"Floriri" ka prova të reja, Spartak Ngjela për hetimin e pasurisë së Metës e Berishës

19 Janar 2023, 20:21Politika TEMA

"Floriri" ka prova të reja, Spartak Ngjela për hetimin e

Sipas informacioneve të fundit në media, Gjykata ka urdhëruar SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit.

Vendimi mban firmën e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzon vendimin e 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri për vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri kërkonte ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë për Euronews Albania se në rastin e vjedhjes së floririt në Krrabë kemi të bëjmë me një krim që vijon, pasi paratë e vjedhura janë futur në investime.

Kjo është arsyeja, u shpreh Ngjela, pse çështja nuk është rrëzuar nga Apeli. Sipas tij, fakti që del në skenë emri i Sali Berishës dhe Ilir Metës të cilët kanë qenë të dy kryeministra tregon se ka prova të reja ose prova që nuk janë përdorur.

“Paratë që janë vjedhur janë në investim. Jemi përballë një krimi që vijon, kjo ka qenë arsyeja pse s’e ka rrëzuar Apeli. Pse ka marrë këta të 2? Do ketë prova. Të shohim si do ekspozohen provat. Fakti që janë marrë për këtë çështje dy kryeministra arrijmë në konkluzionin që ka prova të reja, që nuk janë përdorur, ose të reja që s’kanë qenë fare në dijeni”, tha Ngjela.

Zhdukja e 280 kg ar, vjedhja e thesarit të shtetit, ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë postkomuniste.

Avokati Spartak Ngjela tha se thesari i floririt ishte sekret shtetëror dhe vjedhja e tij nuk mund të kryhej nga njerëz të zakonshëm, por vetëm nga njerëz me veshje të lartë shtetërore.

“Ajo sasi ari nuk mund të vidhej nga një njëri i zakonshëm, donte informacion të plotë shtetëror, askush tjetër s’mund ta vidhte. Që kur e pashë atëherë isha i bindur se ishte i vjedhur nga persona me veshje të lartë shtetërore. Ai ishte sekret shtetëror. Pastaj gënjyen me atë fshatarin, atëherë e pashë se kjo është vjedhje e nivelit të lartë”, tha Ngjela.

19 Komente

  1. L
    Likja pa flori

    Edhe shoferet e Ministrise se Mbrojtjes qe kane transmetuar dhe transferuar arin shqiptar nga tunelet e Skraparit ne tunelet e Linzes e dine fare mire kush dhe si e kane vjedhur floririn! Floriri duhej te vinte ne Tirane per t’u vjedhur! Kontrolloni listen e shofereve te asaj dite dhe filloni t’i merrni ne pyetje me radhe dhe do te zbuloni vjedhesit: Sali Berisha, Ilir Meta! Madje eshte Saliu ai qe i tha Metes: Ja ku e ke! Merr sa te duash! Dhe ja pse Saliu i thote Ilirit “Ilir Floriri”, por Iliri nuk e ka akuzuar kurre Saliun si “Sali Floriri”, se pastaj del qarte vjedhja e dyshes Sali-Ilir!

    1. T
      Tit Vasili

      Likja pa flori te falenderoi per kete shkrim sepse eshte shume e vertete kjo si thua ti por ke haruarr te sqarosh se shoferi i fundit i Ifes eshte me Flori zhdukur pa asnje gjurme , kete si ju keni shkruar une e kam shkruar edhe ne facebook me emere dhe mbiemer edhe ketu ne komente te here pas hereshme dhe asnjerit nuk i ka bere pershtypje , popull pa shtylle kurrizore dhe pa asnje pike memorie

    2. h
      hajdutet- kriminele

      a do te thirren deshmitare per akuzat qe kane bere ndaj njer-tjetrit berisha e meta per vjedhjen e thesarit. berisha ka akuzuar meten per vjedhjen e thesarit edhe meta ka akuzuar berishen. te dy jane hajdute te medhenj, profesioniste . po u munduan te shpoetojne njeri-tjetrin bijen te dy brenda. po nuk hyne ne burg te dy, shqiperia nukben perpare. tu vihen deklaratat per njer-tjetrin perpara, pasta tu vihen hekurat ne duar

      1. X
        Xoni

        Ku eshte Mona e ka pa njeri ? Apo ka shku ne San Marino prap.

        1. G
          Gjoni-pronar tokash te xanuna

          Po ish ministri i Financave ka qene ne dijeni per vjedhjen e thesarit. Mendoj nuk ka as nje mundesi praktike qe nje minister i fushes te mos kete dijeni per problemin ne fjale. Dhe pse ka heshtur kur eshte konstatuar fenomeni.

          1. E
            Eni

            Shume mire te hetohem te gjithe e ne fund te sekuestrohen...

            1. R
              Rovi

              Si gjithmonë ngjela di cdo gje.

              1. T
                Tomaso

                Akoma me kete namik hotin numer 2 ju! Po ikni ore shikoni inceneratoret se e keni vjedhjen aty qe perseritet cdo dite. Na e shpifet si gazete si gazetare me keto qe thoni

                1. V
                  Vranakonti

                  Edhe me kete hetim te SPAK-ut kete here do jete sa per te lare gojen, se neve, e beme detyren dhe Meta e Saliu nuk e kane vjedhur fliririn. Ky do jete konkluzioni i SPAK-ut pas hetimit. Saliu dhe Meta jane te pandeshkueshem. Kete garaci ata e kane pasi e kane blere me kohe drejtesin ne perghjithesi. Nuk do ndeshkohen. T'a gezojn floririn.

                  1. S
                    Skleroza

                    Hahaha....Lereni avokatin e ngratë se ka pjerdhë. Fle gjumë dhe në endërr i dalin prova të reja dhe pastaj na i thotë neve duke na lënë më vesh hapur në pritje për të ndeshkuar perbindeshit.

                    1. E
                      Evisa

                      Nga na dolën këto prova të reja avokat, kur deri tani nuk ka patur asnjë proces që mund të bënte të mundur zbulimin e tyre? Po mirë, turp nuk të vjen kur flet broçkulla dhe mashtron njerzit duke i ngopur me lugë të zbrazur?

                      1. S
                        Spartak

                        Taku vuan nga " Sindroma e Stokholm"-it.

                        1. E
                          Evisa

                          Gjej një mënyrë më të besueshme avokat për të justifikuar nisjen e hetimeve. Mjafton të thoshe se akuzat e Berishës, duke e quajtur Ilir floriri, mund të merreshin si provë dhe do ishe më në rregull se mënyra që ke zgjedhur për të justifikuar nisjen e hetimeve. Edhe një akt mjaft pozitiv si ky në këtë rast, që nisin hetimet për vjedhjen e thesarit të shtetit, ju përpiqeni t'a zhvlerësoni me mënyrën tuaj justifikuese. Për popullin mjafton të gjënden hajdutët e thesarit të shtetit, pa se është Berisha, Meta, ti, unë, apo dikush tjetër, kjo për të ka të njëjtën vlerë. Vetëm për Edi Ramën ka rëndësi të jetë Berisha apo Meta, atij i ndihmon të jetë në karrike po të ishin këta vjedhësit. Por këtë e zbulon vetëm drejtësia.Ndaj t'a lëmë atë të bëjë në qetësi punën e saj.

                          1. P
                            Provat s'kan munguar kurr ,por Drejtesia e Korrupt

                            Te flasesh per Prova ,per Dy Toksiket ,dy Kermat qe kultivoj Bota Mike ne Politiken Shqiptare dhe i mbrojti siben ala sot ,nga Ligji _duke len Drejtesine te degjeneroje ne ish Kooperativiste Stallash ,dhe njerez pa Personalitet ,bashkpunetore te Krimit Politike etj .( Drejtesi alla Llalla ) te duket e tepert ,sikur kerkon ti besh Klizma -Drejtesise -Prokurorise apo Dildos se saj Spak . Sepse Faktet ,jane paFund , qysh ne vitet e para kur salih berishen Miku jon i Madhe e beri President ! _____________________-Qysh nga Shkaterrimi i Industrise vendit dhe Vjedhja ne Miljarda nga shitja e Industrise c'Montuar por edhe shkaterruar ,qindra Fabrika e Uzina ,te cilat perbejne nji Krim Shteterore ,per mos te vazhduar pastaj me Tradhetin vendosjen e Grekut ne Krye te Kishes Shqiptare ,(gjasme se do i mesonte shqiptareve Fene -a, qellimi ishte nji Politike Obskure - asimilimi i shqiperise jugut -Programi Vorio -Epirit -pra Prifti na doli nji Gjarper etj etj ) - _______ Nderkohe qe shqiptaret ishin deklaruar Boterishte per Europe , Te Forten kishin nji Plane tjeter dhe me Mashen e tyre ,qe vune qellimishte edhe si President (kllufin e Karit shpellarin salih B) i ndryshuan Kurs Shqiperise dhe e drejtuan nga Arabistani ! Per mos te vazhduar poastaj me Vjedhjet e Shtetit ne Miljarda ,ne Krimet e salih berishes etj me shkaterrimin e Shkolles Kutures Artit -Historise - sulmit ndaj Figurave Kombetare e gjithckaje qe mban lidhur ni Komb ,pra nji Veprimtari e hapur Asgjesuese te gjithckaje Shqiptare , pra vetem kjo Veprimtari te Diktuara prej tij si Pergjegjes urdheruaes si titullare Shteti e fut Kermen salih berisha 7 -pash NenDhe ! Per mos ti numeruar me radhe krimet ,tradhetite , vjedhejt ,tjetersimin e Pronave ,vrasjet e Pronareve si ai i Lalzit ,ku sot kane ndetuar Vilat gjithe Banda e Krimineleve me kryetar salih brrishen etj etj etj . Pra dyshja s.b l.m nuk kan len Krim e Poshtersi ( Fakte pafund ) pa i bere ktij vendi dhe ktij populli dhe per cudi _ nga Bijt e Kurvave te Korruptuarve - kolegeve te Lopcarit Lalla ____behet sikur kerkohen Fakte per Dyshen Kanceroze ?????????????????????

                            1. A
                              Azem Galica

                              Është e qartë per çdo kend se hajnat e 280 kgr. flori janë Sali krimineli dhe Ilir spiuni Askush tjeter nuk ka patur mundesi më e vjedhë thesarin e shtetit Shqiptarë Keta dy vjedhes duhet se pari më i burgosë e pastaj më i marrë në pytje dhe më ua kontrollu pasurinë

                              1. U
                                Une kuptoj

                                Heeee "Diktatori"beri shkolla e uzina,toka buke e gjithçka,bile edhe floririn e la per shtetin e keta te babeziturit iu turren gjthçkaje e nuk lan gje pa grabitur.

                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  Ato objekte jane Teper Sekret te Rendesise se Veçante. Ato per t' u haput kane kod. Kodi TSRV. Ky kod dorezohet (kur je tamam shtet) sic dorezohet SEKRETET ne Shtepine e Bardhe kur nderrohen Presidentet. Ç' eshte ky organ gjyqesor qe nuk e zbuloka dot? Dikur i blere e urdheruar nga kjo dyshe S. B. e I. M !!!!! Po Sot?????

                                  1. R
                                    RAIFI

                                    Aty ku përflitet duhet hetuar aq më tepër që në Shqipëri e Kosovë nuk ka kryer kush mandatin pa vjedh e plaqkit me miljona,por këto punë i bënë hetuesia,prokuroria e vendos gjykata kjo është procedura këtë do duhej ta dinë mirë Avokat Ngjela që kërcen si këndezi mbi grumbullin e plehut.Nuk i bëhët gjyqi askujt nëpër portale,gazeta e rrjete sociale për këtë bota demokratike po na shef me dyshim nuk e kupton dot kur është e vertet e kur rrena kur fajësohet dikush për ta mbuluar fajtorin tjetër.

                                    1. D
                                      DO TI S DO TI

                                      "SELANIK DHE TATEPJETE SIÇ KA QENE DO TE JETE "Eshte nje zhurme per tu dukur sikur po punohet ,kete e dine te gjithe ,ndaj mos ju genjeje mendja se do te behet drejtesi per keta "lart" Me keqardhje shume te madhe per popullin , por ç'do popull meriton qeverisjen qe ka!!!

                                      Lini një Përgjigje