Basha: Në mjegullën e revolucionit 'rahmet pastë', keni bllokuar dhjetëra iniciativa nga Partia Demokratike

18 Prill 2024, 11:17Politika TEMA
Basha: Në mjegullën e revolucionit 'rahmet pastë', keni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se mazhoranca ka bllokuar dhjetëra iniciativa të PD-së, teksa Rithemelimi protestonte në sallën e Parlamentit.

Komentet Basha i bëri gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ku hodhi akuza për marrëveshje të fshehta mes PS dhe Rithemelimit.

Ai tha gjithashtu se disa amendamente të rëndësishme si ai për ndihmën ndaj Kosovës, apo projektligji për vettingun e politikanëve dhe projektvendimi për heqjen e imunitetit të deputetëve, po mbahen në sirtarë me vendim të qeverisë.

“Pas mbaruat serinë e parë të teatrit, kthehemi pak te faktet. Qytetarët nuk e dinë çfarë marrëveshjesh bëni ju, me ata që vendosni të gradoni mes njëri-tjetrit, apo ti diktoni edhe në radhët e opozitës. Por qytetarët duhet ta marrin vesh se ju prej 6 muajsh nën mjegullën e revolucionit rahmet past keni bllokuar dhjetëra iniciativa të PD.


Sillni sot interpelancë me ministrin e mbrojtjes. Ku e ke interpelancën e kërkuar me Ramn për kampet e refugjatëve, për Arben Ahmetajn? Ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën.

Ka nevojë të votohet amendamenti për ndihmë ushtarake për Kosovën. Këto nuk janë pyetje retorike, pres përgjigje. Pres përgjigje edhe për se çfarë keni bërë për vettingun e politikanëve. Pse nuk e sillni në Kuvend. Ku e keni projektvendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve? Dhe dhjetëra akte të tjera të propozuara nga PD”, tha Basha.

3 Komente

  1. D
    Dibrani

    Ke dhe kurajon ti pleh i mcef e ngre zërin nderkohe qe e ke dosjen gati ne spak? vemje qe bere PD corap

    Përgjigjjuni
    1. P
      Poseidon

      DUKET NDONJE HERE SIKUR BEN VETE PO KY VERTET ESHTE I MANGET.......KERKON TE BEHET VETING PER POLITIKANET....PO KUSH DO TA BEJE MO KOQE......NE PO BEHEMI KAQ VJET ME SISTEMIN E DREJTESISE DHE NUK DIHET A U BE GJYSMA.......AJO E POLICISE KA NGECUR......SEPSE O DEBIL AI QE BEN VETINGUN DUHET TE JETE ME I MIRI JOVETEM SI NJERI POR EDHE NE FUSHEN LIGJORE.......TI PSH DO TA BESH TI QE TE SHPETOSH VETE KUR TI MERITON BURGUN......

      Përgjigjjuni
      1. S
        Salihi baba i llulles

        I erdhi goja memecit idiot

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje