FOTOT: Basha indiferent ndaj Bardhit, çfarë nuk u pa nga debati në Kuvend

18 Prill 2024, 13:20Politika TEMA

FOTOT: Basha indiferent ndaj Bardhit, çfarë nuk u pa nga debati

Seanca planare edhe këtë të enjte është shoqëruar me debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës në Kuvend.

Në fotot e publikuara nga LSA, kreu i PD, Lulzim Basha këtë nuk denjon të shikojë në asnjë moment telefonin e Gazment Bardhit, ndryshe nga seanca e kaluar ku përgjonte Bardhin ndërsa shkëmbente sms në telefon. 

Nga ana tjetër, ministret Elisa Spiropali dhe Mirela Kumbaro diskutojnë me njëra-tjetrën gjatë debatit në seancë.

Ndërsa, nuk mungojnë dhe fotot nga ‘parada’ e deputetëve, të cilët zgjedhin të jenë të kuruar në seancat plenare.

 

 

 

Lini një Përgjigje