Flamur Noka u padit për shpifje, avokati zbulon se çfarë dënimi rrezikon

25 Qershor 2025, 09:00Politika TEMA
Flamur Noka u padit për shpifje, avokati zbulon se çfarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme pas një padie të ngritur ndaj tij për shpifje. Padia është bërë nga Gjergji Vishkuli, një punonjës i burgut të Peqinit, i cili pretendon se është akuzuar në mënyrë të rremë nga Noka.

Sipas kallëzimit, sekretari i përgjithshëm i PD-së e ka përfshirë Vishkulin publikisht në një grup punonjësish policie që, sipas tij, po bënin fushatë për Partinë Socialiste më 11 maj. Përveç shpifjes, padia përfshin edhe akuzën për fyerje.

Lidhur me këtë çështje ka komentuar dhe avokati Edmond Petraj në Report Tv, i cili i ka thënë se Noka mund të gjobitet.

''Duhet parë pjesa për të cilën është aktivizuar neni 120 i Kodit Penal, si është shpifja, apo përhapja me dashje e informatave të rreme që cenojnë nderin dhe dinjitetin e një personi, përbën kundërvajtje penale ose dënohet me gjobë dhe kjo është pjesa për të cilën bazohet.

Nëse shpifja faktohet nga gjykata, dënimi është me gjobë, nuk ka burgim në këtë rast. Shuma e gjobës zakonisht caktohet nga vlera e dëmit të shkaktuar, bëhet një analizë financiare përsa i përket rastit, ku lajmi apo shpifja e thënë varet se çfarë informacioni ka përhapur. Kjo lëviz nga disa shifra, nga qindra lekë deri në mijëra euro'', - tha avokati Edmond Petraj. 

3 Komente

  1. T
    Thuthuqi

    Shiheni si i hap diart Nul intelektuali, tamam si i madhi lexhenda. Edhe farefisi i thone Nulit, qe je tamam si avdalli i zenit. Krenohen farefisi me Nulin, po e zevendeson lexhenden. Lum si ne, na u bo Nuli i madh. Kujdes dhite Nuli.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Mushku Politikan hajde hajde PD e Lodhun

      Ktij Talenti ke frig Bagtit me lan se gjysen stikthen ne Stan jama mi dhan nej post ne Qeveri o Nul Hajvani Nuli Politikan hahaha Rrypppppp o Zagar poti nuk din qa Politika o Gomar pa samar

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Nuk trembet Flamur trimi nga gjobat jo vetem parat e tij nuk mbarohen,poe ai eshte nga Kukesi

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje