Pse Berisha sot ndjehet i kërcënuar nga Basha!

19 Janar 2023, 10:24Politika TEMA

Pse Berisha sot ndjehet i kërcënuar nga Basha!

Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV, gazetari Dritan Hila analizoi situatën politike në partinë demokratike, ku tha se Sali Berisha nuk ka interes që gjykata të japë një herë e mirë një vendim se kujt i takon logo e partisë. Hila foli për fatin e PD-së së përçarë dhe rolit politik të Berishës, për të cilin tha se ndjehet i kërcënuar nga Lulzim Basha.

“Partia demokratike dhe fraksionet e saj nuk kanë interes të marrin logon. Berishës nuk i intereson që ky gjyq të marrë fund. Berisha e di shumë mirë që nuk ka numrat për të dalë i fituar. Berisha e di mirë që në këtë gjendje që është opozita, nuk mund të arrijë fitoren dhe në vend të punojë për fitoren po punon për të gjetur justifikimet e humbjes.

Berisha nuk është ai kundërshtari i vendosur, sypatrembur që lufton deri në vdekje. Jo! Berisha është një kafshë politike, sepse po të ishte ndryshe, ai nuk do të ishte në politikë. Politika është arti i kompromisit. Berisha i njeh të gjitha taktikat politike dhe është në gjendje të durojë derisa gjykata të marrë një vendim. Për Berishën është më mirë që gjykata të mos marrë kurrë një vendim.

Berisha ka një frikë: ai është Lulzim Basha. Mbase shumë prej jush nuk do të jenë dakord, por Berisha ka frikë nga fuqia e tij. Basha është njeriu që pëlqehet nga amerikanët dhe partitë popullore. Është një fytyrë e re dhe moderne, që mund ta rrezikojë Edi Ramën.

Basha nuk ka trashëgimi komuniste dhe në një farë mënyre ka ditur të tërheqë shtresën e të përndjekurve politikë. Ose një pjesë të mirë të tyre. Basha e vuri në pozitë të vështirë Berishën, duke e përjashtuar atë.

Basha është një kërcënim për Berishën, sepse në ndryshim nga Alibeaj, Basha ka një imazh të butë që mund të tërheqë elektoratin gri. Basha e njeh Berishën, kanë bashkëpunuar për 16 vjet. Berisha nuk e mendonte kurrë që Basha do të ishte ai që do ta përjashtonte nga PD.

Ka një bërthamë në PD që nuk e përtyp Berishën dhe ky është një shqetësim për të. Por më shqetësuese është marrëdhënia e Bashës me Amerikën.

Fati i PD është drejt shpërbërjes, por frika e Berishës është se në një të ardhme afatgjatë nëse Basha do të dijë të luajë, do të jetë ai që do të komandojë të djathtët”, u shpreh Hila.

18 Komente

  1. A
    Amarildo

    Nje pyetje per Tan Hilen:Per ke Bashe e ke fjalen o Tan Hilja?Ai eshte i njejte me Berishen,ndryshon mosha dhe jo vizioni!Ai eshte formuar po ne ato skuta ku eshte formuar edhe Saliu!Ai fjalorin e ka po si Sala ne mos me te peshtire,ndonese eshte nje figure qe vehten e ka dekonspiruar me shpejt se Berisha.Nese nje dite vjen dhe larg qofte merr drejtimin e vendit atehere me bindje te plote them se Shqiperia do te shperbehet !Ai ka te njejten steme nen sherbim si Saliu.Nje gje kane te perbashket o Tan Hilja ,qe ç'ka do te bejne me kete vend e popull kane te njejtin imunitet ,ku mbrohen nga "Fabrika" qe i ka prodhuar jo per interes te Shqiperise por te saj!Se fundemi mos haro shprehjen e kahereshme te te ndjerit Lym Alla qe deklaronte dikur per "Dinamon" qe e bon shuren ne ne Dajt e te lag ne Tiron edhe Amerika e bon shuren ne Washington e te lag ne Tirone! Sde fundemi me lejo te te pyes o Tan Hilja:Perse nuk çohet perpara drejtesise Sali Berisha edhe pse ka vrare,djegur,pervehtesuar kete vend e popull , a te ka shkue ndonjeher ne mendje???????????????????????????????????????

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Uuuu , Analiza e koperativistit Dritan Hila Ai eshte komplet nje deficent si ata pioneret e viteve 50-te

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        Perceptim i gabuar i Dritan Hiles per Bashen. Basha eshte nje leter e perdorur, e hedhur ne koshj te plehrave. Lufta qe po i ben Alibeaj dhe ai syzja sekretari i PD, jane vertet derrmuese per Saliun. Lul Basha e la PDne ne gjendje te mjere, pa anetare, pa zyra ne rrethe. Aq me teper qe Basha eshte i perfshire ne nje afere parash te pista nga Rusia, kete nuk ja fal Amerika Bashes. Profili i Alibeajt eshte me i mire se Bashes, ai po e demton Saliun, edhe pse duket sikur Saliu po merr PDne. Levizja e fundit ne Gjykate, tregon qe Alibeaj ka nje strategji lufte kunder Saliut, per te mos e lejuar kurre te marri zyrtarisht vulen e PDse. Koha punon kunder Saliut, Alibeaj e di kete dhe e shfrytezon mire. SPAku eshte tek dera e Saliut dhe femijeve te tij, eshte ne dyert e Ilir Metes dhe Monikes. SPAk tashme ka kapur Fatmir Mediun, ai eshte njeri qe te tradheton, burre-kur.ve, Saliu e di kete. Deri ne Mars, do kete arrestime te familjeve te tyre

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vranakonti

          AMARILDO, mendoj se ka te drejte per te gjitha ato qe thote ne komentin e tij. Basha eshte koppja me e keqe e Sali Berishes. Nqs ai vjene ne krye te te PD-ke atehere ajo eshte e destinuar te shkaterrohet plotesisht. Nuk duhet te jete ne krye te PD.ke as Berisha,as Basha,as Alibeu as Bardhi,as Meta,por nje figure e re me integritet te vertet ne opinionin e demokrateve,nga radhet e demokrateve.

          Përgjigjjuni
        2. a
          amerika hoqi lulin,vuri saliun

          futja kot,sali krimineli nuk eshte i kercenuar as nga amerika qe e shpalli non grata,as nga gjyqsori qe e drejton dhe e financon ne keto 30 vjer,as nga edi rama me ps qe lutet te jete gjalle e te flasi sa me shume carlliqe,e jo te jete i kercenuar nga bimbasha i tij qe e ka dash me shume nga sypeshkaqeni

          Përgjigjjuni
          1. K
            KAZAN

            Kafshe politike !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ku i gjeni keta cilesime !!!!?????

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              "...Basha e vuri në pozitë të vështirë Berishën duke e përjashtuar atë..." (?!) shkruan D.Hila. E para kjo nuk është e vërtetë, se Basha nën presionin tronditës të SHBA- ve, në 9 shtator 2021, vetëm sa e pezulloi atë nga grupi parlamentar. Se si rrodhën më pas ngjarjet, vetëm në kongresin e 18 dhjetorit e përjashtuan nga PD. Do t'ia falja të gjitha Bashës, vetëm nëse do kishte burrërinë dhe instiktin politik, i cili i mungon totalisht atij, që mos ta fuste monstrën në listën për deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Sikur të kishte ndodhur kjo, ndoshta amerikanët nuk do t'i dërgonin mandatën "non grata" dhe ndoshta po ashtu, ngjarjet në PD do kishin rrjedhur ndryshe. Basha për çka ka bërë dhe ka dhënë në politikë, në të gjitha ofiqet shtetërore dhe partiake që ka patur, të gjitha dhuruar nga mentori i tij Saleh Berisha, më tej nuk meriton asgjë, ose siç thuhet në mënyrë figurative, është 'kartë e djegur'. Ai do mbetesh në histori minimalisht vetëm nëse sot Berisha nuk do ishte deputet. Bile opozita mund t'i kishte fituar ato zgjedhje, sikur monstra të mos ishte fare në listë, e aq më pak në listën fituese të saj. Tani këto të gjitha janë me sikur, për vetë faktin, sepse Basha nuk mund të ishte i tillë, pra burrë e dhe politikan. Tani, thënë ndryshe, "e ka marrë ferra uratën", për atë dhe për të gjithë, që Salehu me ligësinë e tij, i bëri lëmsh. Por ngaqë nuk kuptojnë e meritojnë! Tani le të presin me dhimbje verdiktin e popullit në përballjet e mëpastajme elektorale, qofshin ato të 14 majit 2023, por sidomos ato politike të vitit 2025.

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta

                O Hile, ti po tall trapin apo po ben sikur?Nje analize qe edhe ne idiotizmin e vete eshte e ceket. Basha modern?Ku e ke pare modernizmin europianist tek Basha?Nje spurdhjak e nje pusht politike i cili donte te tregonte edhe gjuhen e rrugaçerise te mesuar nga babai i tij Berishe shpellari per te ardhur ne pushtet?Po kush i ha me keto? Ndersa ky tjetri dihet se çfare eshte se ka 30 vjet qe i tregon bemat e tij kunder Shqiperise. Ndersa Rama sa here i del skandali me korrupsionin nga buburrecat e vete lan duart si Pilati duke hequr pergjegjesite. E ka gjetur formulen per buburrecat e tij "pergjegjesi personale" po se dikush i ben shtetit gjemen duke vjedhur fondet publike, taksat e shqiptareve nuk ka ndonje problem, dili vete per zot, thote ky gjigandi. Nje karagjozllek!Si te jete Basha apo Berisha Ramen do ta kesh edhe per shume kohe ne pushtet. Kjo eshte e ditur. Ti Hile thjesht po ben rolin e strucit. Do te ngresh Bashen qe te lesh te kuptohet se opozita vetem kjo mund te jete. Keta duhet te ikin qe te gjithe o Hile, se e kane mbushur kupen. Eshte turpi dhe skandali me i madh ne historine e nje vendi kur hajdutet dhe kriminelet qe i bene gjemen nder vite Shqiperise bejne moral duke u paraqitur prape si alternative para njerezve. Kjo opozite berishiste e metaiste e mbushur me rrugeçer dhe hajduter duhet te shporret nje ore e me pare. Po kush do te vije?Ky eshte problemi. Basha, jo e jo.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                  Hilja ky gamor i pergjumur e pertac eshte "vrima e fundit e Kavalles" e detashmentit te sherbetoreve mediatike te ketij pushteti Rama qe synon te kryeje detyren (sherbesen ndaj pushtetit) duke tentuar te pamunduren, te ngjalle nje kufome politike si Basha per te cilen vete Hilja u djersit kaq vjet duke i mbajtur iso Pushtetit me ate kengen e kenduar perdite ne 9 vite "Basha fle gjume" !

                  Përgjigjjuni
                  1. I
                    InvestigateLeaks

                    Tashme eshte pranuar nga grushtuesi I Berishës. Organizational eshte bere ne shtepine e Desad Metaj, ku u mblodhen Tualent Balla, Lulzim Basha, Mero Baze dhe Desada si e shtepise njekohesisht dyshek ushtrie per Mëron- kryeprokurorin e Ramës. Detyrat ishin te qarta. Mërua do te gjente personin dhe do ta manipulonte. Basha do paguante fee-në ( shume teper e majme ku perfitonte edhe Mërua edhe Desada) Tualeti merrte persiper post ngjarjen, policine, burgimin e lehte, gjykatat. Desada ne fund lejonte nje download te Mëros nen efektin e viagres. Do te behet publik ky pranim zyrtar I me procesverbal I grushtuesit ?? Lulqimi I bëka të tëra nuk fle sic thonte Mërua mes fanfarash anti Lulqim.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      liu

                      Ja meritat e Bashes ne karieren e tij politikberje:Ka çuar fakte te rreme per transplantim organesh kunder UCK-se,ka vjedhur rrugen e kombit ,ka zbatuar urdherin per vrasjen e 4 protestuesve ne bulevard,ka therrur tek shkallet e Bashkise dashin per kurban perpara institucioneve te nje shteti laik,ka shperndare torten me legena,ka hypur per fushate siper kofmes se makines si lider idiot!Me thuaj nga te gjitha keto bemma ku te duket modernist e largpames per te pretenduar te drejtoje nje vend o Tan Hilja!Po ka nje merite se eshte etiketuar "yll ne ngjitje" nga ata qe per te rruajtur Saliun dhe Lulin fajtuan propestuesit si te dhunshem!Nuk kalohet jeta tu bo shurren ne dritare tv o Tançe.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Noci

                        Personalisht do isha dakord me zotin Hila.Ne zgjedhjet e vitit 2021.PD mori numrin me te madh te votave pas vitit 2013.duke mos bashkepunuar me LSI sepse ne nje fare menyre fitoi nje fare pavaresine pa larguar grupin e Berishës.Ai pati shume te drejte qe e nxori nga grupi Berishën sepse PD largohej nga aleatet perendimore siç edhe po ndodh sot.Neqoftese do dëgjojme propoganden e Rames e Berishës sigurisht ai eshte konkurenti me i fuqishëm kunder tyre e te tjeret jane pas tij.Luli ishte figura e vetme qe PD te ecte por Berisha per t'u mbrojtur e largoi dhe me e keqja del nje gjyqtar idiot e jep nje vendim te pallogjikshem qe po i kushton Shqiperisë mungesen e opozites se vertete

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Drejtesia

                          Po me bie era dollare ne kete shkrim,qe kur na u be Basha njeri punetor,qe eshte i dashur per te gjithe etj etj..? Broçkulla qe thuhen vetem kur je i paguar,Basha eshte me i inkriminuar se te tjeret,ose me mire te themi qe gjeneral i krimit eshte Berisha dhe kolonel eshte Basha!Autorit te shkrimit duhet ti vij turp!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Avni Rustemi.

                            O Dritan! Sa bukur arrin ne konkluzion. Basha eshte i pelqyeshem nga Amerikanet, e blla blla pra eshte i mire. Dritan, Basha eshte hajdut, eshte agjent i zbulimeve te huaja, eshte antikombetar. Me Bashen do besh Shqiperine o Dritan ? Hajde analist hajde.

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              kasemi

                              Nje pyetje per Hilen: A e ke degjuar apo kam pare ender, ky Basha a e dha doreheqjen? Cfare burre m...eshte ky qe edhe e dha edhe na qenka akoma ne krye te Pd? Sigurisht te tille vemjesh mund te zgjedhe e promovoje Berisha.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tiransi i pa angazhuar me politike.

                                Cuditem se si eshte e mundur qe te japesh konsiderata pozitive per Bashen qe ka qene kollona e peste brenda PD-se. Pra u shit per interesa personale te Rama se bashku me Alibeun. Nuk them se ne krye te Pd-se duhet te jete Berisha. Por ne kushtet qe jemi sa te rezohet kjo qeverisje hajdute duhet Berisha . Dhe po te jete burr Berisha me marjen e pushtetit, drejtimin e vendit duhet tja besoj gjenerates me te re, qe jane arsimuar ne Amerike e Europe. Kjo eshte qeverisje me antipopullore qe ka patur ky vend. Ky bicim analisti Hila, nuk ka lene televizor dhe gazete pa i bere elozhe kesaj qeverisje. Ai eshte i bindur se me Bashen Pd-ja nuk vjen as nje here ne pushtet, prandaj ne kete shkrim po ja rit vleren e ketij njeriu pa vlere dhe pa ndergjegje,qe shiti idealin e demokrateve.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vranakonti

                                  Basha,eshte nje koqe kandari,i cili edhe ne humbje te mbedha qe i shikonte i madh dhe i vogel, fitonteai thoshte fituam. Pyke fare. Eshte karafil nga mendja. Ai e ka mendjen te floket me xhel.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Po ç’thua o Tani ?!!

                                    Një derr që e kam ritur vetë , e di sa peshon thotë Sala , kur dëgjon apo lexon përalla të tilla !!!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje