Berisha përkujton Nishanin: Një nga presidentët më dinjitoz në historinë e këtij kombi

29 Shtator 2022, 21:10Politika TEMA

Berisha përkujton Nishanin: Një nga presidentët më dinjitoz

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar këtë mbrëmje në ditën e lindjes të ndjerin ish-Presidentin, Bujar Nishani. Berisha tha se Nishani ishte një mik besnik. Sipas tij, vendi ka qenë i bekuar që ka pasur një zyrtar si Nishani.

“Edhe vendi ishte i bekuar së pari që pati një zyrtar si Bujar Nishani. Unë kam pasur fatin të bashkëpunoj, ta njoh, në të gjitha nivelet e shtetit me Bujar Nishanin. Zyrtar i përgjegjshëm, eficent, dinjitoz dhe më pas shtetar që i bënte nder vendit, nder detyrës. Me përkushtimin e tij, një nga ministrat më eficentë. President, përfaqësues nga më dinjitozët në historinë e këtij kombi. Bujar Nishani donte kombin, dheun, flamurin e Kombit dhe i nderoi ato si pak kush tjetër. Ndaj dhe ai sot ka një vend, është dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona.  

Ndaj duke u përulur me nderimin më të madh, shpreh mirënjohje dhe e konsideroj veten të bekuar që pata një bashkëpunëtor si Bujar Nishani. Por edhe në PD, ai ishte një nga personalitetet më të qëndrueshme, të çmuara. Ishte një konservator i vërtetë, për të cilin, liria, familja, vendi, ishin shtyllat më të çmuara të tij.  Pasi përmbushi me nder të madh detyrimet si kryetar shteti dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, duhet ta pranojmë këtë, sepse kishte të bënte me një ansambël tjetër, person tjetër i cili nuk njeh ligj e moral në sjelljet e tij, por ai i qëndroi besnik flamurit, institucionit që udhëhoqi, kushtetutës së vendit. 

Bujar Nishani në një moment kritik, pasi dorëzoi këtë detyrë ju përkushtua asaj force politike në radhët e të cilës ai kishte ngjitur të gjitha shkallët me dinjitet të madh.  Në këtë kontekst dua të them se ai, mua dhe të gjithë juve, na mungon shumë dhe shumë.  Duke u përulur me nderim të madh para veprës së tij, edhe njëherë le të gëzojmë ne, të festojmë ne, kremtojmë ne, krenohemi ne me trashëgimninë e mikut, bashkëshortit, bashkëpunëtorit, e prindit, e birit, qytetarit, shtetarit, presidentit Bujar Nishani”, u shpreh Berisha.

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani, ku kurohej nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

15 Komente

  1. n
    nji funderine Dinjitoze si vet saleh hamuti

    hahahah pellitjet e fundit te hajvan shpellarit maje mullarit te shkerdhatave te Kombit

    1. D
      Dardan

      Nishani-nje nga servilet me te ndyre te Perbindeshit te Vicidolit, Doktor Sali Mortjes!

      1. c
        c..

        I JEP CA FURCA KY PAS VDEKJES por ben sikur harron se gjoja Luli e perjashtoi nga PD,kete,Editin,XHOZIN ETJ,ETJ ETJ

        1. R
          Realisti

          Doktor... kam nji pietje... Kush asht dallimi mes Nishanit dhe Bamkë Topullit? E kam fjalën që përveç të parit që është matanë gardhit dhe të dytit këtej gardhit dmth pas bythës tënde pse të mos jetë edhe ky dikush që ti je I bekuar që akoma e njeh...? Në fund të fundit nga rruga I more të dy, u veshe kostumin e politikanit dhe I çove të punojnë me dru në presidencë. Sa shumë respekt për ty doktor....

          1. C
            Coli

            Hihihihihihshahaha

            1. C
              Coli

              Hihihihihihshahaha

            2. H
              Hasoni

              po lere të ndjerin o doktor se le name, nga kapterr e bone president vl njeri pa shtyllë kurrizore thjesht ska bo si likja po kukull e jotja si bajromi i ramazonit sot

              1. F
                F

                Fuck you....bastard!

                1. F
                  Fatosi-kosove

                  Shkofsh tek ai sa me shpejt o zot.

                  1. L
                    Llesh

                    Se do te thote dinjitoz per nje qe shkoi tè shemte nje Park lojrash per femi mjere ky vend. Beni qef se keni gjetur nje popull bole qe ju ndihmon te jetoni ne luks

                    1. H
                      Himarioti

                      Ik o shpellar, ik se e qelbe kombin.

                      1. a
                        atdhetari

                        Hahahaha dinjitoz kapterri qe dhe breket ja mesoje ti se si ti zgjidhte kur te dhiste,Me i pa burri ai hale ka qene pas teje o kriminel serb

                        1. B
                          Bredhi

                          Ushtari jot besnik. I shkofshe shpejte ne ate bot.

                          1. S
                            Salkari

                            Eshte normale qe lamashi te thot per lamashin fjale te mira , kot nuk thone koraku sja nxjer syte kur korakut …. Pse mos te ket mendim pozitiv , firmisi oa asnje pengese gjith aferat skandaloze , kish ne krah nje president lamash , gjeten tenxherja kapakun ….. te tille desh Salehu

                            1. V
                              Veleciku

                              Ishte bythelepirsi jote me besnik. Ate e muar zoti shume heret, ndersa ty do te marre dreci vone do heret.

                              Lini një Përgjigje