Tabaku reagon për çmimin e energjisë: Rama u zmbraps nga presioni publik

30 Shtator 2022, 14:41Politika TEMA

Tabaku reagon për çmimin e energjisë: Rama u zmbraps nga

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi vendimin e kryeministrit Edi Rama për tu tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët që kalojnë fashën prej 800 kwh nga 1 tetori.

Në një intervistë për Abc Live me gazetaren Sibora Bitri, Jorida Tabaku tha se Rama mund të jetë tërhequr nga presioni publik. Megjithatë ajo tha se qeveria mund ta aplikojë masën më i nëntor.

Tabaku tha se numri i familjeve që kalojnë fashën 800 këh shkon deri në 100 mijë në vendin tonë.

“Duhet ta falenderojmë se nuk hyn në I tetor dhe hyn në 1 nëntor? I thash ERE-s mos jetë noter i qeverisë. Nuk është arritje e madhe. Ajo do të vazhdojë të jetë. Këtë fashë e kap e gjithë shtresa e mesme. Numri i familjeve që kalojnë fashën 800 kwh shkon deri në 100 mijë. Në vetëm 40% energji marrim nga importi. 60% e prodhojmë këtu. Ndoshta prej presionit publik kryeministri u tërhoq. Do ishte barrë e madhe e jashtëzakonshme për shtresën e mesme. Që do të jetë nga 1 nëntor ndoshta.
500 mln euro kemi blerë energji elektrike në këto vite, kjo nuk duhej të ishte bërë. Këto para duhet të ishin shpenzuar në investime. Kemi vetëm një park fotovoltaik. Shqipërinë e ka bekuar Zoti me kaq shumë ditë me diell. Nëse do shfrytëzonim diellin dhe ujin nuk do të ishim këtu. Problemi është korrupsioni, keqmenaxhimi. Nuk ka asnjë investim dhe strategji për energjinë nga qeveria. Abuzimi me kompanitë po i transferohet konsumatorit”, tha Tabaku.

Një ditë para hyrjes në fuqi qeveria është tërhequr nga vendimi për të shtrenjtuar energjinë elektrike për të gjitha ato familje që konsumojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike në muaj. Në një deklaratë për mediat kryeministri Edi Rama tha se janë dy arsyet e ndryshimit të vendimit, përmirësimi i nivelit të ujit në Fierzë dhe ulja e konsumit në vend.

Qytetarët do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9,5 lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaroi sot se qeveria është tërhequr nga vendimi për të shtrenjtuar energjinë për të gjithë ata abonentë familjarë që shpenzonin më shumë se 800 kwh energji në muaj.

Ky vendim u miratua pak ditë më parë nga edhe nga Enti Rregullator i energjisë dhe parashikohej që duke nisur nga 1 tetori rreth 49 mijë familje që tejkalonin fashën 800 kwh në muaj do e paguanin energjinë me 42 lekë kwh.

Arsyet e ndryshimit të vendimit 1 ditë para hyrjes në fuqi janë përmirësimi i nivelit të ujit në kaskadën e Drinit por edhe ulja e konsumit në vend.

Kreu i qeverisë i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të kursejnë energjinë elektrike pasi kriza ende nuk ka kaluar.

Pavarësisht këtij lajmi pozitiv për shumë familje që prekeshin nga shtrenjtimi, kryeministri nuk ka sqaruar nëse rivendosja e fashave do të shtyhet për më vonë apo nuk do të aplikohet fare. Tashmë KESH i bën kërkesën OSHEE për anulim të vendimit duke dhënë argumentet përkatëse ,kjo e fundit ia dorëzon Entit Rregullator për të ndryshuar vendimin e miratuar.
/abcnews.al/

13 Komente

  1. r
    republikani

    Hahahahah kjo eshte me kare femer se Sali loqja.ben te zgjuaren,por ska kokerr mendje,i gjithe ai mut stani ate bajge bulmeti ka

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flutura

      Rama ju ka punesuar o njerez te trashe. Ju hedh nje gure dhe ju merreni gjashte muaj me te, pastaj ju nxjer bllof. Sa mbaron bllofi i pare ju ben gati te dytin... Jeni per te ruajtur dele te gjithe pa perjashtim

      Përgjigjjuni
      1. k
        ka ka ka ka kaaaa pula qorre sy s'ka

        Rama ka qen dhe mbetet nji nga KM e vetem te ktij vendi qe ka bere gjithcka per Shqiperine madje edhe ne rrafshin Kombetare me shume se gjithe KM e Shqiperise se bashku . Si te gjitha qeverrite e botes qe luftojne me gjetjen e zgjidhjeve te Krizes se enrgjise naftes etj , edhe Rama me qeverrine e tij punpn per te gjetur rruget e zgjidhjes e lehtesimit te barres se popullit ,gje qe kjo Pula Qorre qe ka pak Gram tru ne ate koke ,s#e kupton ,sepse kta mendojne per te tjeret me trut e tyre te dhjera nga glasat e Pularise Shpellarit . Sa e neveriteshme eshte kjo ka ka ka ka -ja debile ! Nuk thon nji fjal te mire (psh bravo ose rrespekt ) qe Qeverria ben per kte popull por qisin vetem helm ,gjarprinjt e Shqiperise ptuuuuuu

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tabakaja

          Por, e rendesishme eshte qe u terhoq, dhe te terhiqesh tregon nje lloj pjekurie politike. Apo jo moj zonje?!

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Tabaku me këto mënd nuk vini kurë në pushtet.Na thua u tremb dhe nuk do ngrerë çmimin!Nga u tremb?Në asnjë qytet nuk është bërë revoltë për energjinë po edhe sikur të jetë e vërtetë bëri shumë mirë.Kjo është dredhia në politikë për tju mbyllur gojën juve që vetëm mallkoni.Njerzit me mënd thonë:ata që mallkojnë i kanë ditët e shkurtra.Rama është aty sepse jeni ju në krye.Po të ikni ju dhe të vijnë të tjerë më me mënd atëhere Rama bie ditën tjetër.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptar

              Shko mij pirdhu Gënjeshtare

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                "Rama u zmbraps nga presioni publik " dhe ku është problemi?? ti do ti bësh reklamë apo kujton se i bën vetes reklamë?? nëse i bën vetes reklamë,që ju jeni gati të vrisni vetëm e vetëm të mos zmbrapseni para presionit publik,atëherë ke bërë vetvrasje! sidomos tashti që je në pidh të satëme!!

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Une si gjithmone

                  Rama u zbraps sepse ra shi ... Dhe nga ana tjater mori masa me 2 super anije prodhuese ne det. Sa per ju e presionin tuaj e te Foltores se Saliut , Rama u ka si nje fije leshi atje ku nuk thuhet... Aq e ndjeu presionin tuaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    BALONA TABAKU HAAA

                    Nga cili presion u zmbraps nga nongrata apo nga ju qe jeni koka e korrupsionit femer pa llogjike qe shume bukur qe po e nxjere koken tende boshe kur liqeni i fierzes mbushet kuptohet qe cmimi i energjise bie edhe shiun do te politizoshe eshte mire te flasesh per super vilen ne Lalze te kokat e krimit

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rama u smbraps sapo hapi Gojen Gojorsja

                      Si nuk e u ben njiher njerez kro funderina islamike mer yaho .vetem vrer e s'ju mbaron kermave

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vega

                        I lumte ! Bile ishalla nga "presioni " iSales e heq fare pagesen per konsumatoret . He

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dhembeli

                        Nuk jane as 100000 familje qe tejkalojne fashen, e as 50000 famile ( te shtreses mesme ), jane shume me pak. Une kam banese private me dy apartamente dhe jetojme tre familje ( te nje trungu) .gjithe energjine qe harxhojme ne muaj e matim me nje sahat, sigurisht qe harxhimi eshte 1000 deri 1500kwh. Ne dimer dhe ne vere eshte konsumi me i math. Mesatarja per familje nuk shkon 800 kwh ne muaj . Si puna ime jane shume familje ne qytet edhe ne fshat . Te besh sot nje ndarje me sahat per cdo familje ( te cilat rrojne bashke) eshte njesoj si ne vitet e triskave te kohes se enverit; ndohej familja formalisht per te perfituar tallonat e mishit, djathit … etj , kushton 350000lek. ( Te vjetrra) plus co shpenzime te tjera bisnesi….!

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Un kot

                          Te pakten u terhoq. Dilni dhe shikoni pak se sa esht energia per vendet fqinje dhe europ. Thoni faleminderit ktij te gjatit dhe mjaft se na cat train vetem Duke u qar.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje