Gjykata urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së Ilir Metës dhe Sali Berishës

19 Janar 2023, 11:46Politika Nga Adriatik Doçi

Gjykata urdhëron SPAK të hetojë burimin e pasurisë së

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë, me vendim të datës 30 nëntor 2022, ka urdhëruar SPAK-un që të regjistrojë procedim penal për vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë gjatë trazirave të vitit 1997, ngjarje për të cilën Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë akuzuar njëri-tjetrin.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu SPAK-un që hetojë pasurinë e Ilir Metës dhe Sali Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e thesarit të shtetit. Vendimi mban firmën e gjyqtares Flojera Davidhi, e cila rrëzon vendimin të 7 tetorit 2022 të prokurores së SPAK, Manjola Kajana, për mosfillimin e procedimit penal që ka të bëjë me kallëzimin e avokatit Idajet Beqiri për vjedhjen e floririt të Kërrabës. Beqiri kërkonte ndjekjen penale të Ilir Metës dhe Sali Berishës si të dyshuar si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Në vendimin e mosfillimit, prokurorja Manjola Kajana thotë se vepra penale e referuar në kallëzimin e Idajet Beqirit është parashkruar sipas legjislacionit penal, pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Së dyti, prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake. Dhe së treti, sipas prokurores, vepra penale e referuar nga Beqiri, ajo e grupit të strukturuar kriminal, nuk ekzistonte në legjislacionin penal të kohës.

Avokati Beqiri e ankimoi vendimin në gjykatë. Sipas Beqirit vendimi është në kundërshtim flagrant me ligjin penal dhe procedurial penal, si dhe me provat dhe me faktet. Sipas avokatit Beqiri, vendimi i prokurores nuk i përgjigjet standardit, përgjegjësisë dhe seriozitetit të SPAK, e trajton vjedhjen e floririt të shqiptarëve problemet shumë përciptazi, anashkalon akuzat më të rënda, ka arsyetime vetëm për një pjesë të vogël të akuzave si dhe ka arsyetime që vetëm favorizojnë Metën dhe Berishës, të cilët sipas Beqirit janë të dyshuar si organizatorë, frymëzues dhe përfitues të vjedhjes së floririt.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, duke rrëzuar vendimin e mosfillimit të procedimit penal, arsyeton se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë patashkruar veprat penale, pa kryer hetime. Gjyqtarja arsyeton se i takon më pas gjykatës për të kontrolluar dhe vlerësuar hetimet e prokurorisë. Flojera Davidhi thekson se mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale, por pa hetuar në mënyrë shteruese, nuk mund të dilet në një përfundim.

Gjykata thotë se kallëzuesi pretendon se Ilir Meta dhe Sali Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur. Sipas gjykatës, kallëzuesi nuk ka mundësi për ta provuar këtë fakt, ndaj SPAK duhet të verifikojë burimin e pasurisë së Metës dhe Berishës, përmes shkresave drejtuar ILDKPKI, hipotekës etj. Në vendimin e gjykatës thuhet se SPAK-u, pasi të bëjë një hetim shterues, të paraqitet në gjykatë për pushimin e çështjes ose ndëshkimin e personave përgjegjës, nëse do të zbulohen të tillë. (Shqiptarja.com)

58 Komente

  1. F
    Franz Kafka

    Gjykata ka gjetur qellimisht nje ceshtje shume te vjeter e te pazbulueshme si kjo e vjedhjes se floririt, per te pastruar figuren e SB dhe IM. Pra ne pamje te pare duket sikur do te jete hetim i SB dhe IM por ne fakt eshte procedure qe do te kete nje perfundim te tille: i hetuam por jane te paster. Pra nga qindra bemat qe kane bere keta e qe jane me te vertetueshme, shkojne e zgjedhin vjedhjen e floririt te para 25 vitesh qe tani ska shanc te kete lene asnje gjurme

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatmir Okaj

      Burr ma t mire e famile ma t ndershme se profdoktor Sali Berisha Nuk ka. Shiqojani fmit Sa t edukum e si drit. Argit e Zen Nuk ban ma nana

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mbeshtetesi...nga prapa

        Fatmir ik fshi bythen me gjethe fiku,,,shko tregoje kev shpia jote kte prradhen me nastradin saliun

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Kjo Gjykate qenka si gjykata ne kohe te Diktatures, ku mjaftonte deponimi i ndinje spiuni, si patronazhistet e Rames dhe direkt coheshe per gjykim Ky kauri hajdut qe ka vjedhur kreun e PS-se , po na kthen Komunizmin duke dashur te shkaterroje Opoziten e Shqiperise Pse nuk kerkon gjykata te kontrolloje pasurine e Hajdutit Kryeminsiter qe ka qeverine me te korruptuar ne Europe ?

          Përgjigjjuni
          1. X
            X Rajmond Karin nga Tropoja

            Po te ishte si gjykata ne kohe te Diktatures, Saliu e Likja do ishin arrestuar prej kohesh nga momenti qe kane akuzuar publikisht njeri tjetrin per vjedhjen e floririt ...

            Përgjigjjuni
        2. A
          Artioni

          Ti ju mban uturakun kur pshurin shpellaret idjot.

          Përgjigjjuni
        3. p
          pilo lala

          Eshte tamam sic thote Kafka. Gjykata kerkon te sorollasi Prokurorine me ngjarje qe nuk ka me asnje gjurme. Pasurite e Ilir Metes dhe Saliut jane pasqyruar ne deklarimin e Pasurive. Dihet qe Saliu dhe Likja nuk ka te shkruar ne hipoteke , por ata i kane parate te fshehura, jashte shtetit, ku nuk mund ti gjeje Prokuroria. Megjithate SPAku ka nje shans, ti kerkoje FBI pasuri te fshehura off-shore, sic flitet per Ilir Meten ne Angli, dhe femijet e Saliut ne Beograd,. Ky eshte nje hetim qe kerkon shume kohe, procedure, nderkohe qe Ilir Meta duhet te denohet per Vidjon e Dritan Priftit, CEZ, , ndersa Saliu dhe Xeni per Gerdecin, dhendri dhe vajza per Kompleksin Partizani, ku ka prova te vertetuara.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kalec Dega

            Kontrolli fillohet me koken e gjarprit qe eshte akoma ne krye te shtetit dhe jo me pensionistet. - Pra, ne shqip me : Edvin Edrog ramen

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              Kaklec, Like Floriri dhe Sali hajduti nuk janë pensionistë, janë akoma aktiv!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Se kush jane kokat e gjaprit e di dhe dhe me budalli ne shqiptari.Ti hyn ke nevojtorja prandaj mbyllin hundet dhe gojen kur flet ti.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gogoli

                  Dmth ti lësh të lirë dhe pleqtë që të kanë bërë kokën? Mirë e ke, si dobiç që je të takon.

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Bureto

                  Sidoqoftë, edhe pse vonë, shumë vonë, për t'u marrë me këtë çështje, prapë vlen shprehja 'më mirë vonë se kurrë!'. Uroj që SPAK dhe BKH kësaj rradhe do bëjnë një punë serioze. Skepticizmi im buron vetëm nga fakti se në këto lloj vjedhjesh vlen thënia: " Nuk është hajdut ai që vjedh, por ai që di ta fshehë atë!". Dhe Berisha e Meta padyshim janë nga ai takëm soisëzësh.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Ramadan

                    Esht e vertet z Bureta por do zoti ta mare serjozisht gjk dhe spak qe dhe populli te rij i qet ne super pasurit e tyre se nga 90 ta uRamade tani jan me te pasurit ne europ

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Taulant

                    Nuk eshte se e ka gjetur gjykata. Ajo, Gjykata ka hedhur poshte nje vendim te SPAK -ut per te mos e hetuar qeshtjen. Pra, Gjykata, po i thote SPAK-ut qe te filloje punen per ta hetuar kete padi. Kaq, sa per sqarim, se mbase nuk e ke kuptuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bobby Davis

                      Zoteri Nese nuk ka shans ,ka replika berisha meta per kete bisede dhe akuza te floririt

                      Përgjigjjuni
                    2. s
                      shpresojme mos te jet nji Show i radhes

                      Po Firmat Piramodale ,hapja e Depove te armeve me 97 thyerja e embargos nga kryshkerdhata e kombit sb , vrasja e Kosta Trebickes -Gerdeci 21 janari - do hetohet ? Jane krime qe kan vetem nji Autore saleh brrishin dhe perderisa s'eshte perballur me konseguencat e shkaterrimit te vendit ,duhet Te Hetohet per gjithcka ka bere ne veprimtarine e tij kunder ktij populli dhe vet Shtetit Shqiptare -siedhe Hajni Thesarit te Shtetit duhet te hetohet jovetem per Vilat e Hotelet qe ka ne pasuri te vet por edhe vdekjen e D.P ne aferen 700.000€ para TV etj etj afera e vjedhje pa fund bere ktij Shteti duke mos haruar Tenderat me Firmat Greke si me Tynelin e Elbasanit ku gelltiti me nji te hapur te gojes 42 Miljon pa bere asnji rruge e pa perfunduar asnji tynel . Pra nqs nuk jeni duke ber show ne opinioni e shqiptaret ,mbasi lexoni komentet tona e beni sikur po levizni bythen nga karriget tuaja te Prokurorise , gjithcka do e tregojne rezultatet .Eshte e papare dhe mjaft e cuditeshme se si deri me sot Spak heton vetem Qeverritaret ose zyrtaret e e saj nderkohe qe Banda Opozite eshte e tera e inkriminuar dhe qe ne nji vend ku ekziston e Drejta Ligjore dhe Drejtesia do ishin tashme pothuaj Te Gjithe ne Burge .

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bobby Davis

                        Pergjigje Dinjitoze dhe me vend .Perfect

                        Përgjigjjuni
                      2. R
                        Realpolitika

                        Bravo gjyqtarja Davidhi ! SPAK te hetoj me pergjegjesi e dhimbje per popullin dhe familjet e tyre qe po vuajn nga vjedhja e Sali e Like mafiozit . Nga buron pasuria dhe lluksi i femijeve te tyre qe jane ende pa libreze pune ??!!!????

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lloji

                          Dihet se as edhe nji 10 000 leksh te vjeter nuk ja kane vjedh ketij populli, prokuroret nuk kane se ku te kapen, Jan me te bardh se bora, te gjitha ato vila te “shkreta” i kan me djersen e ballit, duke bere popullin te urrej vendin e te mar udhen per te mos u kthyer me….. Rroft dyshja e nderuar

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fisniku i Freskut

                            Bravo SPAK! Ky eshte lajm qe do te gezoje gjithe shqiptaret e ndershem, por do te ngreje ne alarm gjithe kryehajdutet dhe kryekriminelet e vendit me te varfer te Europes.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SPAK

                              Me ne fund u be dicka dhe t'i shkohet deri ne fund! Por ka dicka shume te thjeshte: Kush financon tani Saliun dhe Rithemelimin? Ndiqni parane, jeten qe bejne sot dhe mos harxhoni energji te tjera per politikanet Shqiptare por vecanerisht per Salen dhe Liken! Kerkoni pronat qe kane dhe eshte shume e qarte hajduteria qe kane bere! Dhe pastaj si t'i arrestoni u shtoni dhe krimet e tjera! Largojini me pare nga Politika,kjo eshte e vetmja zgjidhje! Edhe Ramen pas tyre! "Le t'ju kontrollojne xhepat"!

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Skënder Breshani

                                Bëhet vetëm zhurmë.Si përfundim një vrimë në ujë.

                                Përgjigjjuni
                              2. r
                                rimi

                                Keshtu behet drejtesia, demi kapet nga briret dhe kjo duhet te ndodhi nga te gjith krahet e politikes.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Soreto

                                  Do dalin te lare. Floririn nuk e kane as ne shtepi e as ne banke. Fatkeqesisht ja u ka vjedh sanitaria e tyre dhe keta nuk kane bezajt. Cfare do gjeje gjykata? Humor kinez.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. x
                                    xhovalini

                                    Precedente i rrezikshem .. te fillosh ceshtje pa asnje prove dhe njekohesisht hetim pasuror pa asnje baze ligjore... Pas kesaj, PD e PL me pretendimin qe Edi Rama ka vjedhur, mgjs skemi prova, por le ti gjeje hetimi Spakut, do bejne kallxim per Kryeministrin dhe ministrat.. dhe cdo thote gjykata? nuk duhet filluar ceshtja e nuk duhet bere hetim pasuror se eshte Rama? Nese do zbatohen standarte te dyfishta situata do degjenoj keq.. Tjeter, hapja e praktikave te tilla do te paralizoj punen e spakut ne permbushjen e detyrimeve kushtetuese.. Hetim kot me kot se i teket nje te papergjegjshmi eshte precedente i keq. Hetimi behet kur ka nje minimum provash se eshte kryer nje krim...Mbetem kavie eksperimentale...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Dauti

                                      Rri o xhovalin maloku, aq mend ke ti. Apo mos te ka dhene toke saliu ne Tirane e te ka graduar polic burgu? Aq mend keni ju maloqet, sa ky imi.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. H
                                        Hupi

                                        Eh mer daut qytetari ! Lum Merua qi tka !

                                        Përgjigjjuni
                                      2. T
                                        Taulant

                                        Po pse mos ti bejne hetim pasuror Rames? Cfare te keqe ka? Vetem mire ben. Po ku e di ti qe nuk ka prova? E ke lexuar gje kerkese padine qe flet keshtu?

                                        Përgjigjjuni
                                      3. A
                                        Azem Galica

                                        SPAK po tallet më shqiptaret Si është e mundur qe SPAK deri më tani nuk i ka hetuar 2 hajnat dhe kriminelet më te mëdhej te Shqipërisë në 100 vjetshin e fundit SPAK keta 2 kriminel duhet ti kishte hetuar per firmat piramidale qe ua paten vjedhur krejt pasuritë shqiotarve Per hapjen e depove te armatimeve qe keta 2 hajna i paten shitë armatimet SPAK do duhej ti kishte hetuar per vrasjen e mija shqiptarve te vrarë në vitin 1997 SPAK do duhej ti hetonte per vrasjet dhe zhdukjet e djemve te Kosoves qe pergaditeshin per luftë kunder Serbisë në tokën mëmë te Shqiperisë SPAK do duhej ti hetonte ketë 2 vrases per vrasjet në Tropojë te 200 tropojanve dhe vrasjen Haklajve zhdukjen e tyre dhe shembjen e kullave te tyre dhe barbarinë qe e ka bë Sala më rrenimin barbarë te varrezave te Haklajve Per dëmet qe i kan bërë Shqiperisë litari është pak per keta 2 kriminel monstra

                                        Përgjigjjuni
                                        1. m
                                          mjaft e lodhet kete popull budalla

                                          keta te aspakut po lodhen duke hetuar 2 kriminelet kryesor te vendit,por do i hetojne pas vdekjes dhe kur niperit e sterniprit ti kene ndare pasurite.mire qe na vodhen por na marin edhe per budallenj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Y.H

                                            Shkerdhejani kurvat te dyve,dhe disa te tjereve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. 1
                                              1

                                              M os u entuzjazmoheni para kohe.SPAK verifikon pasurine me letra dhe keta ustallaret letrat i kane kopsitur aq mire sa ne fund do dalin qelibar.Pasuria e dukeshme eshte pjesa me e paperfilleshme e pasurise qe ata disponojne

                                              Përgjigjjuni
                                              1. J
                                                Jurispondenza njeh vetem Parat e Dokumentuara !

                                                LKudo ne Bote Ligji njeh vetem Parate e Dokumentuara pra shumat e depozituara ne Banka , Borderote ,transaksionet se nga e kan Burimin shumat e asnji lloj justifikimi se eshte ka degjernuar deri tani nga Gjykates e Prokurore Pleppash apo me Diploma Shpelle se mi dha babai i kishte fshehur ne pyll ,apo gjyshja ne bodrume ,Te tilla idiotizma i degjojn vetem nga njerez injoante dhe i besojne ose marrin per te qena po injorante e tinzare genjeshtare . Pra salihi sdo thot i trashegoj sheqirja nga Karacici ,ose xhuxhi te pretendoje per thesarin se ishte brenda Teritorit te Skraparit prandaj e pervetesova etj idiotizma si kto ,qe vetem ne kte vend jetojn. Ligji s'njeh prralla e justifikime por Fakte _Domumentacion

                                                Përgjigjjuni
                                                1. U
                                                  Une

                                                  A thua te jene hajdute keta te dy?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. p
                                                    per aq kohe sa kta kapardisen medieve i Mbron Non

                                                    eshte shume e thjeshte me i qit palacolleqet te dyve nqs duan Padronet e Shqiperise . Veri perra Makines se Veretes _ duke i bere vetem Pytejet dhe regjistroni gjithcka dhe e shikoni se kta te dy , do vertettojne te gjitha Krimet dhe Akuzat qe i shikojme nga shqiptaret her pas here ne Mediet Shqiptare . _Kjo qe bejn mos t'e rrej mendja asnji se eshte Serioze ,se do Hetohen vertete ,sepse eshte pjes e terheqjes zvarre te Drejtesise ne Shqiperi me popullin qe i shkon pas ne shekuj .Padronat e dijne mir dhe zbaviten me ne ,sepse vet ja kemi len ne dor gjithcka atyre nderkohe qe pushtat shikojne xhepin e vet

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. R
                                                      RETROSPEKTIVE

                                                      Kur Sali Berisha deklaroi se ne Tunelet e Krrabes eshte vjedhur ar, ishte Erion Brace qe e qesendisi : Ne krrabe ka Qymyr e jo Ar! E sa per kete te famshmin Avokat Idajet B...qirin, ky eshte ai qe aq mire "mbrojti" Izet Haxhine qe hengri 25 vite burg (pikerisht ate Izet Haxhine qe ne 1996 e pati paditur se ja kishte zbutur kurrizin)

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. .
                                                        ........

                                                        Kjo është thjesht një mënyrë për t'i shpënë gjërat në kalendat greke. Ka probleme të hetuara ndaj këtyre dy personave, pse duhet të hapet aktualisht një tjetër për të cilën edhe nëse fillojnë seriozisht hetimet do të duhen një apo dy vjet të vazhdojnë? Mbrojtje më djallëzore dhe më të mirë për Berishën dhe Metën zor se mund të bëhet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. x
                                                          xhemal

                                                          Ky eshte nje lajm i madh..e Kane dhene 2,3gazeta..e duket hapur se salizmi Ka rrenje te thela kudo ne cdo qelize te jetes shqipetare..Duke filluar nga fjala..pothuajse shumica e mediave mbajne nje heshtje varri.pse????ushqehen nga cdo gje e zhvatur nga salikja...megjithate po' ecet ngadale po' ne rruge te mbare..po' u bie pluhuri i harreses krimeve te shkuara

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. .
                                                            ...

                                                            Kjo behet thjesht per te thene qe ne kontrolluam por nuk gjetem asgje. Pra i "pastron" nga mekati . Pastaj vetem keta paskan probleme me pasurine? Po Basha, Mediu,Ahmetaj,Gjiknuri, Balluku, Rama etj etj

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. E
                                                              Emigranti U S A

                                                              Se pari emri i kesaj gjyqtares duhet shkruar ne listen e me patriotve te Shqiperise sepse deri tani askush nuk ka guxuar tua zere emrin ne goje ketye dy bajlozve te krimeve me te shemtuara dhe te renda ne kete vend .Te hapesh hetim vetem per vjedhjen e floririt duket sikur duan tju bejne nje lavazh te figures se tyre atyre qe as me burgim perjetshem nuk mund te shpaguhen mali me akuza qe ata te dy ja kane bere njeri tjetrit ne periudha te caktuara te afrim largimit te tyre

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. P
                                                                Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

                                                                Zot fali ! Njeri me m.....mire se tjetri. Jane te pazevendesueshem derisa te kene BUDALLENJ dhe SKLLEVER qe ju shkojne pas.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. L
                                                                  Lanabregsi

                                                                  Kjo gjyqtare do ngelet ne histori,eshte e para na sistemi e drejtesise qe guxon te prek dy njerezit me te inkriminuar pushtetar shqiptar,Sali-Metaj. Di kush te me thot se nga e ka prejardhjen kjo zonje?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    E Verteta..

                                                                    Thesari per para Krrabes ka qene ne tunelet e Skraparit ku rruheshe Thesari i Shtetit Shqiptar, nga viti 1993 me urdher te S. Berishes pa dekumenta u trnsferua ne Krrabe me dekumenta jo originale nga Skapari, pra keshtu filloj vjedhja thesarit, deri tek I. Metaj.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. E
                                                                      E verteta

                                                                      E verteta ndrysho pseudonimin. Kete e kam perdorur une i pari dhe u bene kaq vite. Mos vidh pseudonimin e tjetrit. Mund te krijosh nje tjeter!

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. D
                                                                      Dajti

                                                                      Qe nga eshte kjo trimeresh gjyqtare qe guxoj te preki dy nga figurat me te urryera te kombit shqiptar?

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Klaus

                                                                        Nga mbiemri duket Lushnjare. Lushnja vendi nga ku fillon gjithcka ne Shqiperi. Ashtu pa zhurme, por gjithnje aty fillon.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                      2. F
                                                                        Fshataret e varfer behen miliardier.

                                                                        Keta dythundrak prej Vicidolit e Cepanit duhet te kishin shkuar me kohe ne burg me saze e muzik te qerume per te mirat qe i kane sjelle vendit ne te gjithe sektoret ekonomik ku e dhane pronen si ta kishin te babait duke marre rushfet.Nuk este vetem florir. ku vajten miliardat e ushtrise po minierat po gazi e hidrokarburet po trojet ne bregdet.Po te ishte gjalle vampiri qe kishim nga sistemi kaluar do ti varroste per se gialli kurse plepat qe krijuan kusaret me gin e gjøn e llalle e soj soj bajge keta dolen kampion ne hajduterine demokratike.Tani jane krenar por vijne era mut bertasin poshte komunizmi. Sarajet e tyre vezullojne kurse parate e fshehura jane per te ardhmen e ndritur te pelles se tyre bastarde.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. B
                                                                          Bureto

                                                                          Sa mbulohet Dielli me Shoshe, aq mbulohet dhe super-vjedhja qindra milioneshe Euro tek Inceneratoret me perralla nga e kaluara.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. Q
                                                                            Qytetari dixhital

                                                                            Vetem nga kjo foto duket c’fare shpirti fshehin breda keta dy keqberes , vetm nga kjo foto prokuroret nese ka vertet kuptohet se kush jane dhe c’fare si kane punuar ketij populli , dikush mund te thote ky i majti jo edhe Rama nese eshte si keta te hetohet

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Drejtesi jo ,Populli fukara po..

                                                                              Populli nuk duhet te mbaje shprese me .. Fakten Jane me Vite ,,Krimet Jane me Vite ,,te vdekurit shikoni Varrezat e cdo Qyteti. ! Perse Jane vrare njerzit njeri me tjetrin. ! Armet ku i gjeten. ! Kush dha urdher per Depot. ! Kush tha qe leket e Futura me Fajde Jane te sugurta. ! Gerdeci ,,Vidio. 7. %. Dritan Prifti ,, AI tjetri shkoi per Gjueti dhe su kthyhe me ,,Janari etj etj etj .. Domethene Drejtesi nuk besoje te kete .. Ha thua do veproje Drejtesia mbasi keta te kene vdekur. ! Keta ish Politikane vrane prene simbas deshires ,ndersa keta qe Jane sote nuk mund te prishin rehatibe e tyre ,Po me Vila po me Rrogat te majme,,pushime Lluksoze,,Bodiguarte e veshje dhe nje Jete Sheiku...

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. D
                                                                                Drejtesi jo ,Populli fukara po..

                                                                                Populli nuk duhet te mbaje shprese me .. Fakten Jane me Vite ,,Krimet Jane me Vite ,,te vdekurit shikoni Varrezat e cdo Qyteti. ! Perse Jane vrare njerzit njeri me tjetrin. ! Armet ku i gjeten. ! Kush dha urdher per Depot. ! Kush tha qe leket e Futura me Fajde Jane te sugurta. ! Gerdeci ,,Vidio. 7. %. Dritan Prifti ,, AI tjetri shkoi per Gjueti dhe su kthyhe me ,,Janari etj etj etj .. Domethene Drejtesi nuk besoje te kete .. Ha thua do veproje Drejtesia mbasi keta te kene vdekur. ! Keta ish Politikane vrane prene simbas deshires ,ndersa keta qe Jane sote nuk mund te prishin rehatibe e tyre ,Po me Vila po me Rrogat te majme,,pushime Lluksoze,,Bodiguarte e veshje dhe nje Jete Sheiku...

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. a
                                                                                  alphade

                                                                                  “Taulant” dhe Ju te tjeret e hosanave teS.B. dhe i.M —— Edi Ramen aty e kemi ! Edhe Ai ne rreze te veshit e ka por le ta fillojme me dy Peshka- qenet e medhenj si hajna, vrases e mafio- ze rajonale : Sali Berishen dhe Ilir Meta(j) ! Sepse shqiptaret , 95% e tyre kete kerkon pergjate 30 vjeteve ! Piramidat, 97-ta,Ger- ci, 21 janari …..Vazhdon me Remzi Ho- xhen, Trebicken, Xhindin e dhjetra te tjere, zhdukur pa lene gjurme si Dritan Prifti, Oll- dashi etj. Per keto krime duhet te pergji- gjet dyshja zBrrisha-Meta ……!? Por SPAK- u ben vetem show me shqipta- ret ! Edhe Dumanka qe do na bente namin, sot a e dini ka mare nen hetim dhe.a dini cilin ? Elvis Roshin, ish kryetar i Bashkise se Kavajes vite me pare : Per nga rendesia e dini si me ngjane se “arka e peshkut” apo 50’mije e 500 mije leke te vjetra ku skuzo- hen qytetaret e zakonshem ….!!!’ Akoma meret si model koha e komunizmit, I biri filanit, i jati kapedanit dhe supa e supes se lepurit ! SPAK-u i D’umant e gjeti (Eureka) ke te kapi per hetim : Elvis Roshin ?! “Peshkun e Madh” nga Kabaja e Bardhit ?! Dhe per “komprnsom” do fillojne hetimin e Beri- shes dhe Metes per Floririn ?! Aman more ku e gjeten kete “AKUZE” apo ja ka sygje- ruar vete Saliu dhe Iliri per t’i futur ne “ La- bintet e Modernizmit” ku s’kane per dalur kurre duke u humbur ne xhunglen berishia- ne te hajduterise, vrasjeve, mafias rajonale te drejtuar, frymezuar nga binomi Berisha-Meta …..!

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. e
                                                                                    emigranti

                                                                                    SPAK duhet te filloje qe nga hapja e depove te armeve djegia e fabrikave dhe e gjerave te tjera e me radhe

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. G
                                                                                      Gezimi

                                                                                      SPAK duhet te filloje me prerjen e duarve te atyre qe po e rrjepin sot kete Shqiperi nga te kater anet, pra me ArbenHaMuterine ne pushtet.

                                                                                      Përgjigjjuni
                                                                                      1. A
                                                                                        Ali Baba me 40,000 hajdute

                                                                                        KARSPAKu mos harroje verifikimin e burimit te pasurise per Ed Surrel bunkerin, Arben Alda Ahmetaj, Erjon Zdroms Veliaj, Belinda Bythqire Balluku, Milva Bizon Ekonomi, Mirela Spiune Kumbaro, Elvi Halldup Margariti, Engjell Don Agaci, Damjan Guru Gjiknuri, Elisa Skenderbejpickepali, Taulant Toyota Ballis, ….liste e gjate sa 10 Ali Baba, ah mos harroni edhe Genc Pucra Rruli

                                                                                        Përgjigjjuni
                                                                                        1. L
                                                                                          Liria

                                                                                          Berisha e paska hedh edhe Genc Rrulin tek shinat e trenit.

                                                                                          Përgjigjjuni
                                                                                          1. P
                                                                                            Politik leshi

                                                                                            Gjithmone ne kete vend kur nuk do ta zgjidhesh nje ceshtje apo padrejtesi ngrihet nje komision parlamentar edhe ne kete rast ky vendim ngjason me keto komisione.Gjithe keto vite ju mendoni se ata kane ngrene bar?Cdo gje apo fakt kompromentues eshte zhdukur drejtesia nuk vendoset me llafe por me prova jo se keto mungojne por per kete ceshtje eshte shume vone dhe procedura zgjat shume.Me kete nuk dua te them qe skane dore keta ne kete grabitje,por keta perbindesha jane aq te paskrupullte sa 280 kg ar jane nje qime bythe para shkaterimit qe i kane bere ketij vendi ne te gjitha aspektet.Kjo eshte thjesht nje humbje kohe.

                                                                                            Përgjigjjuni
                                                                                            1. J
                                                                                              Juliano

                                                                                              Po nëse SPAK do ta kishte filluar punën me këta të dy, as putini nuk do ta kishte filluar luftën me ukrainën. SPAK i dha mundësi njërit e tjetrit aq sa bënë trasaksione me njerëz të pushtetëshëm nga kosova dhe fesë këtu në shqipëri, duke nxjerrë vlera monetare valutë të thatë nëpër bankat e iranit. Kështu që SPAK dhe kraja janë të qetë që do bëjnë me demek detyrën. Salsano ka një thënie; pirdh pirdh,,,

                                                                                              Përgjigjjuni

                                                                                              Lini një Përgjigje