"Iliri nuk është çështje fiqiri", Flutura Açka reagon për sulmet e Metës ndaj Altin Dumanit: Lajthitje politike

18 Prill 2024, 15:55Politika TEMA
"Iliri nuk është çështje fiqiri", Flutura

Deputetja Flutura Açka shkruan se çështja e Ilir Metës dhe e sulmeve të tij ndaj kreu të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit është një lajthitje politike.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Açka shkruan se liria e fjalës ka një kufi moral që nuk mund të shkelet.

"Sepse Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri

Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë.

Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.

Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur - dhe kanë - të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe.

Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!?', shkruan deputetja Açka.

 

1 Komente

  1. z
    zigur

    Dakort moj zonje me keto qe thoni per Like floririn por perse nuk thoni dhe per udheheqesin tuaj te zemres shokun Sali NON GRATA qe per nate nuk le gje pa nxjere nga goja e tije e felliqur qe nu ka lene njeri pa share me liber shtepie.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje