Takimi me Ilir Metën, Yuri Kim: Kam vetëm një kufizim nga Uashingtoni

29 Shtator 2022, 21:37Politika TEMA

Takimi me Ilir Metën, Yuri Kim: Kam vetëm një kufizim nga

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se do të vijojë të takohet me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. Duke folur në lidhje me takimin që pati me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, disa ditë më parë, ambasadorja tha se është normale dhe e rëndësishme që të ketë kontakte me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri. Ajo u shpreh se ka vetëm një kufizim dhe ky vjen nga Uashingtoni dhe është që nuk do të takohet me dikë që është shpallur nga sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.

Blendi Fevziu: Faleminderit, le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?

Ambasadorja Yuri Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person, por…

Blendi Fevziu: Është normale…

Ambasadorja Yuri Kim: Normale, po! Por në fakt, për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të vazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…

Blendi Fevziu: Për Z. Berisha, po…

Ambasadorja Yuri Kim: …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.

Blendi Fevziu: Por marrëdhëniet me ish-Presidentin Meta kanë qenë të forta disa herë. Keni shkëmbyer deklarata, le të themi, dhe pastaj Z. Meta u ftua për fjalimin kryesor gjatë festimit të pavarësisë…

Ambasadorja Yuri Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.

Blendi Fevziu: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?

Ambasadorja Yuri Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…

Blendi Fevziu: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?

Ambasadorja Yuri Kim: Jo, sigurisht që jo.

30 Komente

  1. J
    Ja pra ku e keni shikogeni si kercen Bel Dancin kj

    sinqerishte befasuese sa bukur e kercen Bel Danc-in zonja Aḿbasadore ,nuk i duhet kursyer duartrokitje ,por jam i bindur se ne takimin me Ali baben ilyer mutaj Spiunin Komuniste e ka qare Napolonin _ xhuxhi ka edhe nji video kur kercen Napolonin ne fillimet e karieres se tij me banden e lsi-se . Brravo z.Kim ishte kenaqsi te degjonim . Na kenaq pamase qe jeni te palodhur ne orientimin e shqiperise dhe qe ne cdo rast Flisni per Shtet Ligjore dhe Drejtesi edhe pas 31-vjetesh .Ksaj i themi ne Miqesi e vertete ,kur Miku nuk lodhet te terhequri litarin qe i ka hedhur ne fyt Kalit te Harbuar -(Shqiperi) qe her pas here rrezikon te kaloje gardhin e vrapoj i Lire . Aplaus __________ ........

    1. L
      Lala i Lushnjes

      Nuk do të habitem fare në se një ditë zonja e nderurar (se s'kam cfar të bëj) do të vlersoi "ylli në rritje,, Berishobiberomilosheviçin e do ta besojë un se e tha Amerika. Aaah të qafsha moj Shegë se të ngeli plënci varur.

      1. K
        Kta po na trajtojne si te Burgosurit e Guantanamos

        Lala i Lushnjes , eshte vertet Skandaloze ! Kjo tenton t'i kthej shqiptaret mbrapsh ne vitet 90n lol .Po na katapulton 31-vite mbarpa . Me ke doni te shkoni thot heeeeeeeej !!!!!!!!!! Haaaaaaaaaahahahahahahahaha Po ne e kemi shprehur Boterishte moj zogu, me Kurven Plak ,vendosem me 91 -pasi ato te rejat sot si ju e dridhni bythet shume e merrni kthesa si Ferrari sa na beni qe zogu me na u duk nji Iluzion Optike . Takoj ilyer Metaj , hahahahahaha dashuria e simptia eshte ceshtje te ndjeri lol . E bukur e mire eshte ajo qe i pelqejn syve te mi jo te tjerve .Shijet jane personale edhe pse un do thoshja se Presidenti i ri eshte i duhuri per zogun e ksaj.

      2. K
        Kalec Dega

        E ka qa fare, Kimetja! Si Lu me cironkat e Arixhiu para tij me Yllin Basha , etj, Lol - Kim Ete shqiptarve: “Hani, hani se ju ban mire, bagti pellazge e epokes se ‘hekurit’

        1. q
          qeka Picke Dhie fare

          prandaj i doka shume cjapet e pyllit te Lalzit . mbasi ja ferkon me bythet e saja Borat veshgjatit ne ate mbremje romantike dhe pa qe Lylit s'i levizi bilibili fare ,s'e ngriti koken perpjet , kjo ndryshoj kurs dhe u kthye ke stani i vjeter ne Lalz ku gjeti meeeeeeeeteeeeeeeen .nashiii se do i ngrihet xhuxhit te cepanit ose jo .let'presim .porse presidenti e ka gati ama tja baj

      3. H
        Himarioti

        Pa merak zonjë. Nëse takoheni me Ilir Metën, jeni takuar edhe me Sali Berishën.

        1. M
          Martin

          Takimi i Ilir Floririt me ambasadoren amrikane Yuri Kim shenoi rehabilitimin e tij ne fushen politike te Albanistanit, por fundin e karrieres se ish-banores se ambicioze te ishullit Guam.

        2. F
          Frutet e Takimit z.Kim - Ali Baba Lsi duken qarte

          Kuptohet qarte se Takimin e kan shijuar te dy . Menjiher mbas Takimit , Ali Baba i Partise Lirise se KOrrupsionit

          1. V
            Vranakonti

            Te lumt zonja ambasadore Yuri Kim,je e mire shume se po punon per te miren e vendit tone,shqiperine. Je gjigande per punen qe bene dhe i perkt nje vendi gjigand,Amerika.

            1. e
              enter""

              Ehuuuu akoma ju? Ambasadoret amerikane e kane bere lemsh kete vend.

              1. v
                vk

                a thua? Ke do ti? Ate rus apo iranian?

              2. D
                Dini

                Kur shikoj se cfarë beni ju neper vende te vogla, i jap te drejtë Putinit. Keni futur hundet kudo neper botë ku keni berë baterdinë ne viktima dhe na flisni ne emer te demokracë. Urrejtja qe kam per politiken dhe sjelljen tuaj ne shqiperi me ka bere ti jap te drejte zotit Berisha. Shko nga ke ardhur se halë ne sy je per gjithe popullin shqiptar.

                1. a
                  ana

                  ishte hera e fundit qe e takon. Shume shpejt, brenda ketij viti, Z. Metaj do te shpallet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.

                  1. E
                    Emma

                    Ekspozimi i kukulles se Guamit, robotit te Departamentit te Shtetit derguar ne Albanistan per t'u takuar me njeriun me te urryer ne Ballkan, kryehajdutin skraparlli Ilir Metaj tregon te kunderten e komenti qe keni bere ju zonja, zonjusha apo zoteria "ana". Nga njera ane kukulla e Guamit deklaron se nuk do te takoje Perbindeshin e Vicidolit, Nongraten Sali, nga ana tjeter takohet e shkrihet gazit me aleatin e tij me te ngushte Ilir Floririn e Kerrabes. Si ta perkthejme kete sjellje?!

                  2. I
                    Imigranti

                    Megjithe respektin qe kam per ju Zonja Kim mendoj qe ky takim nuk duhej te ndodhte. Ashtu si gjithe shqipetaret edhe juve e dini qe Ilir Meta(j) eshte kriminel, hajdut i floririt shqipetar, hajdut e bleres I votave, I koruptuar, ish spiun i sigurimit te shtetit, etc. pra bete nje gabim qe e takuat dhe ju ulen piket ne syte e shqiptareve.

                    1. a
                      alphade

                      Komenti im ……

                      1. a
                        alphade

                        Pyetje : Zonja nderuar KIM, Valle a i lexon komentet tona Ajo ?! Dhe nese PO ! A i kupton ndjejat e 95 %’te shqiptareve qe kane alergji per kete binom: Berisha-Meta ! Mos i vini re atij grupi horrash, hajnash, ma fiozesh qe mbledhin pas vedit kudo ku shkon ky cift kryemafiozesh ! Ata perfaqe- sojne vetem 5 % te shqiptareve ! Ju shqe- tesoheni per destabilizim qe kurre nuk do te kete por vetem CLIRIM te shqiptareve nga keta Monstra……..!!!!

                        1. K
                          Kozmo

                          NORMALITET???!!!!!!!!!!!!!! NUK me duket aspak normale qe ne kete Shqiperine e Vogel me njerez teper injorant, te lulezojne cdo Vit Politikanet e vjeter prej 30 vitesh, duke i ndrruar pozicion e Tyre sipas qejfit dhe interesave te njeri TJETRIT. Po te HEDHESH syte nga cdo vend i Europes nuk do ti shikosh ne poste Politike, shume aktore Politike nuk dihet se ku jane, megjithese me DUAR TE PASTRA, por ndoshta pa suksese ne drejtimet e Tyre. Ndersa Politikanet tane, te zhytur ne KORRUPSION, me Skandale te panumurta, sot ligjerojne sejcili per kokerr te qejfit te tyre ne kete vend te CUDIRAVE. Populli e ka te qarte qe keta Politikane lulezojne nga nje mbrojtje e fuqishme. Ndryshe as 4 vjet nuk do ti gezonin ne Politike.!!!!!

                          1. c
                            ca ca

                            Ku jetoni ju zj Kim? Nuk jetoni ne Shqiperi? A nuk e dini reagimin e shqiptareve kur ai qe ftoni per 2 ore biseda i ka nxitur shqiptaret te marrin kosa e sepata te luftojne njeri tjetrin?.A nuk e degjoni se sa i korruptuar eshte ILIR META,qe nuk ndryshon aspak me Sali Berishen apo ta merr kalane nga brenda Monika kur flisni si gra bashke me ate budallaqen e Hajdarit qe nuk thur dot nje fraze te sakte shqip.

                            1. K
                              Katolik shkodre

                              Je personi me i pa afte deri tani. Gjithashtu dhe politika qe usa po ndjek ne Shqiperi eshte me dobeta e mundeshme. Zoti e befte mire por nqs kjo eshte politika amerikane ndaj ketij vendi atehere jemi me mire me serbin sesa me usa. Nuk mbulohet dielli me shoshe o ambasadore.

                              1. B
                                Bobi

                                Brapa qafe e ke edhe ti o Ilir Meta. Prit edhe pak se po te vjen laku. Ti vazhdo në rrugën tende bashkë me Berishen non grata, por ajo të mer mendimin dhe të paralajmëron kujdes se të thyen në mes Amerika o Ilir.

                                1. D
                                  Dakord

                                  Nuk i shkon askujt ne mend ketu qe zonja i ka thene spiunit se nese destabilizon ne keto kohera kur shqiperia eshte nen sulm atehere partia e spiunit do shpallet aleate e iranit dhe rusise???

                                  1. a
                                    astor

                                    po por dhe non grada president ka qene

                                    1. M
                                      Miku i mikut tim eshte armiku im

                                      Ilir meta ju tha qe nuk eshte dakord me non graten e sali kriminelit nga usa,po ju si u pergjigjet? Ilir meta bashkpunon ngushte me sali vampirin dhe nuk njeh alibeun qe njihni ju... Ilir meta eshte hajduti me i madh i lalzit,eshte bp i sigurimit ,do qe te vritet te mali me gropa,le dhe mer partine si te ishte macja sasha,ai dhe familja tij akuzohet per nje sere krimesh...

                                      1. G
                                        God bless America

                                        Ambasadori/ja e SHBA ne Tirane prej shume vitesh : Therret ne raport kryetare partish, dirigjon Kryeministrin e ministrat, i jep urdhera Gjykatave e shkon i tregon "zbatimin e ligjit" kreut te SPAK!! Jane keto detyra Ambasadori ne nje vend sovran a jane Guvernim i Shqiperise nga Ambasadori/ja e SHBA, kjo pastaj do sqaruar. Por realiteti i sotem i kesaj Shqiperie ne varferi e shpopullim nga rinia, eshte edhe kontribut paresor i Guvernimit "Made in USA", patjeter!

                                        1. !
                                          !!!

                                          Nga njera ane te takosh Liken dhe nga ana tjeter te kerkosh lufte ndaj korrupsionit e pastrimit te parave, me duket sikur nuk shkon! Ndoshta keto punet e thella si kap truri yne, ndoshta!

                                          1. s
                                            shori

                                            Kur do ta kuptojne hajvanet injorante turko-shqipo, se gjithe hajdutet, kriminelet e monstrat e tjera, i rit, i ushqen dhe i mbron "daj Semi", se i duhen per te "pleheruar kopshtin e vet" ???!!!

                                            1. M
                                              Mero

                                              "...ka vetëm një kufizim dhe ky vjen nga Uashingtoni...." Natyrish qe ju si ambasadore ndiqni instruksionen e adminstrates por ju si person me inteligjence te mjaftueshme duhet te ndiqni busullen e moralit, karakterit, personalitetit....Moralisht nuk ju takon te keni kontakt me nje kryehajdut, njeri te korruptuar, nje perfaqesues te krimit .... si Ilir Meta. Eshte turp, ofendim te takohesh me nje person te tille.

                                              1. z
                                                zalli

                                                po e sakte dhe e rregult znj.ambasadore,gjate 100viteve te kaluara na keni lene Rregjimin komunist e E, Hoxhen per 50vjet,a thua do na i lini edhe per 100vitet e ardhshme hajdute e kriminel te llojit Berisha e Metaj,larg qofte e nuk del kjo loje.

                                                1. K
                                                  Kamala Harris

                                                  Shikojeni edhe ne nje kendveshtrim tjeter takimin e kukulles se Guamit qe eshte bere simpatike ne Shqiperi: me takimet dhe udhezimet e saj me Lul Bashen ne seline e PD-se, ajo e dogji ate si politikan; kete po ben edhe me Ilir Floririn ne seline e LSI-se.

                                                  Lini një Përgjigje