Në një intervistë në Report Tv, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar pak nga fushata e socialistëve për 14 majin, ku u shpreh i bindur se do të jetë pa shpenzime, jo me mitingje të mëdha po me ‘Range Rover’, referuar kundërshtarëve të tij politik.
Përballë gazetarit Arbër Hitaj në ‘Studio Live’, Veliaj është shprehur se nuk e njeh Belind Këlliçin si kundërshtar përTiranën, duke e cilësuar si “Luli i radhës” apo edhe “pudra e Saliut”. Ai e ka përjashtuar si mundësi zhvillimin e një debati publik me Këlliçin, duke thënë se nuk mund të ulet në një tryezë me një përfaqësues që vjen nga ‘Non Grata’, referuar Sali Berishës.
"Fushatë low cost, nuk jemi rraca për të hipur në Rang Rover, jepen ide programe po nuk ka nevojë për mitingje dhe si kacafyten militantët, ne si socialistë nuk i kemi bërë kurrë, por edhe shoqëria nuk i pëlqen këto lloj fushatash. (...) Nuk ka rëndësi si quhet Luli i Radhës, por ne me një përfaqësues që vjen nga një ‘Non Grata’, ne nuk ulemi, s'mund të ndodh që ne t’i bëjmë legjitimitet Berishës që gjithë bota i ka vënë kryq. Të presim të gjithë kandidatët, do punojmë vetëm me partinë zyrtare, nëse Saliu e ka gjetur pudrën e radhës, kjo është punë e tyre”, tha Veliaj.
Kritikëve se gjatë drejtimit të tij ka pasur një bum ndërtimesh, Veliaj iu përgjgij duke thënë se ka qenë pikërisht ky sektor që ka mbajtur ekonominë në këmbë gjatë pandemisë. E duke folur për këtë çështje, Veliaj nuk e kurseu edhe një ironi për analistët e kryeqytetit teksa tha se ata reklamojnë në rrjetet sociale kullat e Dubait, flasin për kulla në Tiranë, ndërkohë që janë vetëm 10 të tilla.
“Pse kur shkojnë në Dubai na çmendin në instagramin e tyre me foto nga kullat këta analistët. (...) Kulla Tirana nuk ka as 10”, tha Veliaj.
I bindur në fitoren e tij në ’14 maj’, Veliaj tha se për Tiranën e 2023 dhe viteve të ardhshme, janë gati shumë projekte, një pjesë të secilave i renditi në Report Tv, nga poli i drejtësisë te ‘Bulevardi i Ri’ te ndërtimi i 8 shkollave të reja.
“Tiranës i ka ardhur koha për të rikthyer polin e drejtësisë te Bulevardi i Ri ... institucionet e drejtësisë të popullojnë bulevardin e ri, hipotekën, tatimet etj te '5 maji'. Jemi në fazën përfundimtare për të mbyllur projektin në sheshin fundor te bulevardi i ri. Jemi gati të shpallim sa të gjejmë dakodërsinë me donatorët. Duam të përfundojmë paketën e shkollave me 8 shkolla të reja, kështu përfundojmë gjithë sfidën tonë për të shmangur mësimin me dy turne. Është shumë e rëndësishme ta çojmë deri në fund këtë mision, të mbahemi mend në histori si bashkia që ka bërë më shumë shkolla”, u shpreh Veliaj.
Ai iu është përgjigjur zërave që flasin për një marrëdhënie të krisur mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, ku theksoi se një gjë nuk është e vërtetë, madje shtoi se në histori nuk ka pasur kryeministër dhe kryebashkiak që kanë bashkëpunuar më mirë me njëri-tjetrin.
Duke marrë si shembull sjelljen e kandidatit të Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, me banorët e Pallatit nr.4 në rr. “Myslym Keta” pak ditë më parë, Veliaj tha se nëse ata do ishin ende në ato banesa, tërmeti i tre ditëve më parë mund të ishte kthyer në një fatkeqësi.
“I keni parë sondazhet, i keni parë bllokimet te Astiri, e keni parë pallatin nr.4, e keni parë “5 majin”?! Ata janë si ca nga fqinjët tanë, që shkojnë nga humbja në humbje dhe festojnë sikur është fitore. Jam i sigurt se edhe pas zgjedhjeve do të festojnë me të njëjtën mënyrë. Përtej shakasë: e vetmja ftesë që kam, jo vetëm për kandidatët që kanë dalë, por për të gjithë kandidatët, hajde të bëjmë debat, të diskutojmë temat dhe çështjet që i shohim ndryshe, por kjo kultura e sharjes, e vulgaritetit nuk shkon. Kjo kultura për përdorimin e njerëzve nuk shkon. Imagjno të kishte kandidat në një vend tjetër të botës dhe t’u thoshte njerëzve mos dilni nga pallati që është caktuar nga Instituti i Ndërtimit për t’u prishur. Nuk shkon, se tërmeti ndodhi përpara tre ditësh dhe po t’i kishte zënë brenda, po këta do të suleshin dhe do të thoshin i vrau Lali Eri me Edi Ramën.
Në këtë sens, unë e mirëkuptoj fushatën, e mirëkuptoj si shkojnë nga humbja në humbje, humbasin tek “5 maji”, humbasin tek pallati nr. 4, humbasin tek Astiri, humbasin tek këndi i lodrave, humbasin tek sheshi, humbasin dhe flenë gjumë te teatri, humbasin tek të gjitha këto projekte, ajo është puna e tyre. Ka dhe fqinj këtu në rajon që festojnë vetëm humbjen. Ajo është një tipologji dhe mentalitet që s’e ndryshoj dot sepse është e tyre, por ajo që unë them është: mos u tallni me njerëzit, i merrni në qafë në kënde lodrash, në Astir, në bulevard, te “5 maji”, në pallate që janë për t’u prishur dhe pastaj i braktisni, dhe është detyra e Bashkisë së Tiranës për t’u kujdesur për ta. Politika si çdo gjë tjetër është me masë”, tha Veliaj në Report tv.
Ate autobuzin kur do e vendosesh mbi Lane si instalacion or idiot?
Ndërtimet janë pronë e drogës,riciklimit të parave të pista,korrupsionit dhe robqirëve si puna jote.
Forca perversi i Sorosëve, i plakut dhe i të birit!
Dil ne Debatte o Lali....mos u mcif....dil...dol me panel gazetaresh...dil dhe me Kellicin ....dhe bej ndonje gje qe ngel per Tiranen jo vetem bojna
Ah mo lali Plehu o mashtrues, hajdut, gënjeshtar e aventurier tê qiftë Kina mamin, Ajolen e soj e sorollop që ke deri tek Ahmadinejat në Iran dhe ne fund ty o pede lali Eri (dhjeri) Erjon Veliaj!
Shteti _bashkia Tr shquen per dy gjera sot : Per Aleancen e tyre me Firmat e Ndertimit (financime pa identitet ) dhe per deljet cdo dite TV e Medieve dhe treguar se cfar eshte ndertuar !!!! Kjo ,s'eshte per te qeshur .Eshte nji mjerim zhvillimi dhe joseriozitet vs Votebesuesit shqiptare dhene ksaj Qeverrie e kryebashkiakut llafeshume . Pra gjithcka ne kte Aleance shtet/bashki -ndertues ka vetem nji efekt ne Opinion ,te tregoje se po punohet dhe po fitohet . Qe ta kufizoshe Pushtetin drejtues ne kte vend ,vetem ke ndertimet ,qe ne vetvehte nuk kane te bejne aspak me zhvillimin e vendit ,me punesimin qe eshte nji nder Problemet kyce te ktij vendi ,por ne Zhurme se po behet shume nderkohe qe cmimet i ngrene Artificalishte vs nivelit ku jetojme e te ardhura pre kok te qytetarit pra qellimi ne vetvehte eshte Rjepja e qytetareve shqiptare dhe fitimi i Aleateve te pafytyresise . Nji Pushtet e Qeverri , kerkon te industrializoje vendin dhe hape vende pune e nuk na shet Ndertimet si sukses ,qe ne vetvehte eshte nji Afere Mafiozesh qe te kuptojne Italine e viteve 70 ku Mafia e Ndertimit betonizoj italine dhe ropi qytetarin duke ber papunesia ,te ndikonte dikrekt ne jeten e tyre ,per pagesat ne shendetesi e pensione ,sepse nuk kishin Kontribute . E njejta metode kuhet me shqiptaret ,prandaj ikin sepse Aleancat s'i intereson popullli por pasurimi i shpejt i Klanit
Vazhdo perpara Lali Eri! Qente ate pune kane, te bejne ham ham, shiko dhe ec perpara, pa jau vene fare veshin. Nuk kane se cfare te bejne,! I vetmi zanat qe kane trasheguar eshte lehja!
Lali Eri, shkon lagje me lagje, ku nuk del para qytetareve por mer me vehte tribunen, karige dhe administraten e patrozhanistet. Dil ne popull dhe fol direkt per hallet e tyre. Mos na fol per gradacela e brockulla te tjera, dhe kur te degjojme na vjen ta thyejme televizorin. Mer problemin e Termetit. Po flet per pallatin qe prishe ne Kinostudio sepse atje ke intresa per token. Pse nuk flet per pallatatet e kombinatit qe akoma nuk jane strehuar. Ke mjaft pallate ne Tirane qe i ke lene as mish as peshk. qytetaret te jane drejtuar me letra dhe ti nuk po ju pergjigjesh . Neper zyra nuk te pret njeri. Minibashkite jane institucione qe marin vetem rrogat dhe nuk e vrasin fare mendjen per problemet e lagjes. Lali Eri, Ke haruar fukarrllekun. Harove se vjen nga vegjelia si shites fiqsh dhe si fukara qe ishte dasmen ta beri mamaja me pensionin e saj. Ktheu ne baze dhe fol me njerezit.