
Partia Demokratike E Sali Berishës reagoi pas deklaratës së ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, se nuk e ka parë, apo se nuk ka dijeni, për një deklaratë të PD, sipas së cilës, në arkat apo llogaritë e Partisë Demokratike nuk ka hyrë apo dalë asnjë shumë monetare, që lidhet me rastin e lobimit rus.
“Nuk e kuptojmë se ambasadorja është shumë e zënë, nuk e ka mendjen dhe as përfshihet në zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Për këtë arsye duam të ritheksojmë, si për të ashtu edhe për të tjerë që nuk e kanë dëgjuar qëndrimin tonë, edhe pse e kemi përsëritur kaq herë përmes mjeteve të informimit publik”, tha nw njw konferencw pwr mediat, anwtari i kryesisw sw PD, Arben Ristani.
“Së pari: Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari. Dua t’i bëj me dije zonjës Ambasadore se, nuk ka asnjë vendim të tillë, ku, bazuar në kushtetutën e Partisë Demokratike, të autorizohet Lulzim Basha, asokohe kryetar i PD, të bëjë lobime në emër dhe interes të partisë. Kështu, ritheksojmë se, çdo gjë që lidhet me këtë rast është absolutisht përgjegjësi individuale e Lulzim Bashës.
Së dyti: Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit te Tiranës e ka shqyrtuar çështjen në fjalë dhe ka provuar në mënyrë ezauruse faktin që Partia Demokatike, si institucion, nuk ka bërë as hyrje dhe as dalje, të asnjë shume monetare te lidhur me kompaninë Biniata Trade dhe Nick Muzin.
Siç thuhet shprehimisht në vendimin e Gjykatës: është konstatuar se kjo marrëveshje është lidhur para marrëveshjes me Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe në të nuk përmendet kjo parti. Përkundrazi, është parashikuar se interesat e Biniata Trade në këtë konsultim nuk janë të ndonjë qeverie ose partie politike.
Apo: Sipas Letërporosisë rezulton se nuk ka asnjë lidhje mes kompanisë Biniata Trade dhe Partisë Demokratike, ashtu sikundër PD nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e tjera me të cilat shoqëria Biniata Trade është e ndërlidhur.
Së treti: PD ka ngritur Komisionin e Auditit, me vendim të forumeve të partisë, për të bërë një hetim të brendshëm ezaurues, në lidhje me lëvizjet, gjurmët dokumentare ose jo në rastin Basha-Muzin. E kemi bërë këtë me qëllimin e transparencës dhe për të ritheksuar se, në PD-në e Rithemeluar vendimet janë të forumeve dhe jo të individëve. Kur individët marrin vendime personale, ato i nënshtrohen auditimit dhe llogaridhënies para organeve kolegjiale të Partisë Demokratike.
Së katërti: duke pasur drojën se Ambasadorja Kim mund të mos e hasë këtë deklaratë në briefing-un që ajo merr, ne do t’ia çojmë me postë bashkë me statutin e Partisë Demokratike dhe vendimin e gjykatës për këtë çështje”, tha Ristani.
O Ristan o idjot! Si nuk kupton qe ti je thjeshte nje kukull. Edhe ne ate kohe kur Sali Berish nuk fliste per keto para, ti the po te njejten gje qe ne arken e partise nuk eshte futur asnje leke. Une te besoj por mendoj se je nje koqe kanari. Keto leke ishin leket qe KGB ruse po pagonte agjentet e esaj ne PD dhe PD ketu futej thjeshte si emer se ku te shkonin parate. Ishte Basha qe i mori parate dhe i ndau me agjentet e tjere. Po te kesh ndjekur me kujdes zhvillimet do shikosh se si Saliu e ka ngateruar vazhdimisht shumen. Shpesh ai ka menduar se Basha i dha "rrogen" atij qe ja kish dhene KGB per te si spiun dhe nuk i vente mendja se si ai kish dhe te tjere ne PD. Ishte edhe Basha dhe te tjere qe sipas kuntributit morren parate. Saliu del se ka marre 100000 dollare sepse ai vazhdimisht eshte ngateruar duke thene se PD u sponsorizua nga Rusi me shumen 100000. Kjo ka ardhur nga keqekuptimi sepse ai mendomte se vetem shuma qe mori ai, ishte shuma qe flisnin gazetat. Une mendoj qe ti Ristan nuk je spiun sepse nuk ke marre koker leku, por duhet te jesh me i zgjuar here tjeter....
Bëni audit për shou , që të përjashtoni Lulin nga partia , se kështu i pëlqen Salës . Po Luli nuk është antar i foltores dhe kështu që do dilni huq . Ndërsa përsa i përket fondeve ruse , mos u lodhni kot. Ato punë nuk bëhen zyrtarisht e me dokumenta kontabël e as nëpërmjet bankave .
Ky eshte idioti me i madh ky vodhi votat ne bashkine e Tiranes per lëogari te lulit.Ky duhet te ishte ne burg persa ka bere.Na del si burre i mire na tregon statutin e ligjin.Turp kush e degjon kete akoma me keq kush i shkon prapa ketij dhe sales keta qe e vodhen dhe e shkateruan kete vend.
Ristan rakija vilen ne gji te lalzit me cfare ebere hajdut muti yt monster .
Coja, po pas dopios se trete !
Këta servilët kanë funksionin e "mizave të mutit"që sa herë afrohen vetëm shtojnë neverinë ndaj tyre.