Pas Yuri Kim, Berisha sulmon dhe Mike Pompeon: U shoqërua nga mafiozë!

30 Shtator 2022, 13:39Politika TEMA

Pas Yuri Kim, Berisha sulmon dhe Mike Pompeon: U shoqërua nga mafiozë!

Sali Berisha riktheu sërish sot sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë.

Berisha: Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari zotimi i ambasadores se zyrtarët amerkanë dhe ajo vetë nuk takohen me persona të shpallur është një deklaratë sikur ta ketë bërë Edi Rama. Sepse është gënjeshtër, dhe këtë e di cdo shqiptar. Zyrtarët të DASH takohen madje edhe me kukulla apo ithtarë të Putin, këtu e kam fjalën për Dodik. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për të zhvulluar marrëdhënie shumë të mira, miqësore e të gjithanshme me SHBA.

SHBA janë aksioneri kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne besoj se duhet të bëjmë cdo kontribut që ky funksion të përmbushet. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për marrëdhënie me Soros e mafien e tij. Ka një zotim solemn ‘non grata’ do të jetë vendimi I qeverisë së PD për Soros. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore sic e keni parë shkon në një superharmoni me elementë të diskretituar kombëtarëisht dhe botërisht si Rama, Balla etj.

Po marr një shembull: Këtu erdhi në një udhëtim Pompeo, ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur, Taulant Bego Yaris me Alket Hysenin. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Hysenin e larguan si mafia e trojeve të sarandës. Balla ka disa mbiemra të lidhur me drogën. Edhe makina e Gurës, 300 kg drogë nxirrte në maqedoni.

Në njoftimin e tij Pompeo I vuri vizë gjërave, takova tha përfaqëesues të opozitës iraniane.
U bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve se barë do hamë dhe imperializmit amerikan nuk do i  nënshtrohemi. Ajo e tha nese votoni Berishen.

I kam prish marrëdhëniet, dhe pa ndjesë publike demokratëve ajo nuk takohet me Sali Bërishën. Arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë, më pas të tjerat diskutohen.
Lidhur me kryetarin, s’më duket se i shërben asaj qëndrimi që mban ndaj kryetarëve. Jemi dëshmitarë se sa investoi ajo te Basha. Në kohën kur unë, deklaroja se ai ka dy dosje në shpinë, a është e vërtetë. Ku është sot ai.

Tani ka gjet, shpall një tjetër, nuk është se të gjitha këto më kanë dëmtuar. Kanë dëmtuar reputacionin e përfaqësuesit të vendit të madh, dhe nuk është interesi as i saj as i shqiptarëve, por është e trishtë të konstatosh qëndrimin e guvernatores ndaj votës. Duhet ta respektojë do s’do ky është rregulli. Të pretendohet se po respekton shtetin ligjor duke mos respektuar votën, është absurde. Pa votë s’ka shtet ligjor. Se si ka mundësi këto nuk dëmtojnë PD dhe Sali Berishën, por janë totalisht në kundërshtim me konventën e Vjenës këto ndërhyrje.

11 Komente

  1. B
    Buda

    Kur ke komshi ne plazhin e Lalezit, kreun e SPAK-ut, Arben Llallen, kendon si bilbil! Zonja ambasadore leri takimet personale, por aktivizo institucionet ligjzbatuese dhe gjykatat qe te merren me Perbindeshin e Vicidolit, kryehajdutin dhe kryekriuminelit Sali Berisha!

    Përgjigjjuni
    1. f
      florjan

      ky eshte tipik qe i sulmon te gjithe se sduan te merren me te

      Përgjigjjuni
      1. t
        toni

        mafiozi me i madh je ti o plere

        Përgjigjjuni
        1. j
          ja paska fut thelle Malokut xhuxhi Cepanit lol

          xhuxhi i cepanit nga njera ane bashkpunon me Ambasaden e Shba-ve kunder berishes dhe i tregon atyre aferat krimet e saleh brishes dhe nga ana tjeter bo deklarata me i pjerdh /mjergullu trut e berishes ,duke e mburr ironikik gjithshtu duke e krahasuar me Krsitiano Ronaldo ,nji krahasim mjaft qesharak ,me e ngrit nalt gjasme ,ndekohe qe i ka rrasur thiken pas qafe . Plaku merre eshte tashma ui vdekur

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Te gjithe shoqerohen me mafioze vetem ti jo , ti je i paster si bora oj hale.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luan

              Ti je i paster si ajo qe pi per te mbajtur te karikuar e cila te ben nje lidhje direkte dhe te drejt per drejte te gojes me zorren e trashe.

              Përgjigjjuni
              1. r
                redi

                po po kte pun ka ai vetem te kapet e te shaj kot. po ik o sale andej

                Përgjigjjuni
                1. r
                  reon

                  ka ik per lesh ky njeri mendoj ta zhdukin fare se boll po del e flet idiotlliqe sa andej ketej

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rea

                    Zot mbaje se ky ka rrjedhur i ka filluar keq skleroza plakut

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jori

                      Ca nuk pritet nga nje non grata i diskredituar boterishte

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Banda e shpartalluar PeDe

                        tipi me i diskredituar ne arenen nderkombetare je ti o dordplec Vucidoli dhe gjithe PeDja jote ,jo Rama apo Balla

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje