Flamur Nokën e "vunë para" demokratët në Kamëz dhe Paskuqan, Albana Vokshi: Ishte takim i frytshëm...

27 Nëntor 2025, 10:36Politika TEMA
Flamur Nokën e "vunë para" demokratët në

Në Partinë Demokratike, mesa duket, takimet e brendshme po funksionojnë me dy “skenare”, një për kamerat dhe një për atë çfarë ndodh në të vërtetë! Dhe ky i fundit, është shumë larg asaj që postohet nëpër statuset e demokratëve në Facebook.

Gjatë një mbledhje të zhvilluar pasditen e së mërkurës me strukturat e Partisë Demokratike në Kamëz dhe Paskuqan, deputeti Flamur Noka u përfshi në një debat me një anëtare të kësaj force politike, e cila ngriti dyshime mbi rregullsinë e procesit të primareve.

Noka, i kërkoi zonjës në fjalë që “herën tjetër të lexonte statusin”, ndërsa ajo i kujtoi atij se nuk është aty për bukën e partisë, por me mundin dhe djersën e saj. Një debat ky brenda strukturave që për rrjete sociale u kthye në një nga lajmet më virale.

Por… ndërkohë në Facebook-un e Albana Vokshit kjo mbledhje shkoi më së miri dhe ishte e “frytshme”, me analizë të thelluar, energji pozitive dhe dakordësi të plotë për organizimin, transparencën dhe komunikimin me qytetarët.

Asnjë fjalë për debatin e tensionuar, asnjë referencë për zonjën që kërkonte rregullsi, madje asnjë kritikë as për Nokën i cili i tregoi demokrates që për vite me radhë ka kontribuoar në këtë forcë politike se kush i merr vendimet.

Pra, teksa në sallë “ziente” debati, në statusin e Vokshit u “shit” si një bashkëbisedim i frytshëm.

“Takim i frytshëm me kryesinë e zgjeruar të Kamzës. Bëmë një analizë të qartë të situatës në terren dhe të klimës politike në vend, ku qytetarët po përballen me mungesë transparence, rritje të kostos së jetesës dhe një administratë që nuk i përgjigjet nevojave të tyre.

Kamza vazhdon të mbetet ndër zonat me sfidat më të mëdha sociale dhe ekonomike, por edhe me energjinë më të madhe për ndryshim. 

U dakorduam të thellojmë organizimin, të forcojmë komunikimin me çdo familje dhe të jemi të pranishëm kudo ku ka problem, padrejtësi apo nevojë për zë opozitar.

 Angazhimi ynë është i qartë: Kamza duhet të kthehet në model të transparencës, të llogaridhënies dhe të politikës që i shërben qytetarit”, shkruan Vokshi.

8 Komente

  1. Çirak stetoskopi

    Po i vjen vërdallë këtij Nokës. Ka kaq herë lidhet vetëm me korrupsionin dhe anti kombltarizmin e Saliut. Po, çirak i tij do ketë qenë...e ka blerë dhe e ka "stërvitur" si veten. Gomar me kostum, një çirak me stetoskop që së shpejti do kapet nga Drejtësia.

    Përgjigjjuni
    1. B
      BESFORD KALLOJER FADIL EDEPSĒZ MEMELE GJOLEKA

      Ore si ka mundēsi qē flamuri pa bisht ēshtē njeri nongrata pēr shqiptarēt e ky derdimen nuk e kupton sēbashku me thith lopēn Albana Vokshi gruaja me fytyr burri tē shēmtuar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sefer Daja

        Vetem Kamza dhe Bathorja u kane njel fashistave te PD, dhe mshtetja e tyne o me probleme t mdhoja. Bravo lexhenda, baca Salmut, ja kalove ne msusit tat, Enverit me "suksese t mdhoja" n takimet me popllin.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Varileshteokracia

          Cfare ti vesh para ketij? Ske cfare ve perpara. Ku pyet i vdekuri se i fute shkelm bytheve...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Kane dale me mbledh njerez per protesten e radhes se i kane braktisur edhe militantet e PD. Baza kerkon te behen analiza per humbjen e zgjedhjeve keta dalin per mercenare.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Andi

              Po mire xhanem vetem nga budallejte do drejtohet kjo parti. Ku ta zesh e ku ta lesh. Mul Noka- debil i certifikuar, Albana Vokshi - idiote e kenaqur, thuthuqi Paloka, budallai elbasonit Boci, Klevisi- cuni i Fahri pordhes e co.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Salihajni

                Duhet Albana Baxhella ta drejtojë PD.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali kari

                  bana me flame mur me shkop ne bithe

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje