A i kërkoi ambasadorja e SHBA, distancim nga Berisha? Ja si përgjigjet Ilir Meta!

30 Shtator 2022, 12:20Politika TEMA

A i kërkoi ambasadorja e SHBA, distancim nga Berisha? Ja si përgjigjet

Ilir Meta i është kthyer sërish sot takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë.

Në konferencën për mediat, Meta u pyet nëse në takim I ishte kërkuar prej diplomats amerikane, një distancim mes tij dhe ish kryeministrit Berisha, i shpallur non grata nga SHBA.

Meta: Unë ua kam thënë se kemi patur një bisedë të hapur bashkëpunuese. Nuk ndajmë të njëjta mendime për cdo gjë. Dhe kjo është normale po të kemi parasysh dy pozicionet e ndryshme, unë politikan, ajo diplomate.

Ajo që është më e rëndësishme është se sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë e SHBA, bashkëpunimi është i shkëlqyer në të gjitha fushat, sa i takon sigurisë, stabilitetit, solidaritetit me Ukrainën, NATO-n.

Sa i takon cështjeve të brendshme jam i bindur se respektojmë vendimet e cdo force politike dhe të qytetarëve, dhe në këtë drejtim jam i sigurtë se do respektojnë cdo vendim që merr PL.

Pyetje: Po nëse do ketë një kërkesë për t’u distancuar nga Berisha?

Meta: Në cdo rast marrëdhëniet e mia dhe të PL me SHBA nuk cënohen. Amerika është vendi i lirisë dhe në fund të fundit liria do të thotë se në finale mbizotëron vullneti i popullit. Dhe SHBA e ka treguar se e respekton vullnetin e popullit.

4 Komente

  1. L
    Laura

    Ka te drejte hajduti i Kerrabes Ilir Floriri. Per fat te keq, sipas mendimit tim, me takimin me kete monster te vjedhjeve galopante, ambasadorja Yuri Kim beri nje autogol ne dem te diplomacise ameriane ne Albanistan. Autogolin e pare kjo kukull e ardhur nga ishulli Guam e beri me takimet ne seline e PD-se duke takuar dhe nxitur Lul Bashen, qe coi ne djegien e tij si politikan perballe Perbindeshit te Vicidolit Doktor Sali Mortjes.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Amerika demokrateee

      Amerika afron Meten sapo Rama afrohet sado pak me Erdoganin,politike e "madhe"

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dulla komunisti

        Ah more malukat si è dredh si gjarpri në trajse dhe atij nuk i duken këmbët. Po nuk ke ku shkon, një ditë ai do të helmoi dhe ty, kot se ka emrin gjarper dhe nuk do vonoi shumë.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sb : eh mer ilir floriri e Teater Kukllash

          Kobra los me Miun qe grreu Thesarin ne Krrabe, apar se t'i ngul dy dhembet me Helmin vdekjeprures

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje