“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet SPAK-ut me delir”, Spiropali i drejtohet opozitës: Vini këtu të mbani peng Parlamentin për hallin tuaj

18 Prill 2024, 10:42Politika TEMA
“Njëri ulëret në majë të pallatit, tjetri i sulet

Ministrja Elisa Spiropali ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe kreun e PL Ilir Meta në fjalën e saj në Kuvend.

Ajo u shpreh se të dy këto politikanë, të cilët kanë qenë në poste si kryeministra dhe presidentë, përdorin ndaj Altin Dumanit dhe SPAK një gjuhë “të dalë nga binarët e mendjes”.

Spiropiali i kërkoi opozitës që të dalë e të thonë para Kuvendit se çfarë mendimi kanë për SPAK, është organizatë kriminale siç e quajnë dy baballarët e tyre (Meta e Berisha) apo institucion i drejtësisë.

“A keni një opinion për dy baballarët në majë të thanës ku jeni ngjitur të tërë? Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK dhe njëri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon kreun e SPAK në ekrane ku t’i dalë para. Bëni prokurorin e akuzatori këtu.


Gjuhën e dalë nga binarët e mendjes së dy baballarëve tuaj as nuk e përmendni, të dy presidentë të kësaj republike, kryeministra, bela të këtij populli, për të cilët ju nuk shpreheni e doni të bëni këtu sherr e rrëmujë e të na thoni çfarë opinioni keni për ulërimat e tyre, sepse nuk janë dy kokë dele por baballarë të opozitës tuaj. Na drejtoni gishtat për drejtësisë ju që jeni kokë e këmbë me vetëm dy gishtat lart.

Hani thana në pemët e tyre dhe t’i vilni votat në kopështin e popullit. Duke i mbajtur të dy ata mbi supe sic mbanin shërbëtorët mbretërit. Këtu vini e kërkoni sherr duke u përpjekur të mbani peng Kuvendin për hallin tuaj. Dilni thoni qartë SPAK për ju është organ i drejtësisë apo jo?”, tha ajo.

2 Komente

  1. D
    DO TI VOTOJME ATA TE TJERET, QE TE NA SHOHIN EDHE

    FOL NJI HERE PER PENSIONISTET MOJ ZONJE ,. APO MAMAJA DHE BABAI YT KANE PARA, S’KANE NEVOJ PER PENSIONIN SKANDALOZ TE SHTETI .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkembi

      Kokat e tyre do hane.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje