Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, tha këtë të enjte në emisionin “Opinion” se “rusët, kinezët dhe të tjerë janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë” në Shqipëri. Ajo shtoi se kjo gjë synohet të bëhet edhe në media. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka informacione konkrete, ambasadorja u përgjigj duke thënë “Po”.
Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?
Ambasadorja Yuri Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetrë janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndikojnë…
Ambasadorja Yuri Kim: Kështu mendoj.
Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?
Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?
Blendi Fevziu: Jo? Por ju i dini?
Ambasadorja Yuri Kim: Po.
Qe Amerika e ka bere te qarte se me ke eshte (me mire se kunder kujt eshte) kjo dihet. Pa Ameriken, Shqiperia do te ishte ish-Shqiperia.
Kjo cupka nga Guami po le nam me budallalleqet qe flet neper ekrane.
E Di si esht puna,ruset e kinezet kane qene ne shqiperi be 50',60' e Der ne 79' kinezet. Kane lene mbrapa infrastructure,uzina e fabrika e hidrocentrale qe per kohen ishin moderne. Gjithashtu nje vend qe mbronte kufijt e tij. Amerika na Ka lene me baza ushtarake ,pa ushtri se normal duhet te varemi prej tyre,korrupsion etj etj. Me thoni nje veper ta one bet keta te famshmit e demokracise boterore ne shqiperi? Thjesht NE jemi koloni