”, tha Noka.
Lidhur me lobimin rus, deputeti distancoi Partinë Demokratike, duke e cilësuar këtë çështje si përgjegjësi individuale të Lulzim Bashës.
“PD as kur është drejtuar nga Basha dhe as nga Berisha nuk ka pasur asnjë lidhje me fonde ruse. Ajo që më shqetëson mua është se ka një tendencë për të bashkuar individin me partinë. Për sa kohë nuk ka lidhje asgjë me partinë, asnjë lekë nuk ka kaluar nga arka e PD. Unë kam pyetur ish sekretarin e përgjithshëm të partisë, Arben Ristani. Nuk ka pasur asnjë vendim për lobim. Nuk ka hyrë asnjë para jo ruse, por as e zezë në arkën e PD. Është akt individual”, theksoi Noka.
Sa te kemi tropojanet ekuksianet nuk pyesim per Ameriken!!!!!Haxhiqamilistet e Salukut ne kohrat moderne.
Me kesi gomeresh dhe me saliun ne krye te tyre , Edvin Rama jo mandatin e katert, por deri ne vitin 2030 eshte i detyruar te qendroje KM.
Me kesi gomeresh dhe me saliun ne krye te tyre , Edvin Rama jo mandatin e katert, por deri ne vitin 2030 eshte i detyruar te qendroje KM.
Z. Noka pse "fisheni". Ju jeni "trima". Znj. Kim ëshë një emër që përfaqson presidentin e SHBA - së jo vetëveten. Atëherë adresojuni Atij drejt për drejt. Politika nuk është lojë kukamçefti. Kjo lojë është për kalamajtë jo për "burra malësije" si ju!!!
. Penelopë in concert .- Dhe ky Ristua paska kaluar si leilek foles'së Atixhesë o Noçkë kur mbilltë arrën me sherebel . Noçkë , më mirë mbille lëvandrë ose thimar , ose ose , trendelinë , e të kallet oda n'aromë kur vete pran'sepetes . Se mos ke mbledhur ti ndonjëherë thiimar caj a rigon n'maja shkëmbi a mbjelle pjergollë e vjelë sepazh në gëlqerorë !? Ty kur vetëm ta mendosh midenë e në të duhet të pish zbret e i thërret Mitit , të këllar e të ndrin culla kur vete e gjen gati ti gjënë e , kamatë përhera , sikur s'ka mëndorie ky i gjorë moj Çiça , e bijë , a ta lëmë të shkojë argalenë se klienti është si mbreti biëzë ron edhe truatharë në qëntë .....- eh ç'mu thartua vera tënde do thojë më vonë jargalëni - Hë tund furkën aty , në mos e shtyftë llacën e marrë shizat në dorë të mësoj'e thur'trikonë s'do e bëjë uthull e s'ta kthen pas , o do e pijë e bënet kërcu , o s'do ta shthapë kaden .Është i përvëluar të bëhet tapë e mbushë butim me ujë e të të thojë që më shite uthull e jo verë llurbënia...Sh..ht , m'atanë të shkojë , s'ka ku ngrysen t'rejtë tirma leshtë e hë se do bërë guna e botës . 1778 . Ima'gin all the people ...l e i v e i e n'p'eng
Mul kujdes se krominel saliu te kalb ne burg ja shikoje cfare po o ben lulit kur thote se ka vjedhur e cuar ne shtepi arken e pd se te thuash ti se nuk di sala sa para ruse ka mare e merr pd kupto salen ta ha mendja se ka lene njeri sala te komandoje pd.ne .Edhe njehere kujdes hap syte kafshes nuk i jepet bese.