Nga Ylli Pata
Hetimi i zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të lartë, pra elitës politike nuk është fare lajm në vendet perëndimore. Madje është një rutinë proceduriale. Siç kemi parë në Francë, Itali, SHBA, Britaninë e Madhe e shumë vende të ndryshme, njerëz me pushtet hetohen përgjithësisht e kjo nuk është dramë.
Natyrisht varet nga pesha e hetimit kur përgjigjet politika me një zhvillim simbolik të fortë, që mund të jetë dorëheqje apo përballje. Gjithsesi ne kemi parë që janë hetuar heronj kombëtar si VViston Churçill, Charles de Gaulle, Andreoti, La Malfa, Craxi, Berlusconi, Helmut Kohl etj etj.
Të jesh zyrtar i lartë në perëndim, është një aksiomë që do të hetohesh për abuzim me detyrën siç është teorema e Pitagorës. Thelbi në këtë rast është në reagimin që bën politika, sidomos kur është në pushtet.
Nëse qeveria i pengon hetimet, atëherë sistemi nuk është demokratik, nëse reflekton nis debate sa edhe si ka reflektuar, e gjithsesi është brenda rregullave të lojës. Sot informacioni ka qenë se SPAK ka nisur një hetim mbi pasurinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë qenë drejtues të rëndësishëm për 30 vitet e tranzicionit.
Dy protagonistët, e refuzojnë organin hetimor pra SPAK, pasi nuk e kanë dashur ngritjen e tij, por në thelb ky hetim nuk është kundër tyre por pro madje shumë pro. Sali Berisha dhe familja e tij që jetojnë në apartamente luksoze dhe pushojnë në një vilë në Lalëz e Ilir Meta gjithashtu, nga ky hetim, mund të nxjerrin atë që kanë thënë ndër vite; se këto pasuri i kanë nxjerrë nga rrogat e pronat e baballarëve të tyre por edhe të grave.
Natyrisht që ka ardhur koha e një ballafaqimi. Pandëshkueshmëria që flet SHBA vazhdimisht nuk është jakobinizëm, është thjesht ballafaqim. Kundërshtimi i deri më sotëm i hetimit ka konsistuar në atë që nuk hetohemi ne pa u hetuar Edi Rama. Ky në fakt është një absurd i madh, pasi një opozitë që pret të vijë në pushtet kartën morale e ka pikërisht duke e nisur hetimin nga vetja, e nëse nuk hetohet kundërshtari pikët i vijnë asaj.
Por në këtë rast si Berisha e si Meta, nuk hetohen si opozitë, por si pjesë e kastës politike që zotëron disa asete të rëndësishme monetare. E këtu jemi në thelbin e fabulës, që konsiderohet si më e rëndësishmja në vend. Si i bënë paratë për këto pasuri që zotërojnë? Dikush duket t’i përgjigjet, e SPAK është pikërisht organi më kompetent.
Në këtë rast natyrisht që do të ketë hetime, akuzë e gjyq, por sjellja e palës së akuzuar do të jetë gur prove për atë sesi e konsiderojnë realisht luftën ndaj korrupsionit e pandëshkueshmërisë. Se mund të kenë të drejtë Berisha e Meta, se atë pasuri e kanë të ligjshme, por publiku ka më shumë se dyshime. Kjo duhet ndarë. E këtë e bën vetëm SPAK!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!??????????????????????????????????????????? Ka vertete drejtesi ne Shqiperi?! Ajo ka vdekur me dekjen e diktatures se drejtesia eshte DIKTATURE per fajtorin. Prokuroret jane vete kriminelet, avokatet bashkepunojne me prokurore e gjykates dhe ndajne parate e faji ngelet ne ajer! Vetem me llastiqet qe vrisnin kalamanjte zogj, tani duhet te luftojne shqiptaret.
Ne qoftese duan vertet te ndeshkohen atehere duhet te heqin nenin e parashkrimit te vepres penale per politikanet dhe administraten. Saimir Tahiri u denua per shperdorim detyre se u mbush vendi me droge kurse Saliu e ka pranuar qe lejimi i Lazaratit ishte vendim i tij ka pranuar vrasjen e demostruesve ne bulevard. Te mos flasim pastaj per te tjerat qe Berisha dhe Meta apo edhe te tjere nuk guxojne as ti permendin. Cilido pushtetar qe ka guxuar ta demtoje kete vend duhet te denohet ne cdo moment qofte edhee nje kembe ne var nuk duhet te kete rendesi sa vite kane kaluar.
pse e genjeni dhe talleni me kete popull budalla.keta vertetuan pasurine e gjyqtareve e prokuroreve dhe ata po gezojne placjen e vjedhur
Normal qe tallen jo me Popullin,por die ishte me mire te thonim ,tallen me Popullin qe e prrdorin vetem Si Skllav...kjo e ka treguar Jeta keto 33 vite....njifen ish Prokurore ish Hetues , ish jykates etj. qe mbasi dolen perpara vetetingut akoma pasurite i gezohen Si Sheik ... Populli Skllav _ku perfshihen Femije Prinder pleqe te moshave te ndryshme , Motra dhe vellezer qe me te ardhurat mujore nuk mund ta mbyllin muajn pa mare dhe pa ngelur borxh neper njerez apo neper Banka apo neper Dyqanet me Liste..
Spak keni te fala edhe nga Fullani
Amen..! V.k
Titulli “Fillimi i pandershkueshmerise.” O Yllo i rilexon ato qe shkruan ti? Mbase ke dash te thuash “fundi i panders….”, ose “fillimi i ndeshkue…”. Nejse, mesazh bosh! As Likes as Satrapit tjeter nuk ka per ti hyre gjembi ne kembe per sa kohe eshte Gjatoshi ne pushtet!
KARSPAKu mos harroje verifikimin e burimit te pasurise per Ed Surrel bunkerin, Arben Alda Ahmetaj, Erjon Zdroms Veliaj, Belinda Bythqire Balluku, Milva Bizon Ekonomi, Mirela Spiune Kumbaro, Elvi Halldup Margariti, Engjell Don Agaci, Damjan Guru Gjiknuri, Elisa Skenderbejpickepali, Taulant Toyota Ballis, ….liste e gjate sa 10 Ali Baba, ah mos harroni edhe Genc Pucra Rruli
Berishes ja kontrollojne kollaj pasurine . Apartamentin , makinen , 100 mije euro ne banke. I ka te hapura . Sa per Ilirin aty sdihet a do gjejne gje .
Nuk e kam besuar deri ktu me ka hutuar ai versioni zyrtar i asaj kohe tani nxisë SPAK të bëjë punën në mënyrë profesionale
Mos besoni asgje. Is only the thugs game. The three stooges
Me mire vone se kurre.
Dasma e madhe filloi....
O Ylli Pata. Duhet te thoshe "ndeshkim" ose "ndeshkueshmeri" dhe jo "pandeshkueshmeri" Kjo e fundit "pandeshkueshmeria" ka 33 vjet qe e shkerdheu tranzicionin e shqiptareve, i çedukoi shqiptaret. Epidemia me e rende ne histori!
Tallni bythen me shqiptaret.Mbas 30 vjetesh plackitje cdo vjedhje eshte tjetersuar e kane investuar dhe ska gjykate ti gjeje.Se mos u moren pasurite e vjedhura gjyqtareve qe u skualifikuan nga vetingu qe tu bejne gje politikaneve.Thjesht i thone mjaft hengre ti se na doli boja dil yani nga politika dhe mbaj ato qe vodhe si puna g .rucit.Keshtu do shmangen te gjithe as do denohen e as do kthejne pasurine e vjedhur.Gjithe jeten keshtu na kane hedhur hi syve.
E po mirë shyqyr , të paktën të shikojnë një ditë të bardhë dhe këta, se deri tashti i cfilitën së ndëshkuari , tashti që filloi PANDESHKUESHMERIA , t’ë flenë të qetë !
Ska shqiptar me mend ne koke qe mund te besoje se ju ndodh gje ketyre njerezve.Mund te behen akuza etj etj ama rezultati dihet:as nuk ju merr kush pasurine as nuk i denon njeri.Kjo eshte shqiperia e sotme dhe keshtu do jete edhe ne te ardhmen.
Pasurine e ktyre e di dhe bufi ska nevoj per verifikim te gjat .shkerdhat shtet dhe gjykat kurve .
More ti me nofken "Ylli Rosa"Te japesh nje mendim duhen mend dhe njohuri te marra nga jeta ,shkolla,eksperiencat e ndryshme e shume te tjera. Te thuashe se pasuria e kremineleve nuk do te verifikohet sa te jete gjatoshi do te thote se je shume ne ajer dhe nuk di se çfar ben dhe nuk di se ku jeton mor karafil lengu. Megjithate dua te them ty dhe atyre qe jane si ti karafila: Shqiperia deri tani nuk ka pasur dhe vjen keq ne se do te kete nje te dyte si Edi Rama,per kete qe te qetesohesh duhet te mendohesh dhe te beshe pak llogari. Nuke e imagjinoj se çfar KM. do ti mor karafil.
Ne fakt GKKO i beri dem te madh Saliut dhe Ilirit duke i kthyer per hetim ne SPAK. Kjo do te thote qe te dy te korruptuarit, te livadhisin edhe 4-5 vite te tjera, derisa te mbarojne hetimet.
Perralla me mbret,per sa kohe nje nga keta te tre eshte ne pushtet harrojeni se i hyn gjemb ne kembe plehrave te shqiprise
Topi ne doren e SPAK . Ja edhe nje tjeter prove per te .U munduan me te gjitha menyrat ta devijonin procesin , por ....