Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar në lidhje me sulmet e kreut të PL-së Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.
"Nuk mendoj se sulmet ndaj gjyqësorit janë të denja për demokracinë. Kemi folur kështuqë dua ta lë me kaq", deklaroi ai.
I pranishëm ne Vlorë ne aktivitetin “Garancia rinore” , me të rinjtë, ambasadori i BE nuk ka lëshuar deklarata te tjera duke kërkuar të fokusohet thjesht tek aktiviteti i zhvilluar në ambientet e shkollës profesionale, industriale” Pavarësia”.
Kujtojmë se kreu i PL Ilir Meta ka ashpërsuar gjuhën ndaj Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të SPAK Altin Dumani, të cilin e ka etiketuar si 'palaço', ndërsa e akuzoi për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.
A eshte Prokuroria “Gjyqesor”?