Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat për përfitim nga fondet publike gjatë seancës së sotme që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese. Në fjalën e tij, në mbrojtjen që po i bënte klientes së tij, Genc Çifligu ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.
“Nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka të ketë përfituar fonde publike. Xhaçka si anëtare e kabinetit qeveritar nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike. Kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Nuk ka asnjë kontratë të lidhur mes shoqërisë dhe bashkisë Himarë pasi ndodhemi ende në procesin e ndërtimit të strukturës hoteliere. Fakti se deputetes i janë drejtuar Kuvendit ne 1 korrik 2022, nuk i legjitimon pasi ka kaluar afati. Afati nis me botimin e vendimit te qeverise për investitorin strategjik më datë 9 mars 2022 në fletoren zyrtare,”- tha ai.
Disa nga argumentet e mbrojtjes
Nga kërkuesit parashtrohet në kërkesën e tyre se nëpërmjet vendimit 3/5 datë 29.03.2021 të KIS subjekti tregtar AG TCC shpk në pronësi të bashkëshortit tëdeputetesznj. OltaXhaçka do të përfitonte disa të drejta që sipas arsyetimit të tyre konsiderohen veprimtari fitimprurëse me fonde të buxhetit të shtetit si dhe fitim pasurie tëpaluajtshme nga pronat publike. Tërësisht një interpretim i gabuar, pasi parashikohet për veprime dhe ngjarje që nuk kanë ndodhur por ndoshta pritet të ndodhin në të ardhmen.Sipas arsyetimit të bërë në kërkesë arrihet me faktin se nëpërmjet këtij vendimi subjektitregtar do të mund të përfitonte
Ø të drejtën e përdorimit për një periudhë 30 vjeçare të bregut të detit.
Dhënia e një të drejtë nuk është fitim pronësi apo ushtrim veprimtarie fitimprurëse, me fonde të organeve të pushtetit qëndror apo vendor. Është një e drejtë, e cila nuk krijon pasuri nëse nuk ushtrohet. Për gjatë gjithë kohëzgjatjes së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka nuk provohet se shoqëria AG TCC shpk të ketë ushtruar këtë të drejte dhe të ketë marrë nëpërmjet kontratës posedimin mbi këtë pronë publike. Sikurse e kemi parashtruar fituesi i të drejtës për lidhjen e kontratës është shoqëria AG TCC Hotel Managementshpk.
Ø mbështetje për kryerjene procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, pra duke kursyerkohë dhe të ardhura,si pasojë e shfrytëzimit të burimeve njerëzore dhe monetare tështetërore.
Por pavarësisht këtij pretendimi, rezultone provuar se subjekti tregtarshoqëria AG TCCshpktë gjitha lejet zhvillimore i ka marrë para fitimit sëstatusit investitor strategjik/procedurë e asistuar, dhe nga pikëpamja faktike nuk ka për të përdorur mëadministratënshtetërore qoftë nga burimet njerëzore ashtu dhe ato monetare. Por, edhe nëse do ekzistonte një pretendim i tillë, përdorimi i burimeve njerëzore të administratës publike, është një detyrim ikësaj administrate, kundrejt të gjithë subjekteve të së drejtës, detyrim ky që rrjedh nga Kodi i Procedurave Administrative (neni 10).Organi publik mbarte detyriminpër tësiguruar që të gjitha palët dhe persona e përfshirë në procedurën administrative të jenë në gjendje të ndjekin dhe të mbrojnë të drejtat dhe interesat e tyre ligjorë në mënyrë sa më efektive dhe të lehtë të jetë e mundur. Ai, organi publik, i informon palët mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre, përfshirë të gjithë informacionin e lidhur me procedurën që duhet të ndjekin. Po kështu, administrata shtetërore ofron shërbimet e saj dhe zhvillon procedurën administrative pa pagesë, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. Shërbimet e administratës publike ju ofrohen të gjithë subjekteve të sëdrejtës dhe në asnjë rast ofrimi i një shërbimi të tillë nënkupton përfitim i fondeve publike apo ushtrim veprimtarie fitimprurëse me shtetin. Më këtë logjikë qëngrihet nga grupi i deputetëve kërkues, çdo deputet qëpërfiton shërbime nga administrata publike do të konsiderohet nëpapajtueshmëri për shkak të përfitimeve që ai mund të ketë nga fondet publike.
Ø masë mbështetëse për konsolidimin e tokës dhe pronës ku do të zhvillohet projekti, e cila sipas ligjitpërkatës, nënkupton përshtatjen dhe ristrukturimin e planifikuar të parcelave të tokës dhe pronës së tyre, pra mund të përfshijë ndryshimin e formës së pronësisë/regjimit juridik dhe shfrytëzimit të tokës etje.
Edhe ky pretendim i ngritur nuk pasqyron faktin e ushtrimit të veprimtarisë fitimprurëse apo fitimit të pasurive publike nga a e shoqërisë AG TCC shpk. Për më tepër ngjarje të tilla të përmendura në arsyetimin e kërkuesve as kanë gjasa të ndodhin, për shkak se ndërtimi i strukturës hoteliere ka filluar sipas lejeve zhvillimore dhe lejes së ndërtimit përpara datës së miratimit të statusit investitor strategjik/procedurë e asistuar. Me Vendimin nr. 5, datë 10.06.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) kësaj shoqërie i është miratuar Leja e Zhvillimit për ndërtimin e një strukture hoteliere në fshatin Gjilekë, Bashkia Himarë. Gjithashtu, me Vendimin nr. 21. Datë 28.07.2020 të KKT shoqërisë AG TCC shpk i është miratuar Leja e Ndërtimit për objektin: “Resort turistik “DreamadesLuxurySutes”, 1-2.3 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje fshati Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëria AG TCC shpk”. Tëgjitha sa pretendohen se do të ndodhin janë fakte dhe ngjarje që kanë ndodhur përpara datës 29.03.2021, datë në të cilën me vendimin nr. 3/5 të KIS subjektit tregtar AG TCC i është miratuar statusi “investitor strategjik/ procedurë e asistuar.”
Përsai përket pretendimeve të tjera tëparashtruara në kërkesë, sikurse është përdormi i infrastrukturës publike, si aksesi në rrjetin energjetik atë të kanalizimeve, rrjetin rrugor apo atë të telekomunikacionit janë një absurditet dhe nonsens juridik. Çdokush, subjekt tregtar apo jo tregtar ka të drejtë të përdorë të gjithëinfrastrukturën publike, dhe kjo në asnjë rast nuk konsiderohet veprimtari fitimprurëse me pasuritë e organeve publike të pushtetit qëndror apo vendor, dhe as fitim pasurie nga këto organe. Lidhja me infrastrukturënelektrikë dhe atë tëkanalizimeve, jo vetëm përsaparashtruam më sipër nuk tregojnë se po ushtrohet veprimtari me pasuritë e organeve publike, por për më tepër ështënjë fakt dhe ngjarje që ka ndodhur përpara marrjes sëstatusi investitor strategjik, procedurë e asistuar, pasi janë parakushtepër dhënien e lejes së ndërtimit, akt administrativ ky sikurse e parashtruam më sipër ka dalë para miratimit nga KIS i Vendimit Nr. 3/5, datë 29.03.2021. Me këtë logjikë që përdoret në kërkesë, duhet të konsiderohet papajtueshmëri e mandatit të deputetit, për secilin prej deputeteve që përdor infrastrukturën rrugore, rrjetin elektrik, atë të kanalizimeve, pasi me logjikën e kërkuesve një fakt itillë konsiderohet veprimtari fitimprurëse me pronat e shtetit apo përfitime pasurore nga këto prona.
74. Statusi investitor strategjik procedurë e asistuar nuk jep trajtim preferencial për reduktim të vlerës së TVSH-së për subjektin “shoqëria “AG TCC” shpk me ortak dhe administrator bashkëshortin e deputetes znj.OltaXhaçka. Sipas nenit 49, pika 3 dhe 4 të Ligjit “Për tatimin e vlerës së shtuar” parashikohet se, shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar në masën 6 % aplikohet mbi të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e turizmit dhe nuk është një preference kundrejt shoqërisë në fjalë për shkak të statusit “investitor strategjik,procedurë e asistuar”. Tarifa e reduktuar e TVSH-së nuk është pasojë e statusit por është një përftim që i jepet industrisë së turizmit pavarësisht patjes apo jo të statusit.
Në rastin e konkret shtrohet pyetja që a po ushtrohet veprimtari fitimprurëse apo jo. Sipas rrethanave të faktit si nga shoqëria “AG TCC” shpk nuk është duke u ushtruar ndonjë veprimtari fitimprurëse. Struktura hoteliere është në ndërtim, dhe të gjitha pretendimet parashtrohen me faktin nëse në të ardhmen do të ushtrohet ndonjë veprimtari fitimprurëse. Nuk ka akoma ushtrim veprimtarie, gjë e cila e lë pa rast konkret/objekt çështjen në fjalë pa objekt.
Si konkluzion sa më sipër rezulton se motivi i vetëm për dhënien e statusit të investitori strategjik, është plotësimi prej subjektit shoqëria “AG TCC” shpk tërësisht i kritereve të parashikuara nga ligji 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” për marrjen e këtij statusi, si investitor strategjik, me procedure të asistuar në sektorin e turizmit.
Sipas pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës sanksionohet parimi, se deputetët nuk mund të kryejnë vetë ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre. Kurse sipas pikës 4 të po këtij neni: “Për çdo shkelje të paragrafit 3 të këtij neni, me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose të një së dhjetës së anëtarëve të tij, Kuvendi vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila konstaton papajtueshmërinë.”
78. Pretendimi i parashtruar nga kërkuesit konsiston në mënyrën sesi dispozitat kushtetuese, neni 70, interpretohet prej tyre. Ne nuk vëmë aspak në diskutim qëllimin e ligjshëm të kushtetutëbërësit në përcaktimin e atyre kushteve, të cilat konsistojnë në papajtueshmëri të mandatit të deputetit. Gjithashtu ne në këto parashtrime nuk po vëmë në diskutim rëndësinë dhe rreptësinë e sanksionit – humbje e mandatit të deputetit- të parashikuar nëse vërtetohet sjellja e parashikuar në nenin 70, por pikërisht duke patur parasysh këtë ndërhyrje theksohet detyrimi primar i organeve zbatuese të dispozitës kushtetuese për të siguruar zbatimin e parashikimeve të pikës 3 nenit të 70 të Kushtetutës në rastin konkret, por edhe vërtetimin në formë apo themel të sjelljes së ndaluar (mbajtja e funksionit publik apo realizimi i përfitimit).
Mënyra e parashtruara në mocionin e grupit të deputetëve konsiston në një devijim të parashikimeve të nenit 70 te Kushtetutës, pasi është interpretuar në mënyrë të zgjeruar duke shkelur qëllimin e ligjvënësit shqiptar, dhe detyrimet e shtetit shqiptare për të siguruar respektimin e thelbit të nenit 3 të Protokollit Nr 1 të Konventës, sipas së cilit diskualifikimi i mandatit të deputetit duhet të jetë si analiza e fundit e një konflikti interesash dhe se duke konsistuar në një kufizim të drejtash me karakter civil dhe politik ai duhet të jetë i bazuar ne një ligj të qartë dhe përtej çdo interpretimi abuzive, i cili do të çonte në mohim të thelbit të nenit 3 të Protokollit 1 të Koventës.
Argumentat e ngritura në këtë mocion në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit të znj.OltaXhacka, janë të përgjithshme dhe lënë hapësira për interpretime të gjera dhe abuzive, të cilat mund të çojnë në cënim të thelbit të së drejtave të garantuara nga neni 3 i Protokollit 1 të Konventës. Gjithashtu, në praktikën e saj Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer një interpretim ezaustiv të qëllimit të ligjvënësit dhe sqarimit të situatës në rastin konkret.
Kështu si parashtrohet më lart parashikimet e nenit 70/3 i drejtohen “deputetëve” dhe parashtrojnë papajtueshmëri kushtetuese të funksionit të deputetit në lidhje me sjelljen e saj/tij që konsiston në “përfitim nga fonde publike” apo pasuri publike.
Kështu, në dispozitat ligjore apo edhe në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk ka referenca në lidhje me pajtueshmërinë ose jo të funksionit të deputetit me mbajtjen e funksioneve ne sektorin privat nga ana e familjarëve të tyre, ashtu siç vihet re qartë në shumicën e vendeve të Këshillit të Evropës.
Kështu, nëse i referohemi parashikimeve të nenit 70 të Kushtetutës, deputeti në mënyrë që të mos humb mandatin e tij duhet të rregulloj sjelljen e tij në mos mbajtjen e funksioneve publike të ndryshme nga ato të anëtarit të Këshillit të Ministrave si dhe të mos përfitoj konkretisht Ai/Ajo nga fondet publik. Por në asnjë dispozitë të parashikimeve kushtetuese apo ligjore nuk ka rregullime, që nga një anë barazojnë sjelljen e familjarit të deputetit, qoftë bashkëshorti në regjim pasuror martesor të bashkuar apo të ndarë, me sjelljen e deputetit të mandatuar nga elektorati i tij (jo se është familjar apo bashkëshort i dikujt) por për atë çka ai përfaqëson personalisht apo nga ana tjetër të mund të cënojnë të drejtën e tij për tu zgjedhur me prezumimin se në të ardhmen potencialisht bashkëshorti i deputetit do mund të ketë përfitime.
Nuk po vëmë në diskutim në këtë çështje faktin se kushtetutëbërësi në parashikimet e nenit 70 të Kushtetutës ka vënë kushte në sjelljen e secilit deputet, por në këto parashikime nuk merret parasysh sjellja apo kushtet e një entiteti tjetër të ndryshëm nga deputeti, si në rastin konkret ajo e një shoqërie tregtare, qoftë me ortak/aksionar bashkëshortin e deputetes.
Kështu, është evidente se zbatimi i parashikimeve të nenit 70 në subjekte të ndryshme nga deputetet është jo vetëm një interpretim i zgjeruar i qëllimit të kushtetutëbërësit, por ajo në kushtet e mungesës së qartësisë mund të çojë në interpretime arbitrare.
Në vazhdimin e interpretimeve të zgjeruara të nenit 70 të Kushtetutës duhet të humbi mandatin edhe deputeti, nëse zona urbane rreth shtëpisë së tij rikualifikohet apo se edhe vetëm rruga që të çon drejt banesës ku ka shtëpinë sistemohet me fonde publike për aq kohë sa vlera e pasurisë së tij do të rritet disa herë si shkak i drejtpërdrejte nga përdorimi i fondit publik. Njësoj duhet të interpretohet humbja e mandatit edhe nëse do kemi kalim pranë/për në pronën e deputetit të rrjetit të gazit, të fibrave optike, të një rrjeti me efiçent elektrik etj. Gjithashtu në interpretime të tilla të zgjeruara do të gjendeshim në rastet kur deputete apo bashkëshortët e tyre mund të jenë aksionar në shoqëri ndërkombëtare të kuotuara në bursë (si shembull mund të jetë Vodafon, Nokia, Siemens apo shoqëri të tjera të kuotuara në burse të cilat janë aktualisht fituese tenderash në Shqipëri) të cilat shoqëri mund të fitojnë tendera publik në Shqipëri dhe ne ndarjet e dividendëve në mënyrë indirekte do të sjellin “përfitim” të deputetit nga fondet publike.
Ashtu si Gjykata është shprehur në praktikën e saj çka mësipërm do të mund te justifikohej nën dritën e Konventës nëse ndërhyrja në të drejtën e parashikuar nga Neni 3 i Protokollit 1 do të ishte e përcaktuar në një ligj të qartë, të parashikueshëm, i nevojshëm dhe proporcional.
Në rastin në shqyrtim rezulton se kriteri formal i kërkuar nga Kushtetuta për të detyruar Kuvendin që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar pavlefshmëri/mbarim të mandatit të deputetes znj.OltaXhaçka nuk ekziston, pasi nuk provohet fakti se prej saj të jetë kryer ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të ketë fituar pasuri të këtyre të fundit. Në këto kushte duke mos qenë përpara ndalimeve të pikës 3 Kuvendi nuk ka kompetencë të vendosë për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese.
90. Në kuptim sa më sipër Kuvendi ka ushtruar kompetencën e tij sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës dhe në asnjë rast vendimet 83 dhe 84 të tij objekt i kësaj kërkese nuk janë në kundërshtim me parashikimet e Kushtetutës dhe as me interpretimet e bëra nga Gjykata Kushtetuese në praktikën e saj në lidhje me parashikimet e pikës 3 dhe 4 të nenit 70 të Kushtetutës.
Sa më sipër i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese të vendosë për rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Problemi eshte i thjeshte sepse kur akuzuesit vodhen,shiten dhe perfituan te gjithe Shqiperine,kerkush nga opozita e asokohe nuk u ngrit e te denonconte marrjen peng te shqiperise por perkundrazi me heshtjen e saj beri qe ky vend u privatizua per dy aspra!Tani ata qe e kane vjedhur ,shitur e pervehtesuar shqiperine akuzojne "lepurushat" qe u kujtuan te vjedhin e per rrjedhoje te marrin fature edhe per megavjedhjet e bandes Berishjane!Kur PD nepermjet ministrave te saj nga A.Mustafaraj e deri tek L.Basha futen per here te pare kultivimin e kanabisit,vodhen dhe gjithçka privatizuan keta humomeno(PS) heshtnin dhe tani u kujtuan te bejne si ata por harrojne qe po perfundojne ne burg nje nga nje nen moton "hajduti bertet kapeni hajdutin",ku ne fakt u ka ecur.Me thoni ke ka akuzuar Partia e Dallkaukeve dhe nuk e ka çuar perpara drejtesise deri ne nedeshkim dhe ke ka akuzuar PS ku kallezimi maksimumi ka shkuar deri tek redaksit e gazetave dhe te nesermen eshte mbyllur. Edhe sot qe ngrene zerin u vjen inat se si u ka shpetuar ky rast duke e lene ne dore te bashkeshortit te ministres se Jashteme ku me te drejte duhet te kishte dhene ose doreheqjen ose i shoqi te ishte larguar nga ky konflikt interesi,sepse kostatohet qe te gjithe familjaret e qeveritareve te djeshem dhe te sotem jane bere afarise e pronare te ligjeshem te pasurise se popullit shqipetar me lloj lloj makinacionesh e popullit i kane lene BBVip 1,2 e me radhe duke e instaluar perpara ekranit te tv .Ky eshte sistemi qe ndertuam fale edhe ndihmes se atyre qe hajdutet ,vrastaret e popullit i etiketuan "Burra shteti" dhe "Yje ne ngjitje"!Ndaj dhe Shqiperia sot lulezon e ecen me hapa vigane drejte feudalizmit si shkalle e sistemit qe duhet kaluar!Sot me plot bindje ne kemi ndertuar nje shtet feudal ku nje pakice mùe kamzhik ne dore nuk le kerkend te ngreje koke per te pare se kush duhet te ishte jeta reale e çdo Shqipetari sot.Do vije dita qe s'do kemi vend te bejme dhe shurren pa pagese sepse do na kape ligja per ndotje te pasurise private te VIP-ave qe nga gomere u gdhine milionere e sot kane marre peng kete vend!
E per cfare na duhen " argumentat " e ketij avokati qe me sofizmat e tij kerkon te mbushe kokat e gjykatesve se Olta Xhaxhka nuk perfitoka asgje nga prona publike. Kjo eshte nje vjedhje e shfrytezim posti zyrtar ne rastin me te mire, qe jo vetem duhet te denoncohet, por te ndeshkohet njelloj si ju konfiskohet pasuria te gjithe atyre qe merren me aktivitete kriminale. Korrupsioni nuk ka ngjyre. Ai duhet ndeshkuar qe ne rrenje.