Takimet me Alibeajn, Yuri Kim: Asnjë zyrtar i SHBA nuk do takohet me një non grata

29 Shtator 2022, 22:24Politika TEMA

Takimet me Alibeajn, Yuri Kim: Asnjë zyrtar i SHBA nuk do takohet me

Në intervistën e saj për Opinion, ambasadorja amerikane Yuri Kim foli edhe për marrëdhënien me Partinë Demokratike. Ajo tha se “për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji”, duke iu referuar takimeve me Enkelejd Alibeajn. Ambasadorja po ashtu shprehet se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për të apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë.

Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështeten nga ju.

Blendi Fevziu:  Është një test matematike…

Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

Blendi Fevziu: Më shumë mbështetës…

Ambasadorja Kim: Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.

Blendi Fevziu: Nuk po flas për Zotin Berisha, por edhe për njerëzit e tjerë që janë mbështetës dhe janë në anën e tij të Partisë Demokratike. A keni marrëdhënie me këta njerëz?

Ambasadorja Kim: Ne flasim me persona të ndryshëm.

1 Komente

  1. ?
    ?

    Saimir Tahiri, Allqi Bllako, Lefter Koka dhe Tom Doshi a janë bërë NonGrata? Po A.Ahmetaj? Po Luli Basha për 21 janarin se ishte ministër? Po F.Mediu për Gërdecin? Se Ramën (sado të vjedhë) dihet që sa është në pushtet nuk i bëjnë gjë ashtu siç nuk i bën gjë Saliut dikur!

    Lini një Përgjigje