Majko i drejtohet Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i bie të ketë tradhtuar Basha. Reagon Basha: Do t’ja dëgjoni krismën

18 Prill 2024, 11:16Politika TEMA
Majko i drejtohet Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i

Deputeti Pandeli Majko solli në vëmendje në Parlament daljen e Shqipërisë nga vendet e monitoruara nga KiE, teksa iu drejtua Gazment Bardhit, duke përmendur edhe rolin e Lulzim Bashës si raportues në KiE.

“Në këtë atmosferë korrupsioni, droge, trafiku, KiE mori një vendim.

Ose kolegët kanë punuar më shumë sesa duhet, ose zoti Basha ka tradhtuar më shumë sesa duhet”, tha Majko.

Nga ana tjetër, Basha u përgjigj nga foltorja duke treguar se shqetësimi në Europë është dyfishuar për Shqipërinë

“Zoti Majko, në fakt mos u gëzoni para kohe. Shqetësimet për Shqipërinë janë dyfishuar, në Bernë për pastrim parash.

Janë dyfishuar në Komisionin e Venecias. Mos kujtoni se ekspertët e KiE nuk i lexojnë raportet e DASH, ekspertëve të Freedom House, që tha se Shqipëria ka nevojë për dyfish monitorim.

Që të meritosh ndarjen nga monitorimi nuk duhet të kapesh si i mbyturi pas fijes së kashtës.

Shqetësimi në KiE është dyfish më i madh se vitin e kaluar. Është meritë e kryeministrit tënd, qeverisë tënd. Do t’ja dëgjoni krismën”, u shpreh Basha.

3 Komente

  1. d
    drejtesia

    Aman more kur u be ky hajdut,vrases,gjumash qe te bej te fortin! E bukura do te vij edhe ty more mashtrus qe je blere nga Rusi dhe KGBja,ke shitur dhe shpifur per UÇK dhe trimat qe vazhdojne i mbajne ne hage prej teje! Njeri i shpifur!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujdes Lul se po te vjen rrebeshi

      Majko ta coje Bashen ne Spak per vrasje dhe pasurite e pajustifikuara, ndryshe ta mbylle gojen. Luli e ka vendin ne burg perpara Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xxx

        Nga gjithe te majte e te djathte majko eshte me vemja

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje