"Drejtësia është selektive", Yuri Kim-Fevziut: A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg?

29 Shtator 2022, 21:54Politika TEMA

"Drejtësia është selektive", Yuri Kim-Fevziut: A

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Ajo u shpreh se kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi. Si shembull sjell Saimir Tahirin për të cilin tha se askush nuk e mendonte se do të shkonte në burg.

Ambasadorja Yuri Kim: Po. Dhe kjo vërtet që do t’i godasë kriminelët tek xhepi i tyre ku ka vërtet vlerë. Nga viti 2021, numri i hetimeve që SPAK ka bërë me vendet e BE-së është më shumë se dyfishuar. Më shumë se dyfish edhe me ne. Tani do të kemi Agjencinë e Ligjzbatimit për Drogën që do ngrejë një prani në Shqipëri. Dhe, kjo është me shumë rëndësi. Më lejo t’i kthehem pikës tuaj fillestare për mosmarrjen me njerëzit që janë në pushtet…

Blendi Fevziu: Drejtësi selektive. Ju mund…

Ambasadorja Yuri Kim: Kur ka qenë hera e fundit, kur ka qenë hera e fundit Blendi kur dy ministra, dy ministra të fuqishëm, të partisë në pushtet, menjëherë pasi kanë lënë zyrën, kur ka qenë hera e fundit kur dy ministra janë futur në burg? A mendoje se Saimir Tahiri do të futej në burg? E vëmë me bast, nuk e mendoje. Jam e sigurtë se pjesa më e madhe e njerëzve mendonin, ja një person që kurrë nuk do të dalë përpara drejtësisë sepse është i fuqishëm. Ja një person që është i mbrojtur. Apo jo? Asaj kohe pandëshkueshmërie po i vjen fundi. E njëjta gjë tregohet në përcaktimet tona në mbarë botën. Prandaj ideja që kjo drejtësi është selektive, mendoj se pasqyron padurimin dhe dëshirën për të parë drejtësi…

Blendi Fevziu: …më të fortë…

Ambasadorja Yuri Kim: …të ecë më shpejt. Mendoj se ka një lidhje të ngushtë…

Blendi Fevziu: Gjëja më e rëndësishme në rastet është që…

Ambasadorja Yuri Kim: …duhet të kesh rezultate, apo jo? E di çfarë kam vënë re në studimin tim të ndjekjeve penale dhe drejtësisë në Shqipëri? Kam parë se ka pasur shumë ndjekje penale të hapura përpara Reformës në Drejtësi, pak përpara se të ngrihej SPAK, çdo vit, prokuroria e veçantë, këtu, atje, kudo hapte shumë çështje…

Ambasadorja Yuri Kim: Kush shkoi në burg? Cili ministër u fut në burg?

Blendi Fevziu: Shumë, shumë pak njerëz? Po. Zyrtarë, jo ministra.

Ambasadorja Yuri Kim: Jo shumë pak njerëz. Asnjëherë ndonjë ministër nuk është futur në burg.  Asnjëherë.

Blendi Fevziu: Ka qenë një, mendoj, në 2014.

Ambasadorja Yuri Kim: Oh, vërtet?  Dakord. Por është shumë e rrallë.

Ambasadorja Yuri Kim: Dhe mendoj se po shohim SPAK të japë rezultate. Prandaj mendoj se, nëse do të isha qytetare shqiptare, edhe unë do të kisha padurim. Por edhe nuk do të humbisja besimin, sepse po ecën përpara./tvklan.al

6 Komente

  1. M
    Milano Moda ...

    Shyqyr qe se pash kete intervisten...se nuk do e duroja dot kete gagaçllèkun e Fevzos...qe ben sikur nuk kupton

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Arben Kraja po kerkon nje mandat te dyte duke ndryshuar ligjin,. Duket qart se Kraja sa qe ne krye te SPAK-kut nu qe i zoti te hetonte peshqit e medhenj si Sali Berisha me Ilir Meten qe kane nje mal te madhe me krime. Keta kriminel paguan Krajen dhe shpetuan.Por ata nuk mjaftojn me kaq,ata duan Krajen perseri se e kane sherbetorin e tyre per t'i nbrojtur.Prandaj Kraja do qe te rizgjidhet,te mbroj dy kriminelet,Salin dhe Meten.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Dmth qe dhe per Saliun nuk mendon njeri qe do futet ne burg ?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejtesia e munguar

          Moj Kimete tu bëfsha... U fut Saimiri në burg që luftoi Lazaratin dhe Berisha është non-grata, ka vrarë njerëz e ka vjedhur aq sa Saimiri të bëje edhe 10 jetë të tjera. Për cilën drejtësi po na flet??? Boll me llafe se na kënaqet. Megjithëse ju keni akoma Trump që tall koqet edhe pse njerëz u vranë për të në Capitol Hill.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laura

            Zonja Kim, Sajmir Tahirin e donte ne burg Sali Berisha, perbindeshi i Vicidolit qe Departamenti i Shtetit i SHBA e shpalli Persona Nongrata"

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cfar Karagjozlliku Ambasadorial !

              As qe nuk behet fjal ,qe ju beni cte doni me cdo shtet e pikturoni si vet doni dhe pastaj dilni e e komentoni . Interesant kta gjeten nga Pergjimet telefonike Tahirin te lidhur me Trafikantet e i denonni ata qe doni ,dhe nuk Kriminelet si berisha e meta kulmi dhe Krimet e Pasurite e tyre vjedhjen e shtetit s'e shikoni !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje